“Këndej dhe andej bjeshkëve” batuta e preferuar dhe e përzgjedhur nga Rama humbi çdo frymëzim poetik dhe dëshirë komunikimi me të pranishmit menjëherë kur që në krye të fjalës së mbajtur u ndie dhe mungesa e drejtimit me respekt dhe me emër të përfaqësuesve të Presidentit, Kuvendit dhe qeverisë së Kosovës ishin shprehja më e mirë e mburrjes dhe e mospërfilljes që mishëron kryeministri i RSH Rama dhe mendon se i imponohet atyre që e dëgjojnë.
“I nderuar Kuvend i Bashkuar i Shqipërisë dhe Kosovës” * dhe kaq(!)
Tungjatjeta!
Thirret me emër i zoti i shtëpisë dhe me po atë respekt pritet përshëndetja.
Urtësia e kuvendit ka traditë.
I jep fjalën dhe e respekton mikun.
E dëgjon dhe e vlerëson për këshillën.
Nuk ja duartroket mendjemadhësinë në mënyrë që njeriu i ftuar ta nxjerrë vetë mësimin dhe të piqet për tjetër herë në një kuvend të ngjashëm po ja dha prapë rasti.
Kjo analizë e shprehur në skicën “”K’cimi i Kuvendit” (Time Out), tregoi më shumë për të kuptuar se sa vlerë kishin fjalimi dhe retorika e Ramës mes dy kuvendeve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Klima e paqëndrueshme që Rama krijoi i takon atij vetë ta peshojë si kryeministër.
Media u mundua të merrej me të panjohurat e një pusulle që ai shkëmbeu me kryeministrin e Kosovës, Kurti dhe shumë supozime gjestin ja falën talentit të tij si piktor dhe e lanë tek humnera e të panjohurës se diçka mund të ketë vizatuar.
Por “K’cimi nga Kuvendi” është shikimi ndryshe i sjelljes në skicën e LD-NY24. Shumë mos stabilitetin e justifikuan edhe si një moment normal për një pushim të shkurtër kafeje. Në fakt ai i ngjan vetëm Ramës në karrierë që gafat “e lojës” shmangen me një “time out”, për të tërhequr vemendjen nga thelbi i gjërave.
________________
* nga fjala e plotë sipas ATSH
23 Dhjetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)