Partia Demokratike vijon mosbindjen civile në Tiranë. Mbështetësit e opozitës janë pozicionuar në 5 nyjet kryesore rrugore të kryeqytetit duke paralizuar qarkullimin. Skenari duket i ngjashëm me protestat e mëparshme të zhvilluara prej 7 tetorit e deri tani. Rrugët e bllokuara janë rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ai i Pallatit me Shigjeta, sheshi Wilson, Rruga e Elbasanit dhe segmenti ndërmjet ministrive dhe Bashkisë së Tiranës. Kjo mosbindje civile e opozitës e cila pritet të z gjasë 3 orë po zhvillohet në kushte atmosferike të pafavorshme, pasi reshjet e shiut vijojnë me intensitet prej disa orësh.
ZHVILLIMET NGA PROTESTA MINUTË PAS MINUTE
Ora 19.10 “Do përgjigjen një më një”/ Noka për dhunimin e Gjekmarkajt: Akt i paprecedent, është koha dhe radha jonë
Deputeti i PD-së Flamur Noka, në protestën e Partisë Demokratike deklaroi se ata që japin urdhra për të dhunuar deputetët dhe qytetarët do të përgjigjen një më një. Noka theksoi se dhunimi i Agron Gjekmarkajt është akt i paprecedent. Ai deklaroi se tashmë është koha e opozitës dhe kushdo që është përlyer në skena dhune e të tjera, do përgjigjet.
Ora 19.05 Berisha: Policia ka dhunuar fizikisht Agron Gjekmarkajn, do të mbajnë përgjegjësi personale…
Kreu demokrat, Sali Berisha, nga pika e Zogut të Zi, atje ku janë mbledhur mbështetës të opozitës në kuadrin e mosbindjes civile tha se Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Ervini me 3 mbiemra do të marrin përgjegjësi personale për dhunën e ushtruar ndaj nënkryetarit të PD-së dhe Kuvendit, Agron Gjekmarkaj. Berisha shprehu solidaritet me Gjekmarkajn. Kreu demokrat i ka bërë thirrje policisë që të mos ndjekë urdhërat e Edi Ramës, por të zbatojë ligjin.
Ora 19.00 Opozita 2 orë mosbindje civile në Tiranë, vijon të jetë i bllokuar qarkullimi në akset kryesore rrugore të kryeqytetit Opozita vijon prej orës 17.00 mosbindjen civile në Tiranë. Teksa kanë kaluar 2 orë nga nisja e protestës, akset kryesore rrugore në kryeqytet vijojnë të jenë të bllokuara.
Ora 18.55 Policia tenton të shoqërojë qytetarin te sheshi Wilson, protestuesit ia marrin nga duart
Ora 18.50 Policia ndërhyrje paralele në disa pika për të shpërndarë protestuesit
Ora 18.46 Sali Berisha mbërrin te rrethrrotullimi i Zogut të Zi Kryetari i PD, Sali Berisha po zhvillon një “tur” në pikat ku opozita po proteston në Tiranë, duke bllokuar rrugët. Fillimisht lideri i opozitës u ndal te Rruga e Elbasanit. Më pas ai lëvizi drejt Bashkisë së Tiranës, sheshit ëilson dhe Zogut të Zi.
Ora 18.41 Flamur Noka përplaset fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është përplasur fizikisht me shefin e Komisariatit nr.1 në Tiranë. Ky i fundit kërkoi nga protestuesit të lironin Rrugën e Elbasanit, por ndeshi në rezistencën e mbështetësve të PD.
Ora 18.35 Policia ndërhyn për të liruar rrugën te Bashkia e Tiranës
Forcat e Policisë kanë ndërhyrë me forcë për të larguar protestuesit nga rruga e bllokuar pranë Bashkisë së Tiranë. Mes protestuesve dhe uniformave të rendit janë shënuar edhe përplasje.
Ora 18.28 Policia ndërhyn për të shpërndarë protestuesit edhe te Bashkia e Tiranës
Ora 18.25 Pas Bashkisë së Tiranës, Berisha i drejtohet sheshit Wilson
Ora 18.15 Policia tenton të shpërndajë protestuesit te “Zogu i Zi”
Policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit te “Zogu i Zi”, të cilët kanë bllokuar rrugën prej orës 17.00. Uniformat blu ndeshën në rezistencën e mbështetësve të opozitës dhe u tërhoqën.
Erisa Xhixho: Vendi është në gjendje të rëndë. 1 milion shqiptarë jetojnë në varfëri, sipas INSTAT. Çdo shqiptar do të luftojë në këtë betejë, për dinjitetin e tij.
Ora 18.05 Opozita 60 minuta mosbindje civile në Tiranë. PD: Protesta deri në 20.00, ndoshta edhe përtej Kalon ora e parë e mosbindjes civile të opozitës në Tiranë, e cila parashikohet të zgjasë deri në orën 20.00.
Ora 18.00 Berisha largohet nga Rruga e Elbasanit, do t’i bashkohet protestuesve te Bashkia e Tiranës
Ora 17.50 Bardhi i përgjigjet policisë: Po na pengoni në të drejtën tonë për të protestuar Kryetari i Grupit të PD, Gazment Bardhi, i cili është pjesë e protestës së opozitës që mbahet ditën e sotme në Tiranë, ka replikuar me forcat e policisë në terren duke iu kërkuar të merren me rregullimin e trafikut dhe jo me protestuesit e PD që siç tha, janë në të drejtën e tyre.
“Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar”, tha Bardhi.
Demokrati theksoi më tej se PD ka njoftuar policinë për protestën e sotme, duke shtuar më tej se nuk merret leje për të tubuar.
“Jemi të gjithë të barabartë. Po na pengoni, zbatoni ligin dhe devijoni trafikun, mos na pengoni në të drejtën tonë për tubim. Jeni duke penguar të drejtën tonë për të tubuar. Na lejoni të ushtrojmë të drejtën tonë për tubim. Punonjës të policisë që nuk dinë konceptin e lirisë së tubimi, ta mësojmë nuk merret leje në polici, e ka thënë Gjykata Kushtetuese, bëhet vetëm njoftim. Njoftimi është bërë. Policia të devijojë trafikun”, tha Gazment Bardhi.
Ora 17.40 Mosbindja civile/ Qytetarët bllokojnë rrugët, drejtuesit e mjeteve u bien borive. Kaos në Tiranë Mbështetës të opozitës po protestojnë në 5 pika kyçe të Tiranës në kuadër të mosbindjes civile, ndërsa janë bllokuar akset kryesore të kryeqytetit. Bllokimi i akseve rrugore ka krijuar një kaos në qarkullimin e mjeteve, ndërsa nuk kanë munguar debatet mes drejtuesve të automjeteve që kanë mbetur të bllokuar në rrugë dhe qytetarëve protestues që nuk lejojnë kalimin.
Ora 17.30 Berisha i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit: Ky, dimër i vështirë për Ramën Kryetari i PD, Sali Berisha i është bashkuar protestuesve në këto momente te Rruga e Elbasanit. “Ky dimër premton të jetë i vështirë si për argatin e Tiranës ashtu edhe për padronin e Beogradit. Edhe në Beograd studentët po dridhin nga themelet diktatorin. Edhe në Tiranë diktatori të ardhme nuk ka. Përshëndes ata demokratë që janë mbledhur sot nga të katër anët e vendit. Kjo mosbindje civile është në interesin e Tiranës dhe Shqipërisë. Ne nuk ndalojmë pa realizuar qëllimet tona për qeveri teknike dhe zgjedhje të lira.
Po nëse Rama nuk e pranon qeverinë teknike?
Berisha: Rrëzohet. Rrëzohet me mosbindje civile. Mosbindja civile është kodi i rrëzimit të diktatorëve. Deri tani kemi shfaqur 15 forma të mosbindjes civile.
Ora 17.25 Policia përsërit thirrjen drejtuar protestuesve: Po kryeni veprime të paligjshme. Largohuni nga rruga
Ora 17.20 PD shpërndan pamjet nga bllokimi i rrugëve në Tiranë
Ora 17.15 Bllokimi i rrugëve, Bylykbashi: Nuk ka asnjë vepër penale, po ushtrojmë të drejtat Kushtetuese Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi tha se bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale. E ndërsa Policia e Shtetit i ka bërë thirrje qytetarëve që kanë bllokuar rrugët që t’i lirojnë ato, duke i kujtuar se kjo është vepër penale, deputeti demokrat tha se opozita dhe mbështetësit e saj po ushtrojnë një të drejtë kushtetuese.
“Ne kemi njoftuar Policinë e Shtetit për protestën. Është detyrë ligjore e drejtuesve të Policisë që të njoftojnë zinxhirin e tyre për këtë protestë. Nuk ka asnjë vepër penale, pasi ne po protestojmë bazuar në të drejtën tonë kushtetuese. Bllokimi i rrugëve nuk përbën asnjë vepër penale”, tha Bylykbashi.
Ai paralajmëroi drejtuesit e Policisë së Shtetit që të respektojnë ligjin dhe të drejtat kushtetuese të opozitës dhe qytetarëve të saj.
Ora 17.12 VIDEO/ Bllokohet edhe Zogu i Zi, protestuesit konfrontohen me shoferët e makinave Ka nisur edhe bllokimi i Zogut të Zi. Protestuesit po konfrontohen me shoferët. Protestuesit kanë thirrur në kor “Rama ik, Rama ik”. Gazetari Renaldo Salianji raporton për News24 se në vendngjarje kanë arritur edhe forcat e policisë. Policia pritet që të bëjë thirrje, që protestuesit të mos bllokojnë lëvizjen e automjeteve.
Edhe rrugë të tjera janë bllokuar nga protestuesit në Tiranë.
Ora 17.10 Policia thirrje me megafon protestuesve: Lironi rrugët. Është vepër penale Policia i ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të lirojnë rrugët e bllokuara në Tiranë. Policia i ka kujtuar mbështësve të opozitës se bllokimi i rrugëve përbën vepër penale. Në këto momente qarkullimi është ndërprerë te Zogu i Zi, Pallati me Shigjeta, Rruga e Elbasanit, Bashkia e Tiranës dhe sheshi Wilson.
Ora 17.05 Berisha pritet t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit Kryetari i PD, Sali Berisha do të marrë pjesë në protestën e opozitës për herë të parë pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak. Pritet që Berisha t’i bashkohet protestuesve te Rruga e Elbasanit.
Me kushte atmosferike të papërshtashme, mes shiut dhe të ftohtit, protestuesit e opozitës kanë nisurt bllokimin e rrugëve në Tiranë. Mbështetësit e PD mbajnë në duar çadra, ndërsa qarkullimi në këto momente është paralizuar në 5 akse kryesore rrugore.
Rrugët që bllokohen:
Zogu i Zi
Pallati me Shigjeta
Rruga e Elbasanit
Bashkia e Tiranës
Sheshi Wilson
Ora 16.50 Berisha do të prijë protestuesit për herë të parë pas lirimit nga arresti i shtëpisë Risia e kësaj proteste është pjesëmarrja e kreut demokrat, Sali Berisha, i cili vetëm pak javë më parë fitoi lirinë, pasi GJKKO i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” pas 333 ditësh izolim.
Ora 16.40 Policia: 1400 efektivë në terren për protestën e opozitës Lidhur me protestën e opozitës në terren janë angazhuar 1400 forca policore, që do të jenë të shpërndara në 5 pikat ku protestuesit do të mblidhen.
Pikat ku do të protestohen janë: Bashkia e Tiranës, pallati me Shigjeta, Zogu i Zi, Ura te rruga e Elbasanit dhe sheshi Ëilson. Këto segmente pritet të jenë të bllokuara nga ora 17:00 deri në orën 20:00.
Kjo është protesta e 4 në kuadër të mosbindjes civile që zhvillon opozita prej muajit shtator.
Ora 16.30 Opozita, 4 mosbindje civile prej 7 tetorit Opozita ka organizuar 4 mosbindje civile bashkë me këtë të ditës së sotme. Protesta e parë ndryshe e PD dhe aleatëve ishte ajo e 7 tetorit 2024, pas burgosjes së Ervin Salianjit, ndërsa disa ditë më herët deputetët dogjën karriget e Parlamentit. Pasditen e 7 tetorit deputetët e PD dhe protestuesit marshuan në këmbë në disa rrugë të kryeqytetit, pa fjalime, ndërsa hodhën bomba molotov drejt selisë së PS. Protesta e dytë ishte ajo e datës 29 tetor me bllokimin e 7 kryqëzimeve kryesore të vendit.
Ndërsa në 26 nëntor, mosbindja civile u rikthye në kryeqytet me bllokimin e 5 hyjeve kryesore të Tiranës.
Edhe e sotmja pritet të jetë shëmbëlltyrë e protestës së 26 nëntorit.