Gjeli i Zyrihut, i racës Amrock, ka mposhtur konkurrencën
Emri i tij është “Sir” ( “Zotëri”)dhe ai është më i bukuri nga të gjithë. Bëhet fjalë për shpendin nga Zyrihu që fitoi titullin “gjeli më i bukur në Zvicër”, duke mposhtur konkurrencën.
VOAL- “Zotëria” është një gjel i racës Amrock, ai është shtatë muajsh dhe peshon katër e dy kilogramë. “Ka pesë pikë në kreshtë. Katër do të mjaftonin, ai i ka pesë, të gjitha të rregullta… Sqepi duhet të jetë i verdhë… Lafshët duhet të jenë të lëmuara, mundësisht mjaft të mbyllura, ai i ka të hapura pak, por kjo është mirë për një gjel kaq të madh”, shpjegon. Daniel Berger, një mbarështues nga Oetwil am See, i cili është shumë krenar për Zotërinë e tij. “Gjyqtarët – shpjegon ai – shikojnë edhe pendën, rregullsinë e bardhë e zi. Këmbët duhet të jenë të verdha bukur dhe jo të shtrembër… Dhe bishti duhet të ketë vëllim të mjaftueshëm…”.
Në shfaqjen e fundit kombëtare në Thun, Sir jo vetëm që fitoi çmimin për kategorinë Amrock, por u shpall më i bukuri nga të gjithë gjelat në përgjithësi. Dhe ai u përball me më shumë se 700 konkurrentë.
“Për mua, diçka e tillë ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë, është si të fitosh çmimin e parë në llotari,” thotë Berger, një kopshtar peizazhi në pension dhe mbarështues i njohur në mjedisin e tij në Zvicër.
Zotëri, i quajtur kështu për shkak të sjelljes së tij mbretërore, është vërtet i veçantë. Gjenetika ka shumë rëndësi për të pasur një kampion, thotë Berger, por nuk mjafton. Për shembull, Sir merr rregullisht karota, të cilat janë të dobishme për traktin gastrointestinal, dhe gjithashtu për ngjyrën e putrave të tij. “50% është çështje gjenesh, 50% e tjera vjen nga mbarështimi dhe ushqimi”…. “Edhe ecjen e ka elegante…”. Zotëri është një showman, thotë seleksionuesi. I pëlqen të jetë në qendër të vëmendjes. RSI