Rrjeti i organizatave Barazi në Vendimarrje ka reaguar në mbrojtje të deputetes Ina Zhupa, duke dënuar gjuhën e dhunës me bazë gjinore në Kuvend, në seancën e 5 dhjetorit.
Ato shprehen se gjuha e dhunës mbi bazë gjinore dekurajon gratë të merren me politikë.’ Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, qoftë ajo verbale, psikologjike apo fizike, duke theksuar se dhuna minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë’.
Në kushtet e tensioneve të shtuara politike, Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë u bën thirrje deputetëve dhe institucioneve më të larta që të zgjedhin komunikimin dhe dialogun si mënyrën kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Kjo deklaratë vjen pas gjuhën së dhunës verbale të përdorur nga deputeti Erjon Brace, ndaj deputetes Ina Zhupa, duke përdorur terma si “mos hidh parfum” “pri thonjtë” “nuk di të lexosh, nuk di të shkruash” “dukesh si ruse”. Deputetja më pas ju kundërpërgjigj në gjuhë popullore “O Erion ti rritë boja, sa shumë m.. të ha goja”. Kjo solli edhe mbylljen e seancës plenare pas shumë përplasjeve në sallë mes kryetarëve të grupeve parlamentare Bardhi dhe Peleshi.
Deklaratë:
Thirrje për Kujdes në Komunikim dhe Dialog
Në kushtet e tensioneve të shtuara politike, Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë u bën thirrje deputetëve dhe institucioneve më të larta që të zgjedhin komunikimin dhe dialogun si mënyrën kryesore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. I ftojmë të gjithë aktorët politikë që të zhvillojnë një komunikim paqësor dhe me respekt, duke nxitur bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.
Dënojmë me vendosmëri çdo formë dhune, qoftë ajo verbale, psikologjike apo fizike, duke theksuar se dhuna minon vlerat demokratike dhe pengon përparimin e shoqërisë sonë. Le të punojmë së bashku për të krijuar një mjedis ku mosmarrëveshjet zgjidhen përmes diplomacisë, respektit dhe mirëkuptimit.
Dhuna nuk ka vend në politikë, dialogu duhet të jetë rruga e vetme për të ecur përpara.
Task Forca Kundër Dhunës ndaj Grave në Politikë
sn