Thonë që Mikelanxhelon e varrosën fillimisht në Romë, ndoshta për mirënjohje, por më shumë si dikush që i përkiste gjithë botës, se Roma ishte kërthiza e saj. për pikat më të larta që arriti në Art. Pa kaluar 24 orë, trupi iu vodh për t’u vendosur në Firence. Për fiorentinët ishte i tyre dhe pikë.
Gurët themeltarë, pavaresisht nga pesha që mbajnë nuk duken, se mbulohen nga toka, duhet kohë për t’i gjetur dhe për t’i kuptuar. Krijimi i Baletit Kombëtar, në pamje të parë dukej fare e lehtë, si një mjet propagandistik i kohës. Por jo për të, e cila sëbashku me partnerin koreograf benë të arrihej, kaq natyrshëm si të kish egzistuar në atë vend mes shkrepah prej shekujsh. Kur edhe teatri vinte nga një traditë amatore. Nuk ish vetëm gërshetimi i lëvizjeve me praxemat kombëtare, por më shumë, kombinimin e tyre me lëvizjet e baletit klasik të përcaktuara rigorozisht ndër shekuj, u arritën kryesisht nëpërmjet trupit dhe mendjes së saj. Se çfarë sillte drama apo mendimi koreografik, përsëritej dhe përpunohej deri në detajin më te imët në dukje i parëndësishëm. Jo vetëm që si çdo aktor u bë një me personazhin e saj, ajo bëhej fryma e gjithë narrativës, edhe në një rol si ai i Nicës tek Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, i vodhi rëndësinë dramës gogoliane. Ishte përsosmëria deri në thjeshtësi që e bën të kthehet në një embleme të vetëkuptueshme madhështie, për të prekur vajzën e vogël të qëndrojë në majë të gishtave, dhe nënat të fluturonin në kulturë dhe dije, të rrisnin një brez që të kuptonte artin, jo vetëm melodramat apo përrallat e baletit rus dhe atij francez. Ky mentalitet pa u kuptuar, shtyu përpara edhe pse nën një hermetzem ideologjik shtypës të paparë, jo vetem të gjitha artet plastike, që kurrësesi nuk mundi t’u heqe gjallërinë, sa u bë e zakonshme e përditëshme, filiz i një botëkuptimi të ri e të lirë, nga ku nuk mund te kthehesh pas. Dhe kjo nuk ish e rastit! Shqipëria e lënë pa gjuhë e shkrim prej pesë shekujsh, jetonte në valle kreshnikës dhe lirikë bjeshkës , në ato lëvizje unikale thesar që pak kush i ndjeu dhe i përjetoi në çdo ind apo tendin si ajo. Arti është tronditës. Tërmet, që nuk zhduket lehtë. Unë, nuk flas si bir i saj, por si një dëshmitar që u mëkua me sagën që ajo thurri rreth vetes që nga Opera e Vjetër, tek disqet LP të Moskës dhe librat që lexonte çdo ditë për veprat e koreografisë, tek shënimet që mbante për çdo rol, tek lëvizjet që shpikte në korridor për çdo pjesë muzike klasike që i pëlqente. Kultura europiane ishte aty sëbashku me magjinë tonë kombëtare. Ajo ish tjetër kur zhytej në të, artin e saj, ish tjeter kur dilte prej andej. Iku kur nuk mund të kërcente me …
“Vallëzo, kur shpërthen i thyer.
Vallëzo, edhe nëse fashot shqyhen,
Vollëzo, ne mes të betejes.
Në gjakun tënd vallëzo” Rumi