S’i ka as 5-6 orë më përpara, Kryeministri Rama e kishte postuar në Fb-faqen e vet të ashtuquajturin “FotoAlbumi i Javës”, me 70 e kusur foto. Dhe bukur, pjesa dërmmuese e fotove “të kuqe” (sepse rreth eventit festiv 28 Nëntorit, s’ka më bukur, dhe unë vetë e pata postuar 1 album tek faqja personale). Tek fotot, po ashtu figuronin dhe vizitat e tij nëpër kantieret e ndërtimit, psh. në Vlorë tek aeroporti, e edhe gjetiu. Unë vetë s’i kam pritur fotot, për mua s’ishte nevoja pasi i kam parë madje dhe videot, ka kohë, ka me muaj (psh. të vizitës së tij në Vlorë, apo tek Ura Madhe e Kuksit, apo videot e Unazës së Madhe të Tiranës, i kam parë dhe ato videot e mburrjes etj).
Mirëmbajtësit e “faqes së Ramës” i postojnë rregullisht videot + fotot në Fb, kjo bukur sepse i shërben qëllimit informativ të qytetarëve dhe të fancave politik. Në rastin tim, si vizitor i rrallë, t’i shohësh ca foto “statike” pasi t’i kesh parë “videot dinamike”… si përvojë duket kot. Patjetër, e kuptoj që fotot e kanë vendin e vet, edhe vidot e meritojnë vendin që u takon. Mirëpo jo të gjithë i kanë parë videot, për mua tani fotot dhe s’janë aq interesante, anise kuptohet më takon t’them “urime foto-albumin e javës”.
Gjithsesi, foto-albumi i tij më “frymëzoi” ta shkruja tani këtë koment. Se ç’ka diç të çuditshme në qeverisjen e Ramës, pse t’mos thuhet “troç” (tekefundit shqiptar jam dhe unë, anise s’jam Tironc, do doja por s’mund t’jemi të gjithë Tironca, thjesht s’e kemi patur atë fat : )
Dmth. pse t’mos shkruaj tani “fort bukur z. Rama, urime foto-albumin e javës, por ku ishit tani e 3 mandate, dmth. mbi 1 dekadë të qeverisjes suaj, pse Unaza e Madhe e Tiranës e zvarrit për 10-15 vjet… (s’e kam idenë mirëfilli por ndoshta i ka dhe mbi 15 vite tashmë, për 12 vite e di sigurt, sepse në v. 2012 qe publikuar njëfarëlloj plani, njëfarë harte)?!
Pse z. Rama duheshin të kalonin gjithë ato vite dhe asgjë, ku ishit tani e 15 vjet, pse s’qe përfunduar as gjysma e “Unazës” për aq gjaaaaaaatë (e keni ju idenë se ç’do t’thotë 3 mandate të qeverisjes pakëputshëm, ju ishit boss-i i kasës dhe i të gjitha “kroshneve” ekonomike të Shqipërisë, vallë assesi s’pati qenë e mundur, patjetër duhej kaq gjatë?!
Bazuar në të dhënat publikuar nga Ju vetë (në faqen tuaj të Fb, në të njëjtën faqe ku e keni postuar tani foto-albumin) para disa muajve, në Maj 2024, thoshit se Loti 1 i Unazës, 41% të punimeve janë realizuar, Loti 2 – 93% (për fat të mirë i vetmi Lot sadopak më realistik me afër-fundin e tashëm), Loti 3 (s’përmendej fare, mbase i kryer), Loti 4 – 51%, Loti 5 – 59%, Loti 6 – 35.6%, Loti 7 – 65% i realizuar (ashtu thuhej nga Ju vetë, në Maj 2024) – dhe pra z. Rama si është e mundur tani jeni aq efikas?!
Aq shumë vite u deshën që t’i përfundoni herë 50%, herë 35.6%, herë 41 %… ndërsa tani në v. 2024, për 4-5 muajt final kryhen punimet e pothuaj të “gjysmës tjetër së Unazës” (statistikat tuaja e bëjnë tani të tingëllojë diç si hov i madh a la Ramushçe), pse ky “hov ndërtimtar” z. Rama, njëherë për 15 vjet zhagas si breshkan, tani për 4-5 muajt e fundit do i kryeni mbi gjysmën e projekteve të Unazës, si është e mundur z. Rama, s’keni pse shtireni modest, për fancat tuaj tani dukeni si ndonjë Superman?!
Unë çuditem për vete, me këtë “ritmikë shqiptare” të pompozitetit dhe me mospërputhjen me realitetin, nëse “Unaza” kryhet në fund të 2024 (31 Dhjetor, dmth. ekzaktësisht në fund të vitit, me ndërrim të moteve dhe të nismës së 2025-tës, kjo vërtet bukur askush s’e mohon, gjithçka bukur kur mbaron dhe kryhet. Sepse nëse t’mos kryhej, jo vetëm Ju por sikur do bëhej “gaz mbarë Shqipëria” para syve të Evropës (pasi dhe evropianët dinë të ndërtojnë rrugë, unaza, ura, aeroporte, e dinë fort se ç’do të thotë 15 vite, 20 vite zvarritje projektesh).
Le t’bëjmë dhe ngapak shaka, tekefundit të gëzuar që do mbarojë Unaza. Në Kosovë kur pati mbaruar gjithçka dhe gjërat qenë vargëzuar drejt mbarësisë, e sidomos kur do shpallej Pavarësia, vetë populli do e kishte për zemër meme-logjinë (për bacën Adem) “Bac u kry”, dmth. një lloj salutimi fare shkurt e kuptimplotë për heroin legjendar. Edhe Ju z. Rama, meqë u zgjat aq shumë, tani kur t’mbarojë Unaza, sapo të inaugurohet plotësia e saj, s’duhet të çuditeni nëse shqiptarët e ujdisin ndonjë “Ramë u kry” : )
Vetë Top-Channel-i thoshte në Maj 2024 se, sipas kryeministrit Rama, deri më tani janë realizuar rreth 70% e punimeve. Dmth. Top-Channel thoshte se Ju atëbotë keni thënë “70 % e kryer”, mirëpo si na qenka 70%… kur herë 50%, herë 35.6%, herë 41 % ?! Po ashtu, bie fjala, në Maj 2024 keni thënë se Loti 7 është realizuar 65%, mirëpo edhe sikur t’ishte 90% e realizuar, fjala është për 1.92 km gjithsej… for “God’s sake”, edhe ndokush privat do i kryente 2 km, ndërsa juve ju duheshin 15 vjet!
Ndërsa pse quhen “Lot, Lote, Loti” s’e kam idenë t’jem i sinqertë (mbase s’është fjalë e Shqipes… në mos ndonjë barbarizëm a la italiançe, mirëpo s’ka rëndësi, shqiptarët thonë psh. dhe “foristrada e Kryeministrit duke kaluar Unazës”, se mos kjo “foristrada” na qenka shqip), mirëpo duke qenë se puna e “Unazës” u zvarrit dhe u stërzgjat jashtë vetë përceptimit, njëherë më pati shkuar mendja mos vallë t’na jetë ndonjë sistem Lotarie i koduar (andaj Lotet).
Po po, pa shaka, më pati vajtur mendja mbrapsht. Sipas kësaj ideje të krisur, psh. shqiptarët i depozitojnë lekët e bastit, provojnë t’ia qëllojnë cili Lot do përfundojë i pari, cili do ngelet i mbrami… e kështu, Loti si term do jetë ndonjë derivat nga “Lotaria” – thosha. Tironcat janë të njohur sa u përket basteve, bie fjala për bastet sportive, historia e di, vetë z. Rama pati intervenuar… duhej të intervenonte në sitemin e “basteve” tiranase, sepse katastrofë. Dhe dmth. pse t’mos e kodojnë ndonjë “lotari për lotet e ndërtimit” të Unazës, kjo ishte ajo ideja e krisur që më pati shkrepur, anise e pata hedhur menjëherë “posht”, ide kot kot, fare “crazy” : )
(ngjitur: përqindja % e punëve të realizuara në Maj 2024, sipas videografisë së z. Rama)