Në “Odeon”, e bija e poetit Lasgush Poradeci shprehu një zhgënjim të thellë për mungesën e vëmendjes dhe respektit ndaj trashëgimisë së babait të saj nga autoritetet vendore dhe shtetërore. Ajo kritikon hapur qasjen utilitariste dhe mungesën e ndjeshmërisë kulturore të zyrtarëve, duke i përmendur problemet si mungesa e një muzeu për Lasgushin, shembja e shtëpisë së tij dhe neglizhenca në ruajtjen e trashëgimisë kulturore. Po ashtu, ajo nxjerr në pah mungesën e etikës dhe profesionalizmit nga ana e drejtuesve të institucioneve.
Marie Gusho bënë apel për një qasje më njerëzore dhe kulturore ndaj figurave historike, që të mos shihet gjithçka përmes prizmit të përfitimit ekonomik apo politik, por përmes vlerës shpirtërore dhe kombëtare që ato përfaqësojnë.
PJESE NGA BISEDA
Egla Xhemalaj: Që kur keni bërë bisedat e para për bustin, për varrin e tij, çfarë ka ndryshuar?
E bija: Asgjë s’ka ndryshuar! Se nuk e kanë mendjen aty, ata e kanë mendjen te ky tenderi, te këto lekët që do ndahen nuk e kanë mendjen. Ata kujtojnë se ma bëjnë mua, ata ja bëjnë fëmijëve të vet, ata ja bëjnë të ardhmes. Ata në qoftë se do të kishin bërë muzeun ata mund të prodhonin të ardhura aty muzeu e mban vetë veten e vet atje. Ata edhe në qoftëse bëjnë një aktivitet e bëjnë që ti vijnë lekët dhe të bëjnë faturën në fund fare. Pogradeci është një qytet pa elitë intelektuale. Çfarë i kushton Pogradecit? Nuk bëjnë asgjë, ata bëjnë vetëm hesape, vetëm hesape. Pse? Sepse.. ti mos vendos kryetar Bashkie atë që është i veshur me lekë ti vendos një tjetër që është i veshur me zemër që të jetë i veshur me shpirt, jo atë që është me lekë.
Egla Xhemalaj: Marie a e keni pasur ju një urë komunikimi me Kryetarin e Bashkisë së Pogradecit për të folur për këto problematika?
E bija: Është i paedukatë fare! Është i paedukatë fare.
Egla Xhemalaj: Si ju ka pritur?
E bija: Jo nuk më ka pritur, por që i kam çuar haber, “ik more aty tii”. Një komb ka bërë përpara,e di kur, kur kryeministri mban në krah ministrin e Kulturës, jo Ministrin e Financave që janë lekët dhe ministrinë e Brendshme që është krimi. Këtu Ministri i Ekonomisë e Ministri i Brendshëm. Megjithëse kishte një vendim nga Ministria e Kulturës që të shpenzohen kaq lekë për t’i bërë varrin Lasgushit nuk ja bënë. Kam nisur një korrespondencë që të bëhet muzeu i Lasgush Poradecit jo shtëpia, sepse shtëpinë ata e shembën. E shembi shteti shtëpinë. Pse e shembi shteti shtëpinë? Pse ja hoqi shteti emrin shtëpisë së Kulturës? Pse nuk e pastron shteti atë, ka një institucion që pastron monumentet? Nuk po them që na e kanë vjedhur që rri devolliu atje, rri fshatari bën biznes dhe ne gocat e Lasgushit rrimë nëpër gjyqe.
Në këtë kontekst, kritikat e saj pasqyrojnë një realitet më të gjerë për mënyrën si trajtohet trashëgimia kulturore në Shqipëri dhe mungesën e vëmendjes ndaj figurave që kanë kontribuar në pasurimin e kulturës dhe identitetit kombëtar.