Sozia e Enverit nuk mund të fshihet kur pas krahëve të qeveritarëve të korruptuar ndodhet portreti i Ismail Qemalit.
Pushteti i Rilindjes Socialiste ka kohë që është jashtë realitetit dhe me çdo mjet e mënyrë kërkon ta bëjë të besueshëm deformimin psikik dhe emocional të shoqërisë
Nuk është kjo thjeshtë një luftë me datën e Pavarësisë dhe të Çlirimit në Historinë e Shqipërisë. As me politizimin e saj se sa ajo është është sot çështje emergjente e integritetit të Familjes, Atdheut dhe Kombit të cilët nuk ndalin dot hemorragjinë e shpopullimit.
Propaganda vjen e skajshme prej Rilindjes Socialiste kur luhet edhe me botën e fëmijëve, ëndrrat e tyre dhe të dalësh tek ndjenja e atdhedashurisë.
Rama sipas ATSH, ndan foto-albumin me pragun e festave ku protagonistë janë fëmijët e moshës shkollore të veshur me ngjyrat simbol të flamurit dhe me kostume popullore.
Sikur thuhet 1 foto shpreh 1000 fjalë, ky rregull do të mjaftonte nëse ai vetë do të gjendej në ato mjedise ku kjo grup moshë ka pozuar dhe jo t’i marrë portretet e tyre dhe t’i përdorë për mburojë ashtu si çdo figurë autoritare e sheh dhe e vendos veten përpara popullit. Duke shfletuar albumin sheh shijen dhe drejtimin propagandistik dhe ideologjizues të kryeministrit të cilit çdo ditë i tronditet trualli i pushtetit. Dhe për këtë përdor manipulimin me dy grup moshat më të përpunueshme, por edhe numerikisht më të mëdhatë në popullsinë e mbetur siç janë pensionistët dhe fëmijët e shkollave.
Luan me rritjen e pensionit, por luan edhe me shifrat e shkollave të kryeqytetit për të cilat kujdeset posaçërisht kreu i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj.
Në tri mandate varfëri dhe rrezik zhvillimi në edukimin e përgjithshëm dhe mendimin kritik.
Ekonomia dhe Pisa flasin për pensionistët dhe nxënësit.
Të parët do votojnë të dytët votojnë në të ardhmen.
Kjo është pjesë e mesazhit propagandë që ATSH-ja shpërndan: “Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale një fotoalbum nga aktivitetet e organizuara në shkollat e vendit këtë prag feste. Atmosfera e festave të 28-29 Nëntorit ndjehet në çdo institucion arsimor të vendit, ku po organizohen aktivitete të ndryshme me ngjyrat kuqezi”.
Por duke ndjekur fillin e propagandës, mesazhi i fshehur me atmosferën e Ditës së Flamurit tejkalohet me nostalgjinë e 80 vjetorit të Çlirimit e cila nga ideologjia e diktaturës u përdor për të përçarë shqiptarët, thelloi një ndarje armiqësore ku komunistët e kuq hodhën zinë dhe izolimin e lirive dhe të drejtave të çdo shqiptari. Një ideologji që përpiqet të ringjallur edhe sot për ta ushqyer përçarjen, mohuar historinë dhe vazhduar sundimin e një regjimi ku demokracia mund të shitet si një fasadë.
Zoti Rama:-Lëri njerëzit ta gëzojnë Ditën e Flamurit sipas shijes së tyre, në lirinë e tyre.
27 Nëntor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)