Mbrëmë mora një lajm të hidhur.
Nga familja e tij më njoftuan për kalimin e papritur nga kjo jetë e shkrimtarit, poetit dhe studiuesit Agim Dëshnica.
U njoha me të ndjerin Agim para me pak se nje viti. Në një nga dtët e zakonshme mora një telefonatë të pazakontë. Nga ana tjetër e telefonit dëgjoj një zë që tingëllonte sikur vinte nga lashtësia.
“Alo, a më dëgjon?”, më thotë
“Alo, të dëgjoj mire”, i them
“Unë jam Agim Dëshnica, por të thirra vetëm që të përgëzoj për shkrimin tuaj për Vatrën dhe Kishën greke”. (ishte fjala per shkrimin: “Vatra ndyshon kursin, nga kisha e Nolit në kishën greke”).
“Ke shkruar disa të vërteta që duhen thënë. Njerezit kanë filluar ti harrojnë rrënjët e Vatrës. Ke bërë shumë mirë që i ke shkruar. Nuk dua të të mbaj gjatë, por të përgëzoj”.
“Të falenderoj i nderuar Agim, mos u largo të lutem, a ke kohë të bisedojmë pak?”, i thashë.
“Kohë unë?”, më tha, “a ke kohë ti se unë kam kohë sa të duash, jam 91 vjeçar tani dhe skam shumë punë”.
Folëm gjatë si herë e parë, dhe pastaj më tëlefononte shpesh. Më dërgonte me e-mail shumë nga shkrimet e tij.
Për moshën e tij Agimi ishte shumë aktiv dhe i mirëinformuar me çfarë bëhej në Diasporë dhe Shqipëri.
Agimi kishte një mendje të mprehtë, ishte një njëri i dijshëm, me njohuri të zhvilluara historike dhe letrare, patriot dhe atdhetar. Ishte po ashtu i dashur dhe gazmor, i drejtë, kritik dhe parimor.
Nga Vatra më thoshte se kishte qenë bashkepunëtor i ngushtë i Ing. Agim Karagjozit, dr. Gjon Buçajt dhe i gazetës Dielli. Më thoshte se me Vatrën i kishte shkëpututur marrdhëniet mbas largimit të Dr. Buçaj nga Vatra. më ankohej se vitet e fundit gazeta Dielli nuk ja botonte shkrimet.
Folëm shpesh me Agim Dëshnicën, por prapë ndihem mangut që nuk folëm mjaft. Agimi na la, por na la edhe kujtimet dhe veprën e tij.
Ngushëllime famljes dhe të afërmëve. I përjetshëm qoftë kujtimi tij.