Takimi i mbajtur ditën e djeshme nga Rama me diasporën në Londër, u prit më një protestë të fuqishme të shqiptarëve që jetojnë në Britani.
Ata akuzuan Edi Ramën si përgjegjës të shpopullimit të Shqipërisë dhe si drejtues i një qeverie që është e lidhur kokë e këmbë me krimin.
Enkeleid Homi, aktivist, drejtues fondacioni ‘Safer 3’ si një nga pjesmarrësit në protestën e ditën së djeshme kundër këtij takimi, përmes një lidhje ‘Skype’ për ‘Kafe Shqeto’ u shpreh se fatkeqësisht nuk mundi që të futej brenda sallës ku mbahej takimi, sepse ata i kishin njohur biletën dhe nuk e lejuan që të bëhej pjesë.
‘Kanë qenë disa protestues që janë dhunuar e kjo gjë është terror! Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë ku shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar’-u shpreh Omi.
Enkeleid Omi:
‘Fatkeqësisht unë nuk munda të futem brenda, sepse më njohin dhe biletën ma refuzuan.
Kisha në fakt disa rroba të shkruara dhe isha me maskë dhe disa media kishin shkruan shumë për mua sikur unë e fsheha fytyrën time, por doja thjesht që të futesha brenda dhe nuk munda.
Kanë qenë rreth 5 protestues që janë dhunuar, ka qenë dhe vëllai im gjithashtu e ka qenë një terror brenda.
Jashtë ne kemi pasur ndihmë të madhe prej policisë, pasi që nga data 30 ne kemi organizuar protesta me leje e çdo gjë dhe policia ka qenë prezente, por seriozisht u çudita nga numri që shkuan për të parë Ramën.
Ishin diku te 2000 veta, nuk jam e sigurt, por me ligj çdo sallë këtu i numëron ato e pas 24 orëve këta i numërojnë personat prezentë e japin një numër të saktë.
Si ka mundësi që ata persona shkuan për të parë shpopulluesin e Shqipërisë që shumica kanë ikur nga vuajtjet që ky ju ka shkaktuar e këta vijnë e takojnë, dhe sinqerisht jam çuditur.
Emigracioni këtu në Angli, nuk mund ta them 100% i sigurt, por mbështesin të djathtën dhe ai numri i madh qytetarësh atje me habiti dhe disa thonin kanë ardhur nga Greqia, disa nga Italia.
Me të thënë të drejtën, unë kam njohur shumë pak atje dhe atyre që ju kam njohur u jam drejtuar shpesh-herë më thirrjen: A keni turp, a keni marre ku e keni nderin tuaj pasi kemi ardhur me shumë vuajtje të mëdha këtu e ju shkoni e shihni atë.
sn