DASHI***
Ditë e shkëlqyer për të bërë zgjedhje që janë shtyrë prej disa kohësh dhe tashmë janë urgjente. Do të keni si një stimul të ri një “bashkëpunëtor” të seksit të kundërt që do t’ju lehtësojë në shumë gjëra, edhe pse jo në mënyrë lineare dhe të qartë.
DEMI**
Mundohuni të jeni gati për të pranuar pikëpamjet e njerëzve të tjerë dhe stërvitni mendjen tuaj për të marrë informacione të reja. Çdo gjë mund të kontribuojë për t’ju bërë një person më të mirë nëse mësoni të pranoni ata që nuk mendojnë si ju.
BINJAKËT***
Në sferën profesionale do jeni më karizmatikë se kurrë dhe yjet do ju ndihmojnë të “fiksoni” persona me shumë ndikim. Ka edhe një lajm për zemrën: dilni dhe jini mes njerëzve, ju pret një njeri me qëllim të mirë!
GAFORRJA**
Harmonia me njerëzit e rëndësishëm në jetën tuaj, duke përfshirë partnerin tuaj, do të garantohet nga Hëna. Prandaj është një kohë e mirë për të zgjidhur mosmarrëveshjet dhe për të kërkuar dialog edhe me ata që mendojnë ndryshe nga ju.
LUANI***
Sot do të jetë një ditë vërtet interesante dhe e dobishme për të bërë ndryshime, për të filluar biznese të reja, për të negociuar marrëveshje fitimprurëse; do të mundësohet edhe takimi me njerëz me thellësi të madhe njerëzore dhe shoqërore. Prisni lajme të rëndësishme edhe në fushën emocionale.
VIRGJËRESHA**
Ju keni shumë interesa për të ndjekur, kështu që do t’ju duhet të bëni zgjedhje. Në punë nuk do jetë e lehtë të ruani ekuilibrin dhe qetësinë e gjykimit, por do t’ju duhet ta detyroni veten ta bëni këtë për të lënë të paprekura të gjitha shanset për sukses.
PESHORJA**
Merr më filozofikisht disa fatkeqësi të vogla që mund të karakterizojnë sferën e familjes. Gdhendni një hapësirë vetëm për veten tuaj, kjo do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë me veten dhe të reflektoni një imazh pozitiv për të tjerët.
AKREPI*
Dita nuk premton të jetë më e lehta, nga pikëpamja sentimentale. Një moment i mundshëm tensioni me partnerin kërkon gjithë durimin dhe mirëkuptimin tuaj. Me siguri do të ndjeni efektet e lodhjes së akumuluar në periudhat e fundit.
SHIGJETARI **
Hëna në sekstil do t’ju sjellë intuitë të lumtura për t’u shfrytëzuar në punë dhe në çështje emocionale. Nëse ju duhet të merrni vendime të rëndësishme në dashuri, kjo do të jetë sigurisht dita e duhur për të hedhur një hap të rëndësishëm: përfitoni prej tij!
BRICJAPI**
Jeni paksa tepër të përqendruar në ndjekjen e mendimeve apo angazhimeve tuaja të punës. Ata përreth jush kanë filluar të lodhen. Këtë mund ta rregulloni duke shtyrë disa plane dhe duke organizuar një mbrëmje të veçantë për t’ia dedikuar vetes dhe të dashurit tuaj.
UJORI**
Ideali do të ishte zgjidhja e çështjeve të ndenjura, edhe nëse ato kërkojnë kohë dhe qetësi. Kini kujdes të mos dukeni shumë të shkëputur në një marrëdhënie emocionale që ju intereson: megjithëse është një strategji e shkëlqyer për ta bërë veten të dëshiruar, mund të ketë efektin e kundërt.
PESHQIT***
Sot do të tregoni se jeni të vendosur për të mos shtyrë projektet nga dembelizmi dhe gati për të kapur sugjerimet e intuitës. Saturni dhe Neptuni të bashkuar do të ndezin dëshirën për risi: nëse jeni beqarë, do të futeni në një aventurë sentimentale që do të kënaqë kureshtjen tuaj.