“Opozita mund të luajë dhe do të luajë rolin e saj brenda në parlament”, kështu ka deklaruar pas daljes nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë , ambasadori i BE Silvio Gonzato që u detyronte të përshkonte rrethimin e gardës përpara dyerve të Kuvendit.
“A” qëndron për Autokracinë e shtetit Shqiptar në BE apo për Albania në rendin alfabetik në rradhët e BE.
Vaksina e re deri në zgjedhjet në Shqipëri u ofrua!
Duke qenë se vjeshta është stina e mbrojtjes nga epidemitë, çështja është se kundër kujt duhet të mbrohemi deri në zgjedhje; 1- Kundër Demokracisë?… apo 2- Kundër Korrupsionit të partisë-shtet?
E para, lidhet me fushëbetejën e re që u krijua nga sot dhe kjo është beteja institucionale e opozitës e cila nuk mund të shmanget nga protestat e pandërprera sepse përndjekja dhe ndëshkimi politik janë hedhur në veprim që prej një viti. Burgosje të drejtuesve politikë dhe përjashtim nga kuvendi i 27 deputetëve.
E dyta flet më qartë, ndërsa për pozitën ndëshkimi “shpërdorim detyre”. Mbi 11 vite shpërdorim detyre në çdo pushtet të kapur, por edhe mbi 11 vite “reforma të mirëqeverisjes” për të mbajtur një elitë të Rilindjes Socialiste në pushtet.
Shqiptarët duhet të përgatiten se me mirëqeverisjen e partisë shtet do të shkojnë në BE. Thënë ndryshe do të shkojnë me stabilitetin e autokracisë.
A do ta topisë ky vaksinim opozitën për të qenë e përçarë karshi realitetit që korrupsioni ka krijuar dhe ku misioni i saj është sigurimi i zgjedhjeve të lira dhe të ndershme?
Në të dy rastet si nga ambasadori i BE-së Gonzato dhe kryeministri Rama këshilla për mos ngutje për konkluzione pa e lexuar raportin lë për të dëshiruar për shkak të dy faktorëve.
1-Ose media ka mbetur në terr gjatë gjithë kësaj kohe.
2- Ose media dhe analistët kanë bërë propagandën për dhe kundër qeverisë.
Duke “pranuar kritikat dhe mbushur boshllëqet” sipas kryeministrit Rama, por edhe që “vetëvrasja politike është legjitime”, burokracia e procedurës për në BE do të ndeshet me mungesën e opozitës si frymë. Boshllëku do të mbushet me opozitë fasadë dhe do të institucionalizohet ndërsa opozita e përçarë dhe nën presionin e përndjekjes do të synohet për t’u demoralizuar si forcë e bashkuar në zgjedhjet e ardhshme.
Indirekt pakënaqësia mund të shpjerë në bojkotin e zgjedhjeve, rezultati i njohur i së cilës të dalë nga njohja e një procesi zgjedhor pas kësaj do të kurorëzojë vendosjen e partisë-shtet me mandatin e katërt të elitës së Rilindjes Socialiste. Dhe për herë të parë një parlament pluralizëm politik dhe një shtet në duart e një autokrati do të tentojë të futet në BE.
Në qoftë se takimet për çeljen e detyrave u mbajtën në një kohë zemërimi dhe propaganda zbeh protestat kundër keq qeverisjes, varfërisë, korrupsionit dhe nivelet më të ultë në arsim, shëndetësi, mbrojtje të natyrës etj. kjo tregon për pakënaqësinë ndaj regjimit dhe nuk mund të mbeten jashtë vëmendjes për procesin në tërësi. Me apo pa opozitë.
Interesi për t’u bërë anëtarë i BE është i të gjithë shqiptarëve. Analiza duhet thelluar më tej për të kuptuar se kush po shkon ë BE edhe sikur ky kufi kohor të jetë 2030-a apo më përtej apo edhe më afër.
Raporti do të lexohet dhe do të studiohet pa diskutim, por deri tani asnjë nga institucionet shqiptare nuk e ka publikuar në faqen zyrtare përkthimin shqip, ose linkun në internet. Dokumenti ju dorëzua, presidentit, kryetares së kuvendit dhe kryeministrit.
Le t’i lexojmë dhe analizojmë. Por një fakti nuk mund t’i shpëtojmë.
U pohua se Shqipëria ka diasporën më të madhe në Evropë dhe botë krahasuar me ritmet e shpërnguljes së tanishme.
Në qoftë se hemorragjia e shpopullimit nuk ndalet, fuqia punëtore e moshës së re nuk ka front prodhimi dhe truri po largohet, atëherë BE të pranojë se do të mirëpresë elitën e një partie politike si Rilindja Socialiste që punon për mirëqeverisjen dhe ku drejtësia ndëshkon me sukses dhe shkëlqyeshëm “shpërdorimin e detyrës” pasi korrupsioni i përket vetëm opozitës.
31 Tetor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)