27 Tetor 2024
“…ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentët tuaj që ju dhanë bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrit të vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate. Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar….”
Dje në zemër të New York-ut u zhvillua një protestë paqësore në dukje, por që në brendësi kishte një zjarr pasioni dhe pakënaqësie kundër arkitektit të shkatërrimit të vlerave dhe pasurive demokratike, morale, shoqërore dhe ekonomike të kombit shqiptar, krye-hajdutit të qeverisë shqiptare Edi Rama.
E ndoqa me kurioz të madh nga jashtë dhe nga brenda këtë protestë dhe sado e madhe u duk në videot dhe fotot që u shfaqën, prapë më e madhe ishte në motivin, kuptimin dhe mesazhet që transmetoi.
Kishte vite apo dekada që nuk kishim parë protesta të tilla, që nga protestat kundër shtypjes dhe terrorit serb, malazez apo maqedonas ndaj shqiptarëve në Kosovë, Mal të zi, Maqedoni e vise të tjera me popullsi shqiptare. Kjo e djeshmja ishte mbase protesta më masive shqiptaro-Amerikane kundër një shqiptari, Edi Ramës, përfaqësuesit më të lartë egzekutiv të shqiptarëve. Në fakt ka qenë edhe një protestë e tillë para 33 vitesh ndaj vizitës së Ramiz Alisë në Amerikë. Nuk është koençidencë që në këpucët ë Ramiz Alisë është pasuesi i radhës në këtë parti, Edi Rama.
Po sa ‘shqiptar” është Edi Rama. Dua të vlerësoj jo prejardhjen gjenetike të tij, sepse të gjithë e dimë se i biri i kujt është, por dua të nxjerr në pah se sa shqiptar është Rama karshi veprave të tij si drejtues i qeverisë shqiptare.
-Në politikën e brendshme shohim një kolaps të rendit publik me vrasje dhe hakmarrje ndërmjet bandave të krimit dhe jetëve të pafajshme, krimit në familje etj. Shërbesa e Edi Ramës për sigurinë e jetës së qytetarëve ka qenë “hëngshin kokat e njëri-tjetrit”.
-U krye në kohë rekord kanabizimi i plotë i territorit të Shqipërisë që çoi në kriminalizimin e jetës së shoqërisë shqiptare e sidomos të rinisë, njerëzit nuk duan më punë të ndershme, por duan të merren me drogë.
-Ky kanabizim u vu në funksion të sigurimit të votave dhe mandateve një-pas-një. Po si u siguruan votat? Policia e shtetit u thoshte qytetarëve “mbidhni drogë sa të mundni, porosi nga lart”. Njerëzit shpejtuan të mbjedhin mariuanë gjithandej. Kur ishte piku i pjekjes dhe i vjeljes, policia turrej dhe arrestonte pronarët e tokave të mbjella me drogë. “Keni shkelur ligjin” u thoshte, e mandej i lironte me kushtin që ata dhe familjet e tyre të votonin partinë socialiste. Duke parë numrin e madh të këtyre rasteve, formula funksionoi perfekt, pra nuk ishte fort nevoja të vidhej vota, ato ishin të garantuara nga droga.
-Mungesa e alternativave dhe mundësive për punë të ndershme të pjesës tjetër që nuk deshi jetesën me grogë, çoi në humbjen e shpresës dhe për pasojë rreth 800 000 shqiptarë braktisën pergjithmonë Shqipërinë, për një jetë më të mire, në 10 vite të regjimit Rama . Kuptueshëm që këta nuk ishin përkrahës e as punonjës së administratës së Ramës.
-Pothuajse gjysma e ministrave më besnikë të përzgjedhur nga Rama vetë, janë burgosur, janë nën hetim apo akuzuar për korrupsion.
-Rama në 11 vite të pushtetit të tij ka kapur të gjitha pushtetet e mundshme në përmasat e një diktatori.
-Aq më keq ai mbasi ka përçarë dhe shkatërruar opozitën e vendit, po përdor drejtësinë dhe SPAK për të burgosur dhe shantazhuar kundërshtarët e tij politikë. Duke ju marrë atyre lirinë, Rama tenton që ta përdorë lirinë e tyrë në favor të rizgjedhjes së tij, njësoj si formula e mbjedhjes së drogës.
-Në politikën e jashtme, Rama ka dështuar në mënyrë spektakolare. Rama u bë shërbëtor renegat i projektit të George Soros për Minishengenin, Ballkanin e Hapur, shkëmbimin e territireve Serbi-Kosovë dhe ndarjen e Kosovës. Po ashtu, u dallua qartë miqësia dhe dashamirësia ndaj ministrit të Millosheviçit, Vuçiç në kontrast të thellë me mardheniet e ngurta me spektrin politik të Kosovës.
Këto ngjarje, që janë vetëm “maja e ajzbergut” të dështimeve të Ramës, për mendimin tim, e bëjnë Edi Ramën më serb se Vuçiç dhe më antishqiptar se Soros. Kjo e legjitimon edhe më shumë dhe e vesh me një moral dhe motiv kombëtar protestën e djeshme.
Kisha dëgjuar edhe më parë plane për protesta të shqiptarëve të Amerikës si reagim ndaj skandaleve të shumta të qeverisë Rama, si për shembull para Ambasadës Shqiptare në D.C. apo para Kombeve të Bashkuara, por dukshëm ardhja e Ramës dhe dalja e tij në një takim më të gjerë me shqiptarët e New York-ut, ishte rasti më i volitshëm për protestë.
Janë këta shqiptaro-amerikanë që Amerika ju ka mësuar se çfarë është liria dhe demokracia ë vërtetë, si dhe çfarë ishte mashtrimi, krimi dhe korrupsioni që lanë pas në Shqipëri. Në këtë kontekst ardhja e Ramës me stilin e vjetër të mashtrimit dhe i shoqëruar me patronazhistë, u pa me të drejtë edhe si ofendim ndaj kulturës qytetare dhe shpirtit reagues shqiptarëve të lirë të Amerikës. Revolta që pamë në protestë nuk ishte as “maja e një ajzbergu tjetër” e asaj që zien brenda shpirtit të shqiptarëve të Amerikës, të cilët as shiten e as nuk blihen, por i marrin “gjak në vetull” Ramës, në rastin më të parë.
Dega e Vatrës Manhattan u bë promotore e kësaj proteste, e cila gjeti mbështetjen e disa qindra shqiptarëve nga Neë York-u, por udhëtuan edhe nga Michigani, Pensilvania apo Teksasi i Largët.
Thirrja e Vatrës Manhattan ishte e drejtëpërdrejtë : DIASPORA RISE UP – NGRIHU”.
Ranë në sy aty vetëranët e Diasporës së New Yorkut, ajka intelektuale, morale dhe patriotike e Federatës Vatra, ish nënkryetari i Vatrës, shkrimtari dhe piktori Sergio Bitici, akademik Idriz Lamaj, ish punonjës i Zërit të Amerikës, ishte aty biri i Kosovës martire Agim Rexhaj, kryetar nderi dhe 30 vite nënkryetar i Vatrës, bija e Çamërisë Nazo Veliu, 13 vite sekretare e Vatrës. Si në çdo protestë ku bëhet fjalë për çështe të kombit, aty ndodhej Çezar Ndreu, bir i denjë i familjes patriotike dibrane Ndreu, antikomunisti i flaktë, bir i Shkodër-loces, Muhamet Omari, vatrani i ndershëm, punëtor dhe kontributor Mark Mërnaçaj, sekretari i degës Manhattan, prind dhe mësues shembullor, Viktor Vorfi si dhe anëtarësia e degës Manhattan, bij familjesh të nderuara, por të përsekutuara nga komunizmi, ku ndër ta dallon kryetari i degës Agustin Mirakaj, i lindur në kampet e internimit komunist, pinjoll i fisit martir Mirakaj, që i priu kësaj proteste.
“Jam në aeroport” më thotë një ditë para protestës aktivisti patriot, tropojani Ludovik Tetaj nga Teksasi, “do të shkoj në protestë se s’bën, ta presim Ramën ashtu siç e meriton”.
Sadri Kortoçi, aktivist dhe patriot i kudo ndodhur, shfaqej në ekrane me intervista dhe informacion. Respekt për të gjithë këta qëndrestarë dhe dashnorë të lirisë dhe demokracisë. Një shembull për tu marrë nga shoqatat dhe grupimet shoqërore në Diasporë.
Si të zënë në faj, në anën tjetër të rrugës ishin vënë në rresht ata që mezi prisnin që të takonin udhëheqësin. Mbase një ves i mbartur apo trashëguar nga dashuria për Enverin. Disa të tjerë Rama mbase ju kujton Titon. Ndryshe nuk di që ta shpjegoj. Disa prej tyre kur i pyeta, “po ju ç’ju lidh me Ramën”, “Është kryeministri i vendit tim i zgjedhur me votë”, mu përgjigjën.
Këtu qëndron edhe hileja e Ramës për të kapur liderët e komunitetit në Amerikë. Sepse po të vinte Rama si kryetar i Partisë Socialiste në takim me socialistët, situata do të ishte pak më ndryshe pasi, kjo do të vinte në dyshim integritetin e kryetarëve të Shoqatave që ai pati ftuar, pasi asnjë kryetar shoqate, në asnjë rast nuk përfaqëson vullnetin politik të anëtarëve. Pra Rama po përdor pozitën e tij si kryeministër për të mbledhur vota në shërbim të partisë së tij. Kjo më duket si një konflikt interesi, dhe nuk jam i qartë nëse lejohet që Rama të bëjë fushatë në një shtet të huaj. Sidoqofte, nuk do të hezitoj që ta adresoj në organet ligjzbatuese këtu.
Jo vetëm një rrugë i ndante shqiptarët e Amerikës dje, por një hendek i thellë vlerash, parimesh dhe principesh, po aq sa është hendeku Tokë-Hënë, jetë dhe shkretëtirë. Sigurisht në protestë shihje jetë, gjallëri, guxim deri në shpërthim. Përveç korit “Rama ik”, “qeveria e krimit” “poshtë Diktatura”, “o Sali o hero” e të tjera, banderolat pa fund flisnin pa zë, por fuqishën transmetonin mesazhet në lentet e kamerave që filmonin Live.
Ndarja e shqiptarëve ndodhi aq befasishëm sa nuk besohej. Të dyja anët e rrugës e njihnin njëri-tjetrin, shumë prej tyre punonin bashkë në New York, ishin miq apo nga një familje, por dje ishin përballë, në një ndasi si një tradhëti, ku protagonist ishte Edi Rama. Edi Rama e përçau dje komunitetin shqiptar.
Ky komunitet kishte vite që kishin paqe dhe mirëkuptim. Ndasitë për politikën në Shqipëri ishin të padallueshme. Puna, familja, qendrat fetare, natyra, dasmat, fejest e hatret e kishin lidhur komunitetin shqiptar në New York shumë ngushtë, si një vllazni e madhe. Ky bashkim, përtej bindjeve politike u dallua edhe në rastet e vështira të kombit, përkrahja për lirinë e Kosovës, zhvillimet në mal të Zi apo Maqedoninë e Veriut, tërmetin e 2019-ës, apo në fushatat elektorale të bijve të këtij komuniteti si Mark Gjonaj, Peter Lumaj apo Marko Kepi e të tjerë.
Por Edi Rama, e prishi këtë harmoni komunitare. Vetëm për të ushqyer egon e tij gjenetike për sundim të përjetshëm, tani po i turret Diasporës për t’i gllabëruar asaj votën. Po mirë, ju shqiptarë të Amerikës që i shkoni mbas Ramës dhe dëshironi që ti jepni atij një mandat të katërt apo të pestë, ju jeni edhe amerikanë, ju i shijoni më së miri të mirat dhe liritë e Amerikës. Presidentin tuaj që ju dha bukë dhe strehë, liri dhe të drejta, si amerikanë që jeni tani, nuk ju lejoni më shume se dy mandate, sado i mirë të jetë, ndërsa kryeministrin e vendit me të varfër dhe më të korruptuar të Evropës doni ti jepni katër dhe pesë mandate.
Po ç’u mësoi Amerika juve?! Pyeteni veten sa i meritoni të mirat dhe liritë që ju dha ky vend i bekuar. Po të kisha diçka në dorë, do t’ju kisha vënë të gjithëve në avion me Ramën për në Albanistan.
Mandej edhe më keq edhe për ata që kanë lindur dhe janë edukuar në Amerikë, që mbasi kanë fituar popullaritet në komunitet, mbasi kanë siguruar ndër vite mbështetje njerëzore dhe monetare në kandidimet e karrierës së tyre në poset e shërbimeve publike, tani për interesa vetjake i shërbejnë krye-hajdutit Rama dhe bëhen “pyka” në përçarjen e Diasporës. Një i tillë është Mark Gjonaj, “kumbari” i Ramës në Amerikë, për të cilin do të shkruaj veçmas më vonë.
Megjithatë, fati i Ramës dhe i politikës në Shqipëri varet ndoshta edhe nga rezultati i zgjedhjeve Amerikane, që i paraprin atyre në Shqipëri. Çdokush e di se Rama qëndron i fortë në pushtet, sa të ketë mbështetjen e George Soros dhe të të birit të tij. Duket qartë që Soros është vetë shteti në Shqipëri. Shqipëria i është lënë atij dhe ai është “Çifligari” i Shqipërisë. Këtë se lot as topi. Soros ka investiar miliona në Shqipëri për mbi 30 vite. Janë një numër i madh zyrtarësh nga të gjitha partitë politike që janë edukuar me financimet e Soros, dhe si rezultat, tani janë në çengelin e tij. Pra me gjasa, sa të jetë Soros Lordi i Shqipërisë, Rama do të jetë kryeministër.
Të njëjtën politikë Soros ka bërë edhe në Amerikë, ku janë një numër i madh prokurorësh dhe gjykatësish që janë zgjedhur në poste drejtuese më ndihmën financiare të Sorosit. Një shembull i mirë është prokurorja shqiptare, demokratja Buta Biberaj, e cila para disa vitësh pati një financim prej 800 mijë dollarësh nga Soros, por që nuk arriti të fitojë në postin që kandidoi. Soros ka mbajtur një qëndrim agresiv edhe ndaj Presidentit Trump. Ai punoi shume dhe financoi lëvizjet Anti-Trump si Antifa dhe Black Life Maters në 2020, që çuan në humbjen e Trump. Soros vazhdon ede në këto zgjedhje fushatën anti-Trump.
Pra dukshëm një fitore e Presidentit Trump, mund të dobësojë influencën e Soros dhe do të ndryshonte edhe gjeopolitikën në Shqipëri, Ballkan dhe në botë.
Megjithëse zgjedhjet amerikane përcaktojnë fatin e politikës shqiptare në përgjithësi dhe opozitës në veçanti, ku liderët e saj janë nën arrestin e reformës së drejtësisë Sorosiane, prapëseprapë, meriton lavdërim dhe respekt shpirti reargues, ndjenja e përgjegjësisë qytetare dhe kultura demokratike e organizatorëve dhe atyre që i pasuanduke realizuar një protestë opozitare genuine, civile, pa drejtim partiak, si një shembull që mund të merret i gatshëm nga diasporat shqiptare në botë dhe nga shoqëria shqiptare e mbetur në vendlindje.
“Shkrimi është opinion personal i autorit”.
Michigan, 27 Tetor 2024 up