“Sytë e lumit tim” të LIDA LAZAJ (Xhamo)
Dje,LIDA LAZAJ(XHAMO);më dhuroi librin e saj “Sytë e lumit tim” dhe ngaqë kam deklaruar,se leximi është karburanti im i përditshëm,unë me këtë libër jam marrë deri në orën 22.00 të mbrëmjes. Ndodhi si me atë që i biri i tha babait:-Baba,kam zënë një hajdut.Ta mbaj apo ta lëshoj?
Mbaje,-i bërtiti i ati. E mbaj,po nuk më lëshon ai,- tha i biri.
Kështu ndodhi dhe me mua.”Hajduti” që nuk më lëshoi,është ky libër,i shkruar me shpirt,nga LIDA LAZAJ(XHAMO). Tek shkruaj këtë”e shkruar me shpirt”,më vjen ndlrmend nobelisti anglez,BERNARD SHOW që thotë:-Çdo libër që është shkruar me shpirt,ia vlen të lexohet. Dhe jo vetëm kaq,qysh në shekullin e XIII-të,persiani,MEVLANA XHELALAUDIN RUMI (1207-1279) thotë:” Kur i bën gjërat me shpirt,ndjen një lumë gëzimi që lëviz përbrenda”.Kështu ka ndodhur me autoren dhe nuk e luan topi. Sa ta lexosh librin dhe,para teje si lexues,si në rontgen ,shfaqet ky gëzim i autores dhe bëhet jo vetëm i dukshëm,por dhe i prekshëm. Pyetjes pse bëhet i dukshëm gëzimi i autores, e gjen përgjigjen në faqet e librit;se ajo shkruan për vendlindjen e saj,DARDHËN dhe në libër ka copëza nga shpirti i saj,A nuk thotë VOLTERI:”Vendlindja është vendi ku robërohet shpirti?”. Më tej,LEON TOLSTOI(1828-1910) porosiste:”Përshkruaj fshatin tënd dhe ke përshkruar botën”. Autorja nuk e ka”përshkruar” fshatin e saj,DARDHËN,por e ka”klonuar” vendlindjen e saj dhe ti,si lexues,sa ndjen kënaqësi me ato që lexon, aq ndjen keqardhje që nuk je nga Dardha.
*
Po të shihni titullin e esesë sime,unë librin e kam quajtur”libër ujë”. Kjo metaforë, në të vërtetë,nuk është imja.E kam “vjedhur” nga shkrimtari humorist amerikan MARK TWAIN (TVEN) (1835-1910).Ky shkrimtar i madh,ngaqë ishte shumë modest,thotë:”Unë e di që librat e mira janë”verë”, të miat,janë “ujë”,por,ku rrinte dot pa e kripur me humor thënien e tij:”Epo shumica e njerëzve ujë pinë”! Kësaj metafore unë i shtova mtaforën time:-Ujë që e piva të tërë.
Të tërë e piva,por ky ujtë e DARDHËS,qenka nga një burim i magjishëm që,sa e pi, nuk ta shuan etjen,por kërkon gotën tjetër.
Por le t’i lëmë referencat dhe analogjitë dhe të flasim pak për librin. Për mendimin tim,nuk kam lexuar një libër në prozë,të shkruar si poezi si të autores.Autores sikur i këndon shpirti për vendlindjen e saj dhe ,tek shkruan me aq dashuri,duket këtë gëzim që ndjen,sikur e kthen si një peshqesh apo dhuratë që do të na i falë neve,lexuesëve.
LORKA(1898-1936),Poeti i mdh Spanjoll që e vranë fashistët e Frankos ka thënë:”Çdo libër është një oborr.Lum ai që di ta mbjellë atë”oborr” dhe me lulet e tij ushqen shpirtin e vet.” LIDA LAZAJ(XHAMO) jo vetëm këtë oborr e mbush me lule,por nuk ushqen vetëm shpirtin e saj,por dhe shpirtin e çdo lexuesi. E gjeni shpirtin e saj të madh në në skicën e parë “ADELAJDA” dhe vazhdon duke u rritur nga faqja në faqe.
Unë jam 82-vjeç dhe,pa modesti të rreme,janë qindra e qindra librat që kam lexuar,por ka faqe të këtij libri,ku me të vërtetë jam përlotur. Unë jam fshatar den baba den dhe,më duket,se,ndërsa autorja mbredh rrugëve të Dardhës,duke treguar që nga rrugicat,që nga shtëpitë e ngurta,mbuluasr me plloça,ngaqë gjakun e kam nga Skrapari.më duket sikur ose jam në VËRZHEZHË nga ishte imat,o në NISHICË nga ishte Nëna ime. Njësoj dashuritë për hallot,për tezet por,për të qenë i sinqertë,kam qarë për DORIN,kalin e babait të autores.Për kafshët thuhet”ngordhi”,por të lë LIDA?DORI vdiq. Trishtimi në familje është i madh.Por Autorja nga nuhatjen e një mendimi me vlerë,e kapërcen këtë trishtim me një”happy end”:” me litarët që babai i kish për DORIN,i vari mbi një degë arre dhe i bëri lisharës ku lëkundeshim e duke e mbushur me cicërima.Aluzioni është i shprehur:jeta vazhdon dhe e mund vdekjen.
Ose”Duart e vëllait”.Sa prekëse! Dihet se kurrë nuk e do një vëlla motrën, sa motra do vëllanë. Një”copë shpirti” i autores është skica që i kushton mësuesit të saj,DHIMITËR FARMAQI. E ka sjell si të gjallë dhe,tek lexoj për këtë mësues,them:-Ah të kisha një nxënëse si,kjo.LIDA! Duke “kënduar” për mësuesin e saj, më vjen ndërmend ajo që ka thënë ALEKSANDRI i MADH,për mësuesin e tij, ARISTOTELIN:”Më ngriti nga toka në qiell”. Dhe nuk është vetëm kaq.Një ish-nxënës rebel,gjatë LUFTËS kundër gjermanëve tël Hitlerit, u bë HERO i B.S, dhe kur po i jepnin Yllin e heroit,tha:”Këtë yll vendosjani mësueses sime se ajo më ka mësuar të bëhem i tillë. Dhe një homazh për mësuesin e nderuar DHIMITËR FARMAQI se,saj tij, kemi një POETE dhe një shkrimtare si LIDA LAZAJ(XHAMO) që vë shprtin e saj kur shkruan. S’kam si mos citoj,GËTE që thotë:”Çdo shkrimtar,në një farë mase, paraqit në veprat e tij,vetveten,ndonjëherë edhe kundër dëshirës së vet”. Në gjykimin tim, sikkur të kishte një panel me specialistë të kritikës letrare,nuk kam dyshim që ky libër do qe më i zgjedhuri dhe do merrte çmimin e parë.Por kritika letraere,në Shqipëri,ka vdekur siç ka vdekur Lidhja e Shkrimttarëve duk e na bërë të vetmën vend në Evropë pa Lidhje Shkrimtarësh dhe kritika ose ka mbetur ose në dorë të amatorëve,ose të atyre që vrapojnë pas emrave të vjetër,disa prej të cilëve,do t’i quaja me gjuhën e MIGJENIT:”Paçavra që zunë myk(poa atë në tempuj”,
Lxuesëve u them vetm kaq:provoni ta lexoni këtë libër kaq të bukur dhe do shihni në kam të drejtë. E sa për LIDËN nga DARDHA e di pse ka shkruar me kaq dashuri,se në DRADHË ka ardhur “VAN GOGU dhe ka lyer penelin e tij për tëvizatuar”:A ka metaforë më hiperbalzuar se kaq?
Pena-plug.LIDA LAZAJ(XHAMO)!
Tiranë,24 tetor 2024