Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian.
Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”.
Tomorr Alizoti: Është e vonuar . Është e domosdoshme sepse Shqipëria është vend kandidat për në BE. Dhe për të qenë vend kandidat i një grupi, i një bashkimi i cili ka disa kushte themelore. Biles që kur është bërë në kriteret e Kopenhagenit, kryesorja kanë qenë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Pra kriteri kryesor për të qenë vend i BE duhet të kesh mundësi të zgjedhësh, Sot Shqipëria nuk zgjedh dot. Sot lista e Durrësit ka rënë. Sëpse në Shqipëri zgjedh narkomania, zgjedhin ata, dominojnë votimet në Shqipëri. Sot në Shqipëri ka duan banditët, kë duan gangsterët, ai fiton dhe e merr shumicën. Me thoni ju si ka mundësi, njerëz anonime, njerëz apolitikë janë më të votuarit në Shqipëri. Prandaj kjo është arsyeja që deputetë e PD janë dsot këtu. Por kjo është simbolika e kësja. Një pjesë e kolegëve janë në takime. Unë me disa deputete të tjerë vijojmë me vonë me takimet, edhe nesër. Partia Demokratike duhet me urgjencë të lidhi dhe të bëjë çmos për marrdheniet me europarlamentarët, me anëtarët e CDU, me anëtarët e partive të djathta. Dhe PD në Evropë duhet të perceptohet si parti e Qëndres së Djathtë. Pra PD duhet të krijojë aleancën e të djathtës. Pse është domosdoshme, sepse kryetari i opozitës është në burg dhe një p[jesh e këtyre duhet ta dinë, nëpërmjet takimeve, nëpërmjet kolegëve që janë këtu. Kryetari i opozitës, nënkryetari i grupit të PD, Salianji është në burg. Më thoni, dhe këtë ua thashë kolegëve dhe do t’ua them kolegëve evropiane. Cila opozitë në Evropën lindore do të ishte e qetë nëse kryetari i saj, deputeti i saj, nënkryetari i grupit do të burgosej pa asnjë evidencë. Dhe do burgosej se politika është simbolikë, pra është Sigurimi i Shtetit. Atëherë është momenti që këtyre kolegeve të nderuar ku duam të bëjmë pjesë dhe nesër për të qene ne ato godina. Ne duhet tu themi se për të qene atje duhet të jemi si ata, duhet të konsumojmë demokracinë si ata dhe nuk duhet të konsumojmë veprimet staliniste ku bazoheshin vetëm te frika. Sot Shqipëria ka vetëm frikë. Në parlemntin e Shqipërisë tu të përjashtojnë për dy muaj. Mund të të përjashtojnë edhe për një vit. Ti në Parlament kë shkuar të përfaqësosh votuesit e tu, popullin tënd dhe ti do të përplasesh në parlament me njerëz që kanë bërë stërvitje për të të frenuar ty. Ti ke një ministër të brendshëm në Shqipëri, anonim, askush, i cili citon si Aranit Çela, shikoni këto janë shfaqje të huaja. Demokracia ka nevojë për drejtësi dhe drejtësia fitohet nëpërmes revoltës. Është e domosdoshme kjo protestë këtu. Ka qenë e vonuar. sn