DASHI**
Kushtojini më shumë vëmendje marrëdhënieve ndërpersonale dhe të punës. Në fushën sentimentale do të jeni një lumë plot dëshirë dhe pasion. Pajtimet do të zhvillohen në një klimë ëmbëlsie që do të na bëjë të harrojmë zhgënjimet.
DEMI***
Urani në shenjën tuaj do ju shtyjë të kërkoni miqtë që janë më të afërt me ju. Besoni ndjeshmërinë tuaj praktike e cila do t’ju stimulojë të krahasoni. Do të ndjeni dëshirën për ta bërë më të sigurt atë pjesë të jetës suaj që ende duket se i shpëton vullnetit tuaj.
BINJAKËT **
Mos jini shumë dembelë dhe pa iniciativë në dashuri. Pasiguria shpesh ju bën të ndiheni në mbrojtje, por nëse doni ngrohtësi dhe intimitet do të duhet të jeni më të shkathët. Ky zakon, edhe nëse ju duket qetësues, do të dëmtojë jetën në çift!
GAFORRJA***
Hëna është në shenjën tuaj dhe dita do të nisë në mënyrë pozitive. Karriera juaj do të zgjerohet vazhdimisht nga sot: do të jeni në kushtet ideale për të marrë shpërblime të rëndësishme si në nivel ekonomik, ashtu edhe në nivel prestigji.
LUANI **
Nëse ndiheni paksa të bllokuar në një rutinë që ju bën dembel mendërisht, jepini hapësirë interesave të reja ose aktiviteteve krijuese. Mbrëmja do të jetë e paharrueshme për ata që kërkojnë diçka të re. Çdo iniciativë e juaja do të pranohet me miratimin e partnerit.
VIRGJËRESHA**
Do të keni disa vështirësi për të mbajtur ritmet e zakonshme, por do ia dilni si gjithmonë. Mundohuni të bëni më të mirën tuaj dhe përpiquni të rikuperoni energjinë tuaj. Mos u debatoni me të tjerët, veçanërisht me ata që doni.
PESHORJA**
Mos i humbisni qëllimet tuaja dhe mos u shpërqëndroni nga dëshira për të arritur diçka më shumë për sa i përket suksesit apo fitimit. Hëna dhe Marsi do ju japin një justifikim për të debatuar me partnerin, gjë që do të shkaktojë debate gjatë mbrëmjes.
AKREPI***
Dielli do të hyjë në shenjën tuaj dhe dita do të nisë në mënyrën më të mirë: në punë do të merrni komplimente të papritura edhe nga ata që ishin të kujdesshëm ndaj jush. Qetësia shpirtërore do të rikthehet në jetën tuaj në çift dhe keqkuptimet e ditëve të kaluara do të zhduken!
SHIGJETARI **
Mundohuni të mos jeni tepër imagjinues, shpërqendrues ose naiv. Dikush mund të ketë ide të gabuar për karakteristikat tuaja personale. Ata që punojnë përkrah jush duhet t’ju besojnë plotësisht.
BRICJAPI**
Një farë melankolie dhe një pakënaqësi e shurdhër mund t’i bëjë të lindurit e dhjetorit veçanërisht të turbullt për shkak të qëndrimit të Venusit pas Diellit tuaj. Kushtojini vëmendje shpërqendrimeve në punë dhe mos shkaktoni pakënaqësi në çift.
UJORI**
Pozicionet e shumta astrale ju ftojnë për një planifikim të qetë dhe të kujdesshëm, në vend të veprimeve impulsive. Kurrë më parë nuk keni pasur nevojë për dikë që, me mençurinë e tij, të zbut boshllëkun dhe të fton drejt realizmit me dorë të fortë.
PESHQIT **
Pengesat ose diskutimet brenda mureve të shtëpisë tuaj mund t’ju bëjnë të përjetoni një moment dekurajimi, por mos u shqetësoni: gjithçka do të zgjidhet brenda një kohe të shkurtër! Valsi i dashurisë ofron ëmbëlsi më të madhe me partnerin.