Këshilltari për çështjet ekonomike në PD, Dorian Teliti, thotë se vendi ynë ka nevojë për një garë të barabartë mes partive politike, dhe kjo mund të ofrohet vetëm përmes qeverisë teknike. I ftuar në Syri Tv në edicionin e pasdites, Teliti tha se PD nuk kërkon të vijë në pushtet përmes dhunës, por shtoi se ajo mund të realizohet vetëm me një garë të ndershme.
Sipas tij, qeveria teknike është kusht i panegociueshëm, ndërsa theksoi se sot çdo qytetar ka detyrimin të jetë pjesë e mosbindjes civile, për shkak të degradimit të vendit nga pushteti.
Për Telitin, ajo çfarë ndodhi në protestën e 7 tetorit në bulevard duhet të pasqyrohet edhe në protestën para bashkisë së Tiranës, si një formë kërkesë llogaridhënieje ndaj Erion Veliajt dhe aferave të tij korruptive në këtë bashki.
S’kemi ende ujë, ndënëse çmimin e rritur e paguajmë. Jetojmë në kohë të vështirë, prej 11 vitesh dhe ne sot e kemi detyrimin të jemi pjesë në drejtim të mosbindjes civile. Detyrim i çdo qytetari. Papunësia, shkelja e ligjit prek të tërë, nuk shihet flamuri politik, i ri apo i moshuar.
Duhet të ngrihemi në mosbindje civile, edhe para bashkisë siç bëmë në bulevard. Duhet të jemi të gjithë më mosbindje civile me çdo mjet demokratik. T’i përgjigjet qeveria popullit për çdo kërkesë të tij.
Gara e drejtë përmes votës, këtë duam ne. S’mund t’i lemë më në dorë kësaj qeverie që të menaxhojë zgjedhjet. Raportet e ODHIR kanë dalë më njollë të zezë për qeverinë. Kërkojmë qeveri teknike, krijimi i kushteve dhe infrastrukturës për zgjedhje të lira e të ndershme. Gara bëhet me lidership e program dhe në fund të ditës fiton më i miri.
Kemi qeverinë që do hyjë me kriminalët, patronazhistët, miliardat e drogës dhe korrupsionit. S’jemi në kushte të barabarta në garë. Dhe ne s’jemi në garë. Qeveria teknike e garanton një garë të barabartë. Kemi liderin e opozitës të burgosur në shtëpi, që se drejton siç duhet opozitën dhe pamundëson aktivitetin e tij parlamentar. Kjo është padrejtësi. Ligji merret nga maliqi dhe interpretohet sipas dëshirës. Këto janë kushte të panegociushme.
Protesta para bashkisë duhet të karakterizohet nga mosbindja civile, deri në arritjen e objektivit tonë, largimi i Veliajt. S’ka dhënë ende përgjigje për incineratorët, 5D, për Eco Tiranën ndërsa ajo është me mbeturina, shkolla me dy tyrne, lagje pa kopshte e çerdhe, patjetër që duhet të japë përgjigje. Kërkojmë kthimin e Bashkisë së Tiranës në ligjshmëri, për t’i shërbyer qytetarëve. sn