“Pse Edi Rama ka frikë të zgjidhjet? – ngriti pyetjen, deputeti socialist Ben Blushi. – Unë do të vazhdoj këtë debat. Dhe kjo është çështje parimore e një partie që ka vendosur që njëherë në 4 vjet, zgjidhet kryetari. Edi Rama nuk do të zgjidhet. Ai ishte aty dhe nuk foli.
Një njeri që ka pretenduar se ka bërë kaq shumë reforma, në energji, territor, informalitet, pensione… Ky njeri që ka një bilanc kaq të mirë, pse ka frikë të zgjidhet? Çfarë e pengon të thotë se është koha për t’u vetëbesuar?! Dhe partia e ka rregull: Zgjedhje njëherë në 4 vjet.
Si është e mundur që ne besojmë si grup politik se ne mund të zbatojmë ligjin, nëse nuk zbatojmë ligjin e partisë?!
Është hapur një fushatë për të rritur anëtarësinë e PS-së. Po a mund të vijë një vajzë e djalë 18 vjeç në parti kur sheh se aty nuk zgjidhet, po vetëm emërohesh?! Ndaj unë do të këmbëngul deri ditën e fundit që të ketë zgjedhje.
Ju gazetarët keni një keqkuptim të madh, se gatuani vetëm atë që themi ne.
Një parti ka një mandate. A mund të marrë kjo shumicë një vendim që në vitin 2017 nuk do të ketë zgjedhje në Shqipëri?! Unë them jo!
Edhe sikur të ketë 140 vota, nuk mund të marrë vendim që meqë fituam zgjedhjet, legjitimiteti ynë nuk kufizohet. Kjo po ndodh. Meqë u bënë zgjedhjet në 2009, nuk bëhen më.
Kjo është shkelje parimi demokratik. Parimet nuk dabtohen, parimet zbatohen. Sot kërkova të mblidhet asambleja. Më thanë që nuk do të mblidhet se është asambleja e vitit të kaluar.
Po z.Kokëdhima e tha këtë…
Nëse z.Kokëdhima është institucion në këtë parti…
Po ju, a i qëndroni garës?
Padyshim, jam në garë nëse ka garë. Nëse s’ka garë, s’jam. A mund të jem gazetar unë nëse s’ka gazetë apo televizion?!
Është qeveria që vendos kur ka zgjedhje apo jo?! Se kjo ëhstë sikur tre anëtarë të qeverisë kanë thënë se ne duam kohë të mendojmë nëse do zbatojmë ligjin ose për analogji, shumica vendos që në vitin 2017 nuk ka zgjedhje!
Po flasim që të hapet gara, pastaj se kush kandidon, merr çmimin e vet, por gara të jetë e lirë. Po e kërkoj publikisht këtë. Pse mendoni se opinioni ështëë shurdh apo i verbër? Opinioni publik është i ndjeshëm. Nëse partia më e madhe nuk bën zgjedhje, opinioni nuk pajtohet me një parti që nuk bën zgjedhje brenda vetes.
Unë njoh vetëm një skenar: Skenarin e rregullave në librin e PS-së: Zgjedhje njeherë në 4 vjet, zgjedhje në të gjitha nivelet, zgjedhje të lira dhe zgjedhje për kryetarin e PS-së një anëtër një vote. Këtë njoh unë, nuk mund të improvizoj një skenar që nuk është shkruar.
Nuk mund të thoni se meqë është rritur çmimi i naftës, nuk mund të ketë zgjedhje! 5 vjet ne s’kemi pasur zgjedhje. Ky popull është i uritur për këtë, PS ua ka hequr këtë mundësi.
Po me z.Ruçi a keni folur?
Pikëpamja e z.Ruçi, që unë e njoh tani e më habiti ishte nuk ka rëndësi i Kryetari i PS-së, por ka rëndësi Kryetari i organizatës!
Po në Shqipëri rëndësi ka Kryetari i PS-së, se është kryetar i qevrisë, se ka përgjegjësi se ekonomia ka rënë, inflacioni është rritur, reformat nuk kanë gravitet, janë selektive. Kkëto janë arsyet për të kërkuar nga kryetari i PS-së, llogari, se nuk ka as burrni ta thotë këtë gjë vetë, po ve ca të tjerë që thonë po sikur ta mendojmë…
Po ç’të mendosh?!
Kthehuni mbrapa. Sa herë keni parë zgjedhje në PS, vitet e e fundit? Ka pasur çdo 4 vite. Pse tani kapriçoja e Edi Ramës për të mos u zgjedhur po kthehet në normë?!
Pra, s’duhet të ketë zgjedhje? Jeni dakord që të mos ketë zgjedhje në PS? A nuk është e vërtetë që ekonomia po bie, konsumi, papunësi, është rritur emigracioni?
A është e vërtetë që kemi më pak investime të huaja se të gjitha vendet e rajonit?! A është e vërtetë që kemi depozitat më të mëdha ujore në rajon dhe e blejmë enegjinë më shtrenjtë se të tjerët? Se çmimi i energjisë është rritur? Se interesi publik nuk po mbrohet?
Unë jam i bindur se nuk po mbrohet interesi publik, po ai privat. Nëse ka një arsye për të kandiduar në këto zgjedhje, në këtë kongres, është interesi publik. Për shkak të metodës së drejtimit të Edi Ramës nuk po mbrohet interesi publik. Mirë pra, edhe ushtria të jepet me koncension. T’ia japim nëj firme private të na mbrojë. Ky është populizëm apo metodë ekonomike?!
A e keni parë mundësinë e një referendumi nëse kërkesat tuaja nuk plotësohen?
Referendumi është për t’u parë, po nëse nuk ka zgjedhje, pyetja nuk është çfarë do bëj unë. Pyetja është a është më PS-ja ajo që nuk zgjedh.
Mos duket si utopi pretendimi juaj për PS-në?
Utopike është nevoja për të qënë i lirë? Kërkesa për të qënë i lirë është utopi?
Jeni i vetmi që flisni për zgjidhje.
Ja t’ju sjell një rast. Një mik më ka çuar një mesazh…
Një mik deputet?
Jo, një mik që nuk është deputet, jeton jashtë vendit. Më solli rastin e një qyteze gjermane në vitet 40 me 600 banorë. Përveç dy banorëve, gjithë të tjerët, 598 votuan për Hitlerin. Po kujt i dha të drejtë koha?! Atyre që votuan për Hitlerin apo atyre që nuk votuan?! Nuk është utopi kjo. Nëse kemi një parti që nuk zgjedh, atëherë kemi një vend nuk pranon demokraci.
A po flisni ju nga pozitat e një sehirxhiu, sikundër ka deklaruar z.Rama?
Po marr një rast. Dikush është ulur në një stol dhe ky qenkam unë. Dhe dikush që kalon aty dhe vjedh një makinë. Kush nga të dy këta bën dëm më shumë?! Ai që sheh apo ai që vjedh makinën?!Ky është rasti im me Edi Ramën. Nëse unë sehir sesi ai po grabit një parti, unë nuk i bëj më shumë dëm kësaj partie. Kjo është diferenca, kuptojeni pra këtë gjë./Syri.net
Komentet