Vizitës shtetërore të kryeministrit Rama në Sesionin e 79-të të OKB-së për “Samiti i së Ardhmes”, i parapriu një artikull në Nju Jork Times; “Albania is planning a new Muslim state inside its capital”*, i datës 21 Shtator, 2024. Ky titull i zgjedhur shkaktoi jo pak tronditje në rrafshin mediatik kombëtar, por ai bëri që të humbte peshën e vlerësimit nga vetë fjala e mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme një ditë më pas. Por cili ishte statusi vërtetë i delegacionit të lartë shtetëror shqiptar në Nju Jork, kjo u kuptua me 25 Shtator, kur me Erion Velinë dhe Taulant Ballën e përfaqësisë diplomatike u mbajt takimi, “bashkëbisedim me përfaqësuesit e 100 shoqatave të shqiptarëve të Amerikës”.
Sa i munguar…, sa i vonuar…, por edhe sa kaq i kurdisur në çastin e duhur duket se koha punon për elitën e Rilindjes Socialiste e cila po mundohet t ‘i shfaqet diasporës në Shtetet të Bashkuara të Amerikës me mjegullën propagandë dhe media nuk e analizon thellësisht atë siç duhet.
Nju Jorku, për kryeministrin bëhet arena disa ditore e një skeme të përsëritur për lartësim e kredi politike, por në këtë dy vjeçar të fundit kur Shqipëria paraqitet pa president dhe me ministër të jashtëm të hijezuar sepse terreni përgatitet dhe kujdeset vetëm për kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama, kjo vlen shumë për t’u analizuar sepse propaganda e pushtetit nuk e mund dot të vërtetën për realitetet që nuk i ka në duar.
Historia rreth takimin me diasporën në SHBA do të dëgjohej shumë herë më fort se sa ai i muajve më parë në Greqi dhe Itali, por mediat afër, ato të diasporës nuk lajmërohen e shpërfillen sepse janë të pandjeshme për propagandën. Ndërsa ato të sirtarit kryeministror që e dinë se si ta amplifikojnë të njëjtin mesazh dhe t’ia japin “llokum” publikut shqiptar merren me trajtimet se çfarë figure është Rama në nivel ndërkombëtar. Gabimi më i rëndë i vendosjes së këtij raporti me diasporën në Amerikë është se Rilindja Socialiste ka tjetër marrëdhënie me lirinë. Me lirinë e individit, të fjalës, të besimit, të pronës, të ligjit dhe pavarësisë së pushteteve për ekzistencën e republikës. E si e tillë e shprehur kjo, për operativët politik socialist ka rëndësi mesazhi që jep udhëheqësi i tyre në një grup njerëzish dhe jo përfaqësimi i diasporës shqiptare në Amerikë e cila për Shqipërinë kanë rëndësinë e formimit të institucioneve të para atdhetare, të besimit dhe të medias që janë krijuar në SHBA mbi një shekull më parë, atëherë kur se kombi ynë luftonte që t’i shpëtonte Turqisë. Në Amerikë u themeluan institucionet nga njerëz të ditur dhe patriotë që ndihmuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe flamurin e saj.
Në të vërtetë realiteti rreth OKB-së, pra Nju Jorku është qyteti i miliona banorëve dhe vizitorëve ku çdo ditë dhe kur je aktiv në jetën e tij e humbet statusin e të jashtëzakonshmit. Thënë ndryshe askush nuk ta shtron tapetin po nuk e ngrite dhe e meritove atë nga puna dhe djersa jote. Mund të jesh milioner apo i varfër, diplomat dhe emisar, një qytetar i lagjes që vrapon apo shëtit me qenin, apo edhe dikush që e pinë kafenë në një stol, sikurse je edhe një ambjentalist që e merr biçikletën apo një piktor që hedh linjat e ndërtesave në telajo, të ligjërosh dhe të protestosh… por në të gjitha këto bashkë tregohen ato grimca jete që i përkasin njeriut, atij shpirti brenda qenies së lirë që ndjehet i integruar, i vlerësuar dhe i zhvilluar sepse ai/ajo e thotë të vërtetën dhe e ndjen atë si të tillë.
Këto janë cilësi të një emigranti, por këto janë dhe virtyti i një qytetari amerikan të natyralizuar. Këtë kategori shqiptarësh është vështirë ta tubosh në bashkëbisedime politike sepse me njerëzit punëtor që kanë sakrifikuar me largimin prej vendit të tyre për të mos zgjedhur sherrin politik mbi ngritjen e një jete më të mirëqenë dhe të lirë, tek këta miliona emigrantë jashtë atdheut tashmë ka ndodhur thyerja dhe zhgënjimi me pritshmëritë e zhvillimit të demokracisë dhe të shtetit ligjor për shkak të korrupsionit. Turi politik në diasporë është një farsë me krenarinë kombëtare të emigrantëve. Politikanët me pushtet kanë mbetur në format ku sundon deformimi dhe patronazhimi politik. Në rastin e Rilindjes Socialiste gjinden simpatizantë të cilët i futen rezes së përcaktuar pranë selisë së OKB-s për të mundësuar privatisht takime me “liderin”, këto “bashkëbisedime” janë ide që zvarriten pa asgjë të re dhe që do t’i shërbenin direkt shqiptarëve që kanë dyshtetësinë.
Çfarë po ndodh?
Diaspora shqiptare me status mbi 100 vjeçar e cila i ka dhënë aq shumë atdheut të vet Shqipërisë nuk mund të përfaqësohet e tillë sepse është në nderin e figurave shtetërore që të përkulen dhe ta respektojnë këtë mërgatë. Sjellja për Ramën është e nisur dhe e kryer propagandistike sepse nuk ka liri dhe gjerësi komunikimi siç mundi ta realizojë në Greqi dhe Itali. Ky takim i ngjan njoftimeve brenda besueshmërisë dhe në heshtje dhe nuk është zgjedhur rruga dinjitare që e kërkon marrëdhënia e respektit të bashkëkombësve me figurat shtetërore në një shtet të madh si SHBA. Si të si të ishin celula nën fshehtësi dhe ilegalitet punonjësit operativë të Ramës duket se kanë arritur të influencojnë në diasporë dhe me sukses kanë mundur t’i konfuzojnë edhe ata mikpritës sepse atyre u është thënë se përmes atdhedashurisë dhe patriotizmit ne nderojnë përfaqësuesit e shtetit shqiptar.
Pra krejt ndryshe nga sa është faktuar në këta tre mandatet e fundit dhe sidomos para fushatave zgjedhore.
Në Shqipëri po sundon një parti shtet që i ka deformuar 112 vjet shtet-formim dhe pavarësi. Me oratorin Rama, jashtë selisë së OKB-s, vetëm e mashtruar nga propaganda diaspora shqiptare mund të përpunohet kur “rrezatohen” përralla për demokracinë, liritë, zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Shqipërisë dhe të votës së diasporës, pa u dëgjuar ose pa u ngritur fare pyetja se sot demokracia në Shqipëri është në rrezik. Kjo po ndodh sepse një autokrat, ka synuar prej kohësh të asgjësojë pluralizmin dhe të rivendosë diktaturën (!).
E gjithë kjo duhet kuptuar se nuk mund të ndodhë me të gjithë shqiptarët e natyralizuar, sepse ata/ato shqiptaro-amerikanë që janë integruar me jetën e një vendi si SHBA, pavarësisht përkatësisë politike e kanë treguar guximin dhe forcën e tyre të argumentit kur shtrojnë pyetjen se çfarë është më mirë për vendin e tyre dhe se: Pse në Shqipëri po goditet pluralizmi dhe po instalohet diktatura?
Kur kjo pyetje mungon, kjo tregon se ai rreth patronazhistësh dhe në atë rreze rreth ditëve në OKB, janë izolim për Taulant Ballën, Erion Velinë dhe dekorin familjar kryeministror dhe shpurën mediatike që prodhon vetëm propagandë.
Në këtë takim u ftuan pjesëmarrës të rrethit të njohur kryeministor dhe “kontributet” e rreth 60 vetëve të ftuar që rrumbullakosen si 100 përfaqësues të “shoqatave të shqiptarëve të Amerikës” (sipas ATSH), shiten në opinionin shqiptar jashtë përmbajtjes se Nju Jorku që është një qytet mes 51 shteteve të SHBA-së dhe ku ka sigurisht diasporë shqiptare që i intereson shumë Shqipëria, ata/ato mbeten jashtë. Kjo formë paraqitjeje përmes propagandës shtyhet si një “lobimin” rreth udhëheqësit global Rama i cili e shfrytëzoi sesionin e 79-të Kombeve të Bashkuara dhe shitet si rinisje e takimeve me diasporën, tashmë krejtësisht të bllokuara. Të deklarosh përtej kufijve dhe nga një vend si SHBA se je duke i përcjellë publikut mesazhin e “arritjeve” 12 vjeçare të socialistëve në pushtet dhe se ku; “Shqipëria ka tashmë një ligj që garanton votën e diasporës”, kjo deklaratë mund të dalë sot vetëm nga goja e një autokrati që mashtron dhe i njohur nga mbarë opinioni shqiptar se Edvin Rama është një shtetar i korruptuar dhe kreu i një narkoshteti në juglindje të kontinentit Evropian. Përmes kapjes së të gjitha pushteteve me duart e partisë shtet, Rama mbetet i vetmi që po godet pa reshtur kundërshtarët e tij politik dhe me çdo kusht për një mandat të katërt që po synon, ai ka mbjellë frikën mes të vetëve, urdhërimin e sistemit gjyqësor për kundërshtarët dhe ku si qëllim final mbetet ndëshkimi dhe zhdukja e pluralizmit në Shqipëri.
Sesioni i 79-të “Samiti i së Ardhmes”në Kombet e Bashkuara shënoi për Shqipërinë në datë 21 Shtator, 2024 një nga ngjarjet që më vete tregon se po jetojmë historinë e marrëzisë së autokratëve. Se nga e merr frymëzimin Edvin Rama dhe që pompohet kaq fort sa logjika e helmuar merr kurajë dhe shqelmon kushtetutën e sovranit këtë koha do ta vërtetojë. Në të vërtetë kjo ishte një shtesë tjetër e gurëve kilometrik që prej Rumpallës (“RUMMAGING THROUGH ALBANIA”) * së një artisti si ministër kulture… i kthyer në një kryebashkiak, i një kryetari partie politike që më pas që u shndërrua në një kryeministër për t’u staxhionuar në kolltukun e vet, por që më shumë po vërteton se i shërben interesit të vet dhe kurrë jo shtetit Shqiptar, kombit shqiptar në rajon, sepse nga tribuna e OKB-s një drejtues shteti shpreh si dhe ka rastin të mbrojë së pari interesat më jetike të kombit të tij. Shpërfillja kryeministrore e kombit ku gjithsha shkon për vëmendjen e një lajmi të shkoqur një ditë më parë si sensacioni në “New York Times”, i kushtoi diplomacisë si provokim përmes tolerancës fetare dhe dha atë shpërthim që tërhoqi vëmendjen nga të tjera ndodhi në jetën e përditshme të Shqipërisë me rëndësi jetike për zhvillimete vendit.
Për Ramën, Shqipëria sikurse i është dashur gjithmonë si sensacioni i përditshëm i shitjes turistike, ka mbetur dhe oferta e copëtimit ekonomik të territorit për investitorët strategjikë, dhe aspak e pronarëve dhe e biznesit vendas. Në thelb dy vjeçari mbi 10 milionësh i “bumit turistik” është shoqëruar me emigracionin masiv të shqiptarëve dhe nga ana tjetër me thithjen e krahut të punës nga punëtorët sezonalë të kombësive të huaja për turizmin. Status-quo-ja e narkoshtetit me qëllim zhvendosjen e popullsisë autoktone sjell gradualisht humbjen e pavarësisë së vendit sepse politikanët e interesave përfituese personale dhe jo për kombin e ndjejnë veten të përjetshëm në pushtet ndaj copëtimi ekonomiko-strategjik të territorit hapet ndaj çdo prirje globale. Kjo të bën të kuptosh se pushteti i tej zgjatur është shkaktari i rënies ekonomike dhe i lindjes së krizave që kalon një vend dhe planeti në tërësi. Ky oreks pushteti e ka konfuzuar aq shumë Ramën sa që ai vetë deklaroi se me një grup këshilltarësh dhe pa pyetur sovranin-popull i japin atyre statusin e një elite për të shpallur jo vetëm projekte “stacionesh azil kërkuese”, por edhe më tej me projekte “shtet-formuese”. Këto ide synojnë të shfuqizojnë brenda kufijve territorialë të Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë të mbrojtur dhe të zgjedhur nga populli thelbin se, “Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”*. Do të jetë koha ajo që do ta tregojë të vërtetën për këto dhe për dhe interesat pas tyre, por republikën shqiptarët nuk duhet ta humbin. Rrënja e kësaj ideje duhet parë me shumë kujdes sepse 11-12 vite pushtet i kanë dhënë kohë Ramës që të futet thellë edhe në liritë shpirtërore të shqiptarit të cilat historia i njeh se sa rëndë u goditën në 1967 nga Partia e Punës dhe doktrina komuniste besimi shpirtëror dhe feja. Një ideologji që ka mundur të depërtojë gjatë 33 viteve tranzicionit dhe vazhdon të përshtatet me mendësinë kolektiv që riprodhon vetveten në pushtet.
Asgjë nga besimi dhe asgjë nga demokracia një sistem i tillë që ka shpopulluar vendin dhe ka varfëruar shqiptarët nuk ka të bëjë me risitë dhe me zhvillimin sepse po goditet rëndë pluralizmi dhe po burgosen kundërshtarët politikë. Një opozitë nën kontroll, një opozitë bashkëpunuese e investuar nga pushteti shihet nga Rilindja Socialiste si stabilitet, ndaj me shtrirjen në diasporë dhe marrjen e votës së shqiptarëve nga zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025 e shohin si pushtet të pakufishëm në të ardhmen, me dhe pa Evropën diktatura instalohet, korrupsioni dhe narkoshteti do të sundojnë.
Por përballë zgjedhjeve të 2025 qëndrojnë dy realitete mes Nju Jorkut dhe Tiranës.
Ka shtetarë qesharakë tani që kanë humbur reputacionin diplomatik dhe që me paratë e taksapaguesve enden mes varfërisë së selfie-ve propagandë nëpër botë ku ka diasporë duke pretenduar se janë duar pastër për goditjet e njëpasnjëshme që pushteti kanë ndërmarrë mbi opozitën. Media paralelisht turret* në diasporë të pushtetarëve i japin aq ngjitur në problematikën e lajmeve si në rastet më të freskëta të proceseve gjyqësore Berisha, Malltezi, Salianji, si për të provuar nga një anë alibinë e përfshirjes së politikës në pushtet, dhe nga ana tjetër qetësinë kur drejtësia godet dhe funksionon dhe qeveria nëpër botë fiton përkrahje.
A është ai më lartë realiteti me Shqipërinë apo ky më poshtë për t’u kuptuar me rilindësit në Nju Jork?
Pagatori Erion Veliaj, kallëzuesi Taulant Balla dhe urdhëruesi Edvin Rama janë në Nju Jork për mbylljen e punimeve të Sesionit të 79-të të OKB-s “Samiti i së Ardhmes”.
Hipokrizia e tyre rrëzoi stilin e propagandës sepse mes ngjarjeve kryesore që do të rrëmbenin vëmendjen si Pritja në Shtëpinë e Bardhë ku ishin Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, Shqipëria u përfaqësua nga ministri i Jashtëm Igli Hasani. Fundosja nuk filloi këtu sepse një tjetër humbje jo e rastit, ishte ajo e mbrëmjes së papionit të zi* organizuar nga Këshilli i Atlantikut me Global Citizens Award. Në atë mbrëmje vëmendja u tërhoq nga reagimet e Elion Musk për kryeministren italiane Giorgia Meloni, dalluar së fundi për rolin e Italisë në mbështetjen e Ukrainës si dhe ruajtjes së vlerave të qytetërimit perëndimor ndërsa për partneritetin me NATO-n u vlerësua Kyriakos Mitsotakis, një dyshe e rëndësishme e fqinjëve me Shqipërinë, që në diplomaci dhe arritje rajonale e globale po i japin qytetërimit dhe rajonit ku Shqipëria ndodhet.
Sa ngushtë ATSH dhe media shqiptare i paraqesin lajmet rreth kryeministrit në Nju Jork, agjendën e tij dhe takimin me diasporën që si sot po ua kërkon votën dhe këto të bujshmet që do t’i duheshin Ramës mbetën fare pa u përcjellë edhe si ngjarje, por që praninë e Ramës është më lehtë të hiqesh se ato nuk kanë ndodhur. Kjo pra tregon faktin se Rama dhe orbita e tij nuk mund të qasen në ngjarje kaq të rëndësishme sepse korrupsioni të bën pis. Ndaj Ramës i duhen të tjera veshje dhe pozicione me veprimtari të sforcuara që bashkë me Veliajn dhe Ballën që e shoqërojnë dhe prodhojnë lajme duan të shkaktojnë tërheqjen të vëmendjes në opinionin publik. Kjo është shfryrja që ndodh me mungesën e energjive që i shkakton jetlag-u rilindësve në diasporë.
Ne mund ta kishim justifikuar mos pjesëmarrjen e Ramës në Global Citizens Award edhe duke e rrëfyer se ishte kodi i veshjes që nuk i lejon “atletet”, por kjo nuk përbën më lajm… Por edhe mund të tregohej dhe kjo tjetra se edhe diplomaci funksionon karma* nga ana e saj ka rregulla dhe nuk mund të shpëtosh dotprej tyre.
A e ka marrë Rama mësimin nga turrjet e diasporës në Greqi dhe Itali për të kuptuar se nuk mund të bëhesh dot zot në shtëpinë e tjetrit?
Në qoftë se jo, le ta rikujtojmë Ramën kur recitoi Naimin në Athinë.
Aty ku ironia dhe harbutëria përballet me tolerancën e një fqinji që ndodhet në shtëpinë ka tolerancë dhe nuk preket nga pusulla fshehur nën titullin “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”.
Kjo na tregon se arti i fjalës dhe i diturisë e i tolerancës së një rilindësi të vërtetë si Naim Frashëri* e ka humbur qytetarinë për shkak të kartës së një patrioti të shtirur në vendin e tij që kërkon me çdo kusht pushtetin dhe do t’u marrë votën emigrantëve me të tilla shfaqje.
E kuptuar më drejtë, si kryeministrja e Italisë Meloni dhe po ashtu edhe kryeministrit grek Mitsotakis e shfrytëzuan platformën e Asamblesë së Përgjithshme për problemet thelbësore të planeti pa u tërhequr nga dobia e kombeve të tyre, vlerësuan marrëdhënieve mes vendeve, sikurse edhe e shijuan kohën për të marrë vëmendjen mediatike. Ndërsa kryeministri shqiptar Rama mes këtij turfullimi të mungesës së vëmendjes konfuzoi Elion Maskun e satelitëve dhe të raketave hapësinore me platformën e fjalës së lirë X, prej nga ku nisi hakmarrjen e shkruar me mesazhet të tipit “tomahawk”* për të goditur me fjalë fyese nga largësia e kontinenteve politikanët e opozitës me tej kënaqjen që kundërshtarët ndëshkohen me porosi nga drejtësia.
Rama nga Nju Jorku mori mësimin se përpara sot ka atë fushëbetejë politike që ka krijuar me popullin opozitar dhe me diasporën.
_________
*jetlag-shenjat e lodhjes dhe efekte të tjera fizike që një person përcjell pas fluturimit nëpër disa zona kohore.
*”Albania is planning a new Muslim state inside its capital”-Shqipëria po planifikon një shtet të ri mysliman brenda kryeqytetit të saj.
*”Republika e* Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm”- Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Parimet Themelore, Neni 1- Pika 2 Botimi zyrtar 2017.
*Naim Frashëri- me vjershën “Dëshira e Vërtetë e Shqiptarëve”, zarfi i Ramës në Athinë për kryeministrin grek Mitsotakis.
* “tomahawk”- raketa me rreze të madhe veprimi pavarësisht nga kushtet e motit.
*turret-vrap
*karma- shuma e veprimeve gjatë përvojave të ekzistencës së një personi që i përcaktojnë atij të ardhmen.
27 Shtator, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)