Ardit Bido, drejtori i Arkivave të Shqipërisë që na shfaqet si analist nē studiot e Tiranës paska marrë rolin e zëdhënësit të Vuçiçit sonte në programin e Eni Vasilit!
Nuk e di nëse e ka nga mosnjohja apo po i shërben shefit të tij Edi Rama!
Sa rëndë!
Me këto lloj qëndrimesh jeni bërë krejt i pabesueshëm edhe për qëndrimet e drejta sipas meje që keni mbajtur ndaj Belerit!
Ardit!
Vuçiç as nuk ka të drejtë as nuk mund të diktojë se çfarë ndodhë në territorin e Kosovës!
Ardit!
Kosova është shtet i pavarur nga Serbia, shtet sovran ndaj saj që nga 12 Qershori i vitit 1999 dhe shtet i njohur nga shumica e shteteve të botës nga 17 shkurti i vitit 2008.
A çon forca speciale apo polici të zakonshme është kompetencë dhe e drejte e qeverisë dhe shtetit të Kosovës.
E rëndesishme është tē mbrohen e të respektohen të drejtat e serbeve në atë pjesë të territorit të Kosovës!
E Kosova i ka respektuar të drejtat e serbëve në mënyrë të shkëlqyer.
Përpos kurtheve dhe provokimeve të serbëve të manipuluar policia e Kosovës ka treguar një profesionalizëm të paparë jo vetëm në Kosovë por krahasuar me të gjithë Ballkanin po deshe për të shmangur çdo lloj provokimi.
Qytetarët kosovare të kombësisë serbe janë minoritarët më të privilegjuar në tē gjithë Europen për të mos thënë në të gjithe botën.
Me ato çka ndodhë në veriun e Kosovës e drejta është me Albin Kurtin dhe qeverinë e Kosovës.
Përendimi është gabim!
Europa është krejt gabim!
Politika e SHBA-se eshte krejt e gabuar në këtë çeshtje!
I vetmi qëndrim i drejtë nga fuqitë perëndimore është ai i Britanisë se Madhe.
Peter Stano po mbron interesat e Serbisë jo diplomatikisht po krejt hapur.
Lajçak po mbron hapur interesat e Serbisë krejt hapur bile dhe me arrogance.
Një intelektual duhet të jetë me te drejten e jo me Edi Ramën.
Një intelektual duhet të jete me Kosovën e jo e jo me Serbinë gjenocidale!
Një shqiptar nuk duhet dhe nuk mund të dalë kundër interesave të kombit dhe gjakut të tij.
E Kosova është gjaku ynë që nuk falet.
Vetëm fakti që Aleksandar Vuçiç ka dalë me ato kërcënime dhe kërkesa të cilat nuk mund ti realizoje në nje shtet tjeter tregon se Kurti ka të drejte!
Ishte po ai Vuçiç që detyroi policët serbë të veriut te Kosovës të hidhnin uniformat në mënyrë demonstrative e sot kërkoka që ata të rikthehen!
Pse?
Ishte Vuçiç që ju dha urdhër serbeve të veriut që ndiqnin bandat e Radoiçiçit të mos merrnin pjesë ne zgjedhje e sot kërkon zgjedhje?
Pse?
Sepse Kurti e ka shpartalluar Vuçiçin intelektualisht, politikisht e taktikisht!
Serbet sot masivisht po regjistrojnë targat e shtetit të Kosoves!
Dinari serb sot nuk pranohet brenda shtetit te Kosovës.
Zyrat e paligjshme postare të Serbisë sot nuk ekzistojnë më në territorin e Kosovës.
Serbët e veriut nuk iu përgjigjen me bandave të Vuçiçit për bllokime rrugësh.
Serbet e veriut gjithnjë e më shume po e pranojnë shtetin e Kosovës si shtetin e tyre.
Vuçiç e di që Veriu i Kosoves i ka ikur bandave dhe kontrollit tē tij perfundimisht e nuk e ndihmon dot as Stano e as vëllai jargavitës në Tirane e bile as sejmenët e Edi Rames në studiokazanët rilindas!
E bash mungesa e kontrollit në veri të Kosovës e ka bere Vuçiçin të dalë me kërkesa ultimative e njëkohësisht qesharake para publikut serb!