Në një metropol të madh hapen dy qendra tregtare, njëra ku shiten burrat dhe tjetra ku shiten gratë. Një beqare e mahnitur nga një risi e tillë vendos të hyjë në këtë supermarket për të kërkuar një burrë. Sapo hyn brenda, në recepsion i jepen udhëzimet: “Ndërsa të ngjitesh, do të gjesh burra më të mirë e më të mirë se ata të kateve të mëparshme, por mos harro se sapo të ngjitesh një kat, nuk do të mund të shkosh poshtë dhe të blesh një burrë nga kati i mëparshëm”
Gruaja e bindur plotësisht hyn dhe ngjitet në katin e parë, përballë saj ka një derë me një tabelë që thotë “këta burra janë të pashëm”… Gruaja mendon se mund të meritojë më shumë dhe ngjitet në katin e dytë. E njëjta derë me një tabelë që thotë “këta burra janë të pashëm dhe të pasur”. E njëjta derë, e njëjta shenjë “këta burrat janë të pashëm, të pasur dhe janë baballarë të mirë” Gruaja nuk ngopet dhe ngjitet përsëri. E njëjta situatë “këta burra janë të pashëm, të pasur, janë baballarë të mirë dhe janë besnikë” Gruaja ngjitet më tej duke besuar se do të gjejë gjithmonë më të mirë. E njëjta gjë “këta burra janë të pashëm, të pasur, baballarë të mirë, besnikë dhe i duan vjehrrat e tyre” Gruaja ngjitet përsëri sepse do më shumë. “Këta burra janë të pashëm, të pasur, janë baballarë të mirë, besnikë, i adhurojnë vjehrrat dhe janë të frikësuar por jo obsesive” Gruaja pushtohet nga euforia, ajo ngjitet në katin e fundit duke besuar se ka më të mirën përballë saj. Në një moment ajo përfundon në një dhomë të mbuluar nga rrezet infra të kuqe dhe në derën përballë saj ndizet një ekran me diçka të veçantë të shkruar mbi të: “Ju jeni vizitori ynë 985782234135450, kjo tregon se është absolutisht e pamundur të kënaqësh një grua”
Në dyqanin ngjitur, një burrë vendos të gjejë një grua. I përsëritet i njëjti informacion nga dyqani ku shesin burrat dhe ai hyn në katin e parë. Burri sheh derën me shenjën “këto gra duan të bëjnë seks”. I riu vendos të ngjitet në katin e dytë. E njëjta histori “këto gra duan të bëjnë seks dhe nuk shqetësohen”…Katet 2, 3, 4, 5 dhe 6 nuk janë vizituar kurrë…….