Analisti Genc Burimi ka komentuar sot takimin e Ramës me diplomatët e huaj, ku ky i fundit është shprehur se strategjia e radhës e Shqipërisë është hapja e ambasadave në vendet e huaja si AZI (Filipine), Afrikë e Bangladesh, për të sjellë forcë punëtore në Shqipëri ndërkohë që vendi ynë po braktiset nga fuqia punëtore.
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv me moderator, Edvin Parruca, sipas Burimit, takimi i Edi Ramës ishte një qokë e radhës, pasi është shumë e gjatë si vizitë, 3 ditë, nuk ka kuptim pasi Shqipëria nuk është vend konfederal. Ditë e qëndrimit janë harxhe për vendin, sipas Burimit, pasi janë taksapaguesit që paguajnë.
‘Në fjalimin e Ramës pashë 2 moskoherenca të jashtëzakonshme. E para ku greqia rënditet në treshen strategjike për shqipërinë , pra Rama tha Turqi, Greqi dhe Itali, paradoks sepse para pak muajsh Rama shkoi dhe ta godasë Greqinë dhe qeverinë e saj në zemër të Athinës, me nje fjalim me aksent dhe me thekse nacionaliste, shokues. Që nga historia e zotit Bejleri Greqia është bërë sot një vend që ka bllokuar qartësisht dosjen e anëtarësimit të shqipërisë në BE, sepse Shqipëria në kundërshtim me Serbinë dhe me Malin e Zi ende s’ka hapur asnjë kapitull të negociatave ndërkoh Mali i Zi ka hapur 10 kapituj dhe Serbia ka hapur 23 dhe të dyja këto vende kanë mbyllur tashmë 2-3 kapituj se s’kemi hapur asnjë dhe kjo i detyrohet pikërisht përkeqësimit të marrëdhënieve të Ramës dhe Greqinë.
Të bjerë kaq poshtë strategjia e një vendi ku të ardhmen e sheh me hapje ambasadash që të sjelli fuqi punëtore ndërkoh që vendi po braktiset nga fuqia punëtore. Më duket e kopshme kjo strategji e Edi Ramës që po bën një zëvëndësim të madh të popullatës.
Provokimi i dytë i Ramës ose mos koherenca e Ramnës është pikërisht kur presim të kemi një diplomaci ekonomike, sic kanë shumë vende sot në perëndim, pra një diplomaci që të tërheqë shume investime të huaja në Shqipëri, Rama i ve qellim diplomacisë të mos kthehet drejtë dipllomacisë ekonomike por te kthehet drejtë ekonomisë importuese të fuqisë punëtore nga jasht pra qartazi nga Azia dhe në Kinë e në Afrikë.
Takimi i Edi Ramës ishte një qokë e rradhës, më duket shumë e gjatë si vizitë, 3 dit, nuk ka kuptim , Shqipëria nuk është vend konfederal. Janë harxhe për vendin, 3 ditë, janë harxhe sepse janë taksapaguesit që paguajn.
Sot dihet botërisht që shumë para e pisët vjen në Shqipëri, ajo e para e drogës që vjen nga Kolumbia që shkon në Amsterdam, dhe aty prap shqiptarët e marin e shperndajnë, ajo drogë nuk hyn në Shqipëri por ajo para, me miliarda që prodhohet që është e vështirë të shplahet në Evropë sepse ka kontrolle vjen lahet dhe shplahet në Shqipëri dhe shkon në ndërtim. Pra të bëjë dicka Rama që kjo para që po shkon në ndërtim të shkojë në ndërtime uzinash, gjysma e të keqes. ‘- u shpreh Burimi.