23 Gushti është “Dita e Shiritit të Zi ( Black Ribbon Day) Dita zyrtare europiane e kujtesës së krimeve naziste, fashiste, komuniste e staliniste! Këshilli i Europës duke pasur parasysh krimet që kan kryer diktaturat në shekullin njëzet ka vendosur që diktaturat të dënohen dhe viktimat dhe barbarizmat e tyre, shtetet që i kaluan këto diktatura, të i kujtojnë dhe mos ti harrojnë krimet. Diktaturën fashiste, naziste, mbas mbarimit të luftës dytë botërore europa krijoi Gjykatën e Nurmbergut për ti dënuar ligjërisht këto krime që nga vitin 1948 e në vazhdim. Diktaturën staliniste europajuglindore e dënoi në vitin 1956, kurse diktatura komuniste ra në vitin 1988 me shembjen e Muri i Berlinit.
I vetmi vend në europë Shqipëria u sundua nga stalinizmi 46 vite, dhe nuk e dënoi këtë ideologji vrastare, por kaloi nga sistemi stalinist, në sistem pluralist, pa marr aprovimin e antikomunstave me një veprim aspak ligjor juridik, por ideologjik formal që mbrenda 4 ditësh u ndrua sistemi, dhe u krijuan parti formale antikomuniste me një objektiv të qartë:
“Mos dënimin e Krimeve të stalinizmit shqiptar enveristë!”Duke lejuar Partinë e Punës së Shqipërisë që kishte kryer krime të ishte pjesë e pluralizmit politikë duke mos e dënuar ligjërisht për dhunimin e të drejtave dhe lirive të njeriut për 50 vite ndaj antikomunistave shqiptar.Dhe ka tre dekada që e gjithë klasa politike e krijuar në 4 ditëshin e dhjetorit 90,vazhdoi e vazhdon politizmin e demagogjinë kundra enverizmit por nuk bëri asnjë akt juridik ligjor, për ta dënuar partinë komuniste dhe hitlerin e europës juglindore stalinistinEnver Hoxhën. Që nga 29 nëndori i vitit 1944 e deri në të ashtuquajtur ndryshim sistemi në 90 bilanci i krimeve të komunizmit enverist janë një bilanc i paimagjinushëm për europën e pas luftës së dytë botërore për mijëra jetët njerzoretë humbura. Shqiptarët antikomunistë vuajtën 914.000 vite burg. U krijuan kampe përqendrimi ku nuk u kursyen dhe jetët e fëmive si në Tepelen. Ku nga uria vdiqën mbi 350 fëmijë të antikomunistave nga veriu.
Cili vend në europë ka një bilanc krimi si Shqipëria.?!
23 gushti bashkon ditë-vdekjet e personazheve të njohura, qëndrestarve shqiptarë që kanë dhënë shumë për lirinë, shtetin, dhe kulturën tonë kombëtare, por më shumë se çdo gjë tjetër për dinjitetin tonë historik në mbrotje të lirisë,flamurit, dhe kombit.
Ky 23 gushti si ditë kujtesës europiane dënon krimet e stalinizmit shqiptar dhe denoncon publikisht dhe banpërgjegjës ndaj kombit dhe shoqërisë, klasën politike, udhëheqësit e institucjoneve të shtetit shqiptar të këtyre tre dekadave që nuk i denuan krimet e komunizmit. Sot kjo ditë dënon heshtjen e politikanëve të të gjitha ngjyrave ndaj krimit komunistë.
Shqipëria nga një diktaturë staliniste, nuk qe në gjendje të ndërtonte shtetë të së drejtës,sepse klasa politike nuk ndoqi rrugën e demokratizmit të vendit por si një lukni ujqërish për të ndërtuar pushtet me dogma të komunizmit. Pushteti politik gjatë kësaj periudhe 34 vjeçare ndërtoi një sistem korrupsioni, duke prishur ekuilibrat e shoqërisë me propogandë dhe duke përdorur heshtjen ndaj krimeve të diktaturës. Ne si shtet nuk kemi ditë kujtese siç e ka europa. Ditën europiane të kujtesës këtë vite, po e përkujtojmë këtu në Koplik të Malsisë Madhe, këtu ku krisi pushka e parë antikomuniste që e udhëhoqën burrat e shquar të Malsisë Madhe bajraktari i Hotit, Mulë Deli Bajraktari. Ushtaraku dhe komandanti i shquar Llesh Marashi i Shkrelit, heroi i mbrojtes së kufive të shtetit shqiptar, trimi legjendar i Këlmendit Preng Cali që u vra në besë nga të pabesët stalinisti kriminel Mehmet Shehu.
Këtu u krye Masakra e Koplikut nga komunistët shqiptar, që nga 28 korriku deri me 29 gusht 1948, U torturuar 56 burra dhe gra, ku në mes këtyre burrave dhe grave, një malsore do të lindte në mes torturve fëminë e saj. Këtu u torturua shkencëtari Dom Aleksandër Sirdani biri i Bogës trime, sëbashku me Dom Pjetër Cunin vetëm se ata nuk e mohonin Zotin! Do të torturonin malsorin trim luftëtarin antifashist e atdhedashës burrin e besës të Malsisë Taro Keqin, Katolikun trim e të pamposhtur Nik Mark Rexhën. Dhe mbas torturave dhe vrasjes barbare trupat e këtyre meshtarve të besimit e të lirisë, dhe trimave të pamposhtur të Malsisë do të hidheshin në kanalin e ujrëva të zeza jo shum larg këtij tubimi që zhvillojmë sot në nderim të tyre.
“Masakra e Koplikut” nuk harron, ajo i ka në kujtesë xhelatët e krimeve të masakrës, ajo i ban thirrje Institucjonit të Autoritetit të hapjes së Dosjeve të ish sigurimit të shtetit : Kur do ti bani prezencë para shoqërisë shqiptare emrat e xhelatëve dhe dosjet e tyre kriminale që kan kryer krime në Koplik e në gjith Shqipërinë. Jo ma larg se dje Gjykata gjermane dënoi një sekretare të nazizmit 17 vjeçare , dhe pse ajo është 94 vjeçare sot. Breznia e re pret ti njohi xhelatët që mos të lejojnë të përsëritet krimi.
Lavdi të përjetshme këtyre grave e burrave trima, këtyre antikomunistave heronj, që nuk u stepën përball barbarizmave të kriminelve të partisë komuniste shqiptare. Sot Shqipëria lëngon për liri demokraci, për dinjitet. Sot shoqëria shqiptare është e ndamë në antikomunistë, dhe komunistë.
Ne antikomunistët jemi etaloni, lajmëtarët e europës me një dinjiteti të padiskutueshëm për shqiptarët. Komunistët janë pjesa e urrejtjes, sunduesit, përçmuesit e vlerave, dokeve, fesëfisnikërisë kombëtare. Politika shqiptare postkomuniste dhe pushteti në Shqipëri kan zgjedhur heshtjen dhe harresën duke u bërë palë me krimin.Europa e dënon krimin shteti shqiptar hesht ndaj krimit. Shenjtëria e tij Papa Francesku do të priste në Vatikan me 25 tetor 2023 përfaqësinë e antikomunistaveshqiptare dhe do të lutej për shpirtat e humbura, dhe vuatjetshekullore të antikomuniste në diktaturën staliniste.
E kundërta ndodh me Presidentin e shtetit shqiptar, me Kryetarin e Parlamentit, me Kryetarin e Qeverisë ata i urrejnë antikomunistët, bëjnë hipokrizi me kujtesën dhe kan ndërtuar një sistem qeverisës, mediatik që të zhduken nga kujtesa krimet e Enver Hoxhës.
Sot nga Kopliku i masakruar nga regjimi komunist, nga Malsia e Madhe antikomuniste i drejtohem Drejtuesve të shtetit shqiptare: Kur do ti dënoni krimet e stalinizmit shqiptar me ligj si gjith europa. Keni 6 muaj që heshtni përballë kërkesës së Konferencës Ipeshknore të Shqipërisë, kërkesës së bashkëngjitur Konferencës Ipeshknore dhe të tre komuniteteve fetare Myslimane, Bektashiane, ortodokse, si dhe Rezolutës Kombëtare të Unionit MbarkombëtareIntegrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë. Nuk ndërtohet demokracia pa dënuar krimin komunistë. Kur Partitë politike shqiptare, do të ju kërkojnë falje shqiptarve për krimet e komunizmit.? Zoti President, Znj. Kryetare e Kuvendit, Zoti Kryeministër kur do të ju kërkoni falje familjeve shqiptare që përballuan krimet e stalinizmit enveristë.?
Heshtja juaj është veprim kriminal, dhe dhunim i të drejtave dhe lirive të njeriut ndaj shqiptarve që vuajten mbi 9 shekuj burg e internim,të mbi 6000 familjeve që kan tre dekada që skan gjetur eshtrat e të zhdukurve. Si mund të jeni të qetë Ju drejtues të shtetit, ku bashkatdhetarët tuaj nuk kan një varr për familjet e tyre, ku fal rezistencës së tyre ju sot gëzoni benifitee pasuri marramendse të sistemit për të cilën u sakrifikuan antikomunistët shqiptarë. Ju që ishit palë me diktaturën dhe duartrokisninit burgimet e vrasjet tona, pa dhanë asnjë kontribut në dënimin e diktaturës, dhe heshtni dhe përbuzni sakrificat tona mbinjerzore.
Nqs ju zgjidhni heshtjen si drejtues të shtetit, ne do të ju denoncojmë deri në Strasburg për dhunim dhe përçmim ndaj të drejtave dhe lirive të njeriut të 100.000 familjeve shqiptare që përballuan diktaturën.
Po opozita pse i është bashkuar korit të kukuvajkave të pushtetit me heshtje ndaj kërkesës tonë për të dënuar krimin komunist me ligj. Opozita nuk është vetëm të luftoi me marr pushtet, por për të mbrojtur të drejtat e liritë e qytetarve që i dhunon pushteti. Është turp kombëtar që 59 deputete të opozitës që kan marr votën e antikomunistave shqiptar prej 34 vitesh, heshtin nga 6 muaj si mazhoranca ndaj kërkesës për ti dënuar krimet e komunizmit si shtet që kërkojmë të bahemipjesë e Europës. Nuk shkohet në Europë pa dënuar krimet e komunizmit. Sot kjo dite kujtese europiane, detyron se duhet futur thellë bisturia e drejtsisë në ndërgjegje që të gjinden eshtrat e të zhdukurve, Duhet orgjensisht të caktohet dita e kujtesës së shqiptarve siç ban Europa, Sot kjo ditë kërkon të ngrihet në Tiranë muri i kujtesës për 6000 të zhdukurve të komunizmit,përballë Piramidës së diktatorit shqiptar.
Detyra e shtetit shqiptar, është ti tregoi të vërtetën e krimit komunist brezave që nuk e dine, Drejtsia shqiptare të penalizoi ligjërisht autoret e vrasësve, dhe kujtesa të ruhet si shenjtëri ndaj martirve dhe të zhdukurve.. të futen në kurikulumet shkollore letërsia e antikomunistëve, dhe të bahen prezencë krimet e enverizmit. Nqs ne do ti bashkohemi heshtjes së politikës ndaj kujtesës, do të përbante nji nga turpet ma të mëdha në historinë tonë kombëtare. Do të ishte nji njollë e pashlyeshme për të gjithë neve të rezistencës anti-komuniste. Edhe të vdekurit nga varri do të protestojshin këtë padrejtsi monumentale. 23 Gushti dita europiane e kujtesës denoncon shtetin shqiptar për mos dënimin e krimeve të komunizmit!
Besim Ndregjoni