Vendimet e qeverisë Kurti në kundërshtim me vullnetin e ndërkombëtarëve;
1. Ndërkombëtarët ishin KUNDËR kontrollit të territorit të Veriut nga forcat e policisë speciale të Kosovës. Forcat u futën e sot atje në masë të madhe sundon rregulli dhe ligji.
Edhe serbët nuk iu përgjigjen më çangave të Beogradit.
Pra kjo rezultoi SUKSES!
2. Ndërkombëtaret ishin KUNDËR vendimit të qeverisë së Kosovës për targat në veri të Kosovës.
Sot kemi targa te Republikës se Kosoves ne shumicë në atë pjesë të territorit të Kosovës.
Rezultati – SUKSES.
3. Ndërkombëtaret ishin KUNDËR vendimit të Bankës Qëndrore të Kosovës për ndalimin e përdorimit dhe transfertave të dinarit në veri të Kosovës.
Rezultati ishte – SUKSES i qeverisë së Kosovës.
4. Ndërkombëtarët ishin KUNDËR mbylljes së zyrare të Postës Serbe në veri të Kosovës.
Qeveria e Kosovës i mbylli.
Edhe ky vendim rezultoi SUKSES!
5. Ndërkombëtarët janë ngritur në kor kukuvajkash nga Washingtoni në Paris, Bruksel e Prishtinë KUNDËR hapjes së Urës së Ibrit duke paralajmëruar se nëse hapet mund të plasë lufta e Tretë Botërore!
Lajçaku një personazh tashmë gati grotesk për rolin e tij krejt të njëanshëm në këto negociata thotë që ura duhet të diskutohet në Bruksel si pjesë e negociatave!
Miroslav!
You have become a joke man!
Stop doing this!
Stop eroding your career!
EU taxpayers should not pay money to such clowns!
Ura DUHET të hapet e do të HAPET e asgjë nuk do të ndodhë sepse ura nuk rrezikon asgjë e asnjë!
Ah po rrezikon planet e atyre që duan Kosovën të ndarë e dorën e Serbisë në Kosovë.
Do të ishte në nderin e KFOR dhe ndërkombëtarëve që ta hapnin vetë urën e Ibrit pa e pyet fare qeverinë e Kosovës që kjo të mos i marrë meritat e hapjes se saj.
Kjo do të ju a ruante sado pak dinjitetin dhe integritetin që e keni humbur prej kohësh!