Gjeneralkoloneli në lirim Leonid Ivashov (1943) njihet si një personalitet ushtarak dhe shoqëror, si specialist në fushën e gjeopolitikës, e konfliktologjisë, e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të historisë ushtarake, President i Akademisë së problemeve gjeopolitike prej vitit 2015, doktor i shkencave historike prej vitit 1998, profesor i Institutit shtetëror të marrëdhënieve ndërkombëtare të Moskës dhe i Institutit shtetëror linguistik të Moskës, përgjegjës i Drejtorisë qendrore të bashkëpunimit ushtarak ndërkombëtar të ministrisë së mbrojtjes gjatë viteve 1996-2001, anëtar i Lidhjes së shkrimtarëve të Rusisë prej vitit 1998.
Si një personalitet i lartë ushtarak dhe shoqëror, ashtu si edhe krejt kasta e lartë politike ruse, ka qenë përkrahës i regjimit fashist të Millosheviçit gjatë krimeve qe ai po kryente në vitet ’90 kundër popullit shqiptar të Dardanisë. Prandaj në Gjykatën ndërkombëtare të Hagës, së bashku me dy krerët kryesorë të politikës ruse, Evgjeni Primakovin (1929-2015) dhe Nikollaj Rizhkovin (1929-2024), qe paraqitur si dëshmitar në mbrojtje të kryekriminelit Millosheviç.
Në një intervistë të vitit 2010, prej së cilës kemi shkëputur vetëm dy fragmente, zbulohet qëndrimi armiqësor i politikës franceze ndaj kombit shqiptar, mbështetja e saj e fuqishme ndaj shovinizmit serbomadh, si edhe tradhtia e Hashim Thaçit ndaj popullit shqiptar të Dardanisë, si një agjent, i rekrutuar paraprakisht nga shërbimi sekret francez për interesat e Serbisë fashiste.
Ja çfarë ka deklaruar gjenerali rus në atë intervistë për revistën“Itogi”, të botuar në faqen e internetit “russmir.info” të datës 27 gusht 2010:
Pyetje: Leonid Grigorjeviç, a është e vërtetë që njëfarë majori francez u ka pasë përcjellë serbëve të dhëna për bombardimet e NATO-s?
Përgjigje: Shefi i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Francës, gjeneralarmatë Zhan-Pjer Kelsh, me të cilin kam marrëdhënie shumë të mira, gjithashtu, nuk ka qenë përkrahës i bombardimeve të Jugosllavisë. Meqë ra fjala, kundër kanë qenë edhe shumë ushtarakë nga vendet e tjera të NATO-s. Prandaj, në rastin e majorit francez nuk ka asgjë për t’u habitur. Në këtë mes luajtën rol jo paratë. Ky ishte një gjest burrëror dhe human në shkallën më të lartë, sepse nuk kanë pasë ekzistuar kurrfarë arsyesh për bombardimin e Jugosllavisë. Por përsëri del në skenë Ollbrait! (Madeleine Albright – 1937-2022, Sekretare amerikane e Departamentit të Shtetit). Kur ministri i punëve të jashtme të Britanisë, Robin Kuk (Robin’ Cook – 1946-2005), vetëm sa hapi gojën e tha se juristët e tij nuk do ta aprovojnë kurrë ultimatumin që i ështe dhënë Beogradit dhe as do ta përkrahin planin e bombardimeve, Ollbraiti e paskej pasur gati këshillën:
“Pajtoni në punë juristë të tjerë!”.
Ja, kështu bëhet politika sipas mënyrës amerikane… Në dhjetëvjetorin e bombardimeve, ish-këshilltari i de Golit (Charles de Gaulle 1890-1970), gjeneali Pjer Gallua [(Pierre Gallois – 1911-2010, ka qenë i njohur si përkrahës shumë i vendosur i shovinizmit gjakatar serb gjatë luftërave agresive që ky zhvilloi kundër disa popujve të gadishullit tonë në fundin e shekullit të kaluar dhe si kritik i hapur i NATO-s dhe i rolit të saj gjatë bombardimeve të pranverës së vitit 1999. Për këtë qëndrim të tij në përkrahje të bishës fashiste serbe, ai ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë shumë respekt në Serbi dhe, si shpërblim për këtë përkrahje të pamoralshme, qe zgjedhur anëtar i akademisë serbe të shkencave dhe të arteve – E.Y.] pati dërguar në Beograd një fjalim të vetin, të regjistruar në video, në të cilin zbulonte disa sekrete të NATO-s…
Pyetje: Kur ju po mbronit Millosheviçin në Hagë, a ju pati qëlluar rasti të takonit Karla del Ponten?
Përgjigje: Jo, nuk pata rast ta takoj. Atje, për çdo të akuzuar, qe krijuar grupi i veçantë gjyqësor. Si dëshmitarë në mbrojtje të Millosheviçit, përveç meje, ishin të pranishëm edhe Evgjeni Primakovi dhe Nikollaj Rizhkovi. Por unë isha i vetmi nga dëshmitarët që fola dy ditë radhazi. Ndër të tjera, ditën e parë unë rrëfeva për dy biseda të përgjuara telefonike të Ollbraitit me Hashim Thaçin. Ky, që para zhvillimit të ngjarjeve kryesore, pa i peshuar mirë fjalët, paskej deklaruar se, demek, në territorin e Kosovës, përveç shqiptarëve, nuk do të ketë të tjerë – as NATO, as serbë. Asokohe Ollbrait po telefononte nga Gjermania. Ajo pati ngritur telefonin dhe liderit mendjeshkurtër kosovar ia futi të dyja këmbët në një këpucë. Biseda e tyre e dytë telefonike qe zhvilluar më 25 mars 1999, ditën e dytë pas fillimit të bombardimeve. Këtë herë Ollbrait po telefononte nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës:
“Ku ma keni atë kryengritjen tuaj, – po bërtiste ajo me zë të lartë në telefon , – pse nuk e keni filluar kryengritjen?”.
***
Hashim Thaçi e kishte vënë në dijeni Zonjën Ollbrait se në çastin kur do të fillonin bombardimet kundër Serbisë, në Kosovë do të shpërthente një kryengritje mbarëpopullore kundër sundimit serb. Sigurisht që ky ishte një mashtrim i turpshëm i kryetradhtarit Thaçi ndaj Sekretares së Departamentit të Shtetit, sepse ai, si agjent, i rekrutuar nga shërbimi sekret francez për interesat e Serbisë, nuk mund të vepronte jashtë piketave të ustait të tij Millosheviç.
Tani kryetradhtari Hashim Thaçi ndodhet në qelitë e Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë. Por trashëgiminë e tradhtisë ndaj Republikës së Dardanisë e ka lënë pas, te opozita tradhtare në Kuvendin e Dardanisë dhe te jo pak qytetarë nga radhët e popullit dardan, të cilët e vlerësojnë si idhull atë kryetradhtar.
Më 04 gusht, gazeta e nderuar “Bota Sot”, me drejtorin dhe stafin e saj shumë të respektuar, kishte botuar analizën time me titull “Treshja udhëheqëse në Prishtinë nën peshën e tradhtisë së Hashim Thaçit”. Në rubrikën “Komente” të po kësaj gazete, dy qyqarë-dordolecë nga radhët e servilëve të kryetradhtarit Hashim Thaçi, duke mos pasur burrërinë të prezantohen në sheshin e meidanit me emër dhe me mbiemër, por të fshehur si minj gjirizi, njëri me emrin asllan dhe tjetri me emrin sahit, më sulmonin mua paturpësisht.
Nuk është hera e parë që servilë dhe prapanicëlëpirës të kryepolitikanëve tradhtarë, qoftë në Prishtinë, qoftë në Tiranë, më kanë pasë sulmuar me leksikun e tyre prej idiotësh shembullorë. Të gjithë këtyre servilëve të kryepolitikanëve zvarranikë, pakurrizorë para të huajve, ua kam çjerrë maskën keq në vargjet në vijim, të botuara në internet tetë vjet më parë:
Servilëve të politikanëve
tradhtarë për kujtesë
Juve, or mjeranë, truri ju është tretur,
Skllevër keni lindur, skllevër keni mbetur.
Ju pashë kur m’u turrët, si ujq të uritur,
Me inat të rëndë, me dhëmbë të skërmitur.
Ju njoha, or ujqër, ujqër të ndërkryer,
Nga fjalët e pista, nga gojët përlyer.
Dhe u vutë në garë, si të egrit buaj,
Duke nxjerrë në pah krejt mjerimin tuaj.
Shumë ju ka pëgërë ajo diktatura,
Ndaj s’shpëtoni dot as nga vetëcensura.
Nuk ju shuhet malli për liderin e vjetër,
As në këtë botë, as në botën tjetër.
Në atë botë do shkoni pa asnjë maraz,
Viktimat e tij do t’ju ndjekin pas.
Urrejtjen në gjak e paskeni me okë,
E mbani me vete, si mikeshë për kokë.
Nuk ju do as mortja, se do gjë të zgjedhur,
Sepse ju veç jeni mbeturinë e hedhur.
Rrini strukur, fshehur, porsi sojë pisi,
Me pseudonime, porsi minj gjirizi.
Ajo diktatura ju ka robëruar
Edhe keni mbetur mendjeskllavëruar.
Ndaj po ju vë damkën, mbajeni mend mirë:
Servilzvarranikë, diktaturëlëpirë!!!
Kaliforni, 12 gusht 2024