Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier.
Presidenca njofton, se në takim, Presidentja Osmani dhe Ambasadori Hovenier kanë diskutuar zhvillimet e fundit në vend, me theks të veçantë në fushën e sigurisë si dhe angazhimin e vazhdueshëm për konsolidim të mëtutjeshëm të pozitës ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës.
“Po ashtu, në takim është diskutuar edhe për mbarëvajtjen e procesit të konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare dhe për përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”.
Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm.
Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë.
Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në Presidencën e Kosovës më 12 gusht, sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier, po ashtu kanë biseduar për fushën e sigurisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, u tha në njoftim.
Diskutimi për thellimin e raporteve dypalëshe, vjen disa ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit inkurajoi Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. sn