Aktivistja Adriana Kalaja e ftuar në Edicionin e Pasdites në Syri Tv, komentoi protestën e sotme para bashkisë Tiranë, ku u shpreh se as temperaturat e larta nuk kanë mundur të jenë një pengese për opozitën, e cila prej 20 javësh tashmë ndodhet në shesh.
Kalaja, gjithashtu shtoi se opozita nuk e ka ndërmend të ndalojë deri sa të vendosen prangat në duart e Veliajt.
Pritshmëritë e publikut demokrat janë shumë të mëdha por kemi një narko shtet dhe mbi të gjitha kemi një drejtësi të kapur, një drejtësi që paguhet sipas deklarimeve të vetë pushtetit, nga pushteti dhe një drejtësi e cila punon me regji të pushtetit.
Kështu që nisur nga të gjithë këto faktorë, ne jemi përpara disa rezultateve shumë pozitive, sepse të qëndrosh për 20 javë rresht në ditë nga më të vështirat, kemi filluar me datë 5 prill, dhe jemi me 8 gusht, në temperatura shumë të larta, edhe gjatë kohës së ndeshjeve të kampionatit botëror, kur njerëzit e kanë atë dëshirën për të parë interest e veta të argëtimit, sikundër është dhe periudha e plazhit tani.
Por një pjesë e këtyre qytetarëve, edhe shumë të tjerë në fakt që janë me ne, po për arsye objektive nuk vijnë aty, kanë arritur rezultate shumë të larta, pasi nëse ne e mendojmë para 1 viti as nuk mund ta kalonim nëpër mend që të diskutohej emri i Erion Veliajt, në organin e akuzës SPAK.
Kemi parë disa vepra penale, madje kemi dhe një vepër shumë të rëndë kriminale, ju e dini mirë, vrasjen e Ardit Gjoklajt, dhe jo vetëm që nuk guxoi njeri ta thërriste Erion Veliajn për të dhënë qoftë deklaratë apo informacion, se llogari jo e jo.
Por ne kemi parë se si u mbyll ai veprim i turpshëm dhe se si drekonte e darkonte me prokurorin duke ngrënë e duke pirë, e konsumuar verë.
Kështu që fakti se si me presionin tonë, me atë protestë të vijueshme e cila nuk do ndalojë, e sigurojmë dhe Erion Veliajn dhe këdo që ne nuk do largohemi nga ai vend, deri ditën që prangat të vendosen në duart e Erion Veliajt.
Kjo është kauza jonë finale.