Burrat dhe gratë që do të jenë punonjës në burgun për emigrantët në Gjadër do duhet t’iu përmbahen udhëzimeve, të cilat iu janë bërë të ditur përmes një manuali.
Këshillat apo rregullat janë nga më të ndryshmet, por ajo që bie në sy është udhëzimi për të mos flirtuar me gratë shqiptare… kjo prej frikës së reagimit nga burrat shqiptarë.
Udhëzimi nis me shmangien e flirtit me gratë shqiptare, pasi një pjesë e mirë dinë dhe italisht, ndërsa pasojat mund të jenë fatale.
Manuali i publikuar nga ‘La Reppubblica’ nis me parantezën: Populli shqiptar është shumë miqësor, por duhet të keni parasysh disa rregulla të nevojshme.
Si fillim, “shmangni flirtimin me gratë shqiptare. Një burrë që sheh gruan e tij që joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë keq”.
Dhe meqë jemi këtu, duke qenë se janë “një popull modest, lakuriqësia apo veshja e papërshtatshme në publik nuk është e mirëseardhur”, thuhet mes të tjerash.
Të tjera udhëzime të bëra publike nga ‘La Repubblica’ janë:
-Shqiptarët nuk duan të nënvlerësohen, ndaj mos u sillni kurrë me një qasje superioriteti.
-Është një popull modest, kështu që nudizmi apo veshja e papërshtatshme në publik nuk janë të mirëpritura.
-Shmangni flirtimet me gratë shqiptare në disa kontekste. Bëhet fjalë për një shoqëri konservatore, sidomos në veri të vendit. Burri që di apo sheh që gruaja e tij joshet nga një burrë tjetër, mund të reagojë në një mënyrë të keqe.
-Shqipëria është një vend shumë i sigurt, nuk ekzistojnë krimet e vogla (s’ka vjedhje, grabitje, apo ngacmime seksuale) prandaj shmangni qëndrimet “në mbrojtje”
-Në Shqipëri nuk ekziston fanatizmi fetar. Edhe pse është një vend me shumicë myslimane, aty bashkëjetojnë disa fe.
-Konsumimi i kafesë nuk është në banak, por vetëm ulur, në restorante përmbajuni menysë, kërkesat për ndryshime nuk janë të mirëpritura”.
Dhe, në fund, rekomandimi i rekomandimeve: “Kini kujdes se si flisni… pothuajse të gjithë shqiptarët dinë italisht!”. sn