Shtetasit kanë vetëm 12 orë pushtet ndryshimi në qoftë se e drejta tyre për votën e lirë nuk cënohet.
Himara e 4 Gushtit, 2024 mban hapur qendrat e votimit nga ora 07:00-19:00.
Detyrim qytetar, ndërgjegjësim, interesim vëzhguesish dhe presion për të zbuluar daljen e rezultatit nga 36 qendrat e votimit ku mbi 6000 zgjedhës janë prapsuar për vlefshmërinë e kartave të identitetit.
Në qoftë se 15 Marsi 2023 formësoi nën siglën “Bashkë Fitojmë” koalicionin e forcave politike mes PPDNJ, PLI, PDK dhe PD (në krizë identiteti nga përçarja dhe bojkoti), zgjedhjet e sotme të 4 Gushtit janë rezultati i vonuar i atij të 14 Majit ku përballë vazhdojnë të jenë Partia Socialiste dhe Bashkë Fitojmë. Pra për një zhvillimin e një procesi të zgjedhjeve vendore ku politika, KQZ, Kuvendi i Shqipërisë, Presidenti, Media dhe Qeveria Socialiste kanë mbajtur hapur frontin e një fushate presioni mbi votën e lirë të qytetarëve për zhjedhejn e një kryetari bashkie.
Qytetarët votojnë për veten e tyre, ndërsa të sipërpëmendurat institucione, administratë dhe të katër pushtetet, po duket se fajsojnë banorët e bashkisë himarë se nuk kanë saktësi identiteti në vendbanimin e tyre?!
Le ta fajsojmë himarjotin me mosinteresimin për zgjedhjet për një çast kur theksojmë se është detyrë e qytetarëve të interesohen për vlefshmërinë e kartave të identitetit.
Por çfarë bënë katër pushtetet dhe KQZ për ndëgjegjësimin mbi zgjedhjet dhe adresimin e problemit, kjo çshtje tregon se sa të ndarë janë interesat për pushtet nga e drejta e votës dhe nga vlera e votës së lirë dhe të ndershme.
Ndër të vetmit zëra që ka adresuar logjikën mbi vlefshmërinë e identitetit të zgjedhësve në Himarë ka qenë anëtar i komisionit rregullator në KQZ Muharrem Çakaj, në rast se ato (kartat) do të kishin një vlefshmëri nga data e lëshimit për përdorim. Më 29 Korrik, 2024 ; Komisioni Rregullator me pesë vota pro, vendosi që në zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Himarë, që do të zhvillohen në datën 4 gusht 2024, procesi i identifikimit të zgjedhësve të kryhet nëpërmjet Pajisjeve Elektronike të Identifikimit (PEI), në të gjtha qendrat e votimit në Bashkinë Himarë.
Teknikisht jemi në vijimësinë e të njëjtit proces të zgjedhjeve të 14 Majit, 2023.
Çfarë e bën Himarën të veçantë është, janë 17 muaj fushatë politike dhe jo lehtësim procesi zgjedhor për votuesit kur fjala bie pë vlefshmëri karta-identiteti.
Përse 17 muaj asnjë detyrë “shtëpie” sikurse edhe ato që ka paraqitur KQZ më 21 Korrik vihet në dyshim dhe nuk merret parasysh. Në faqen zyrtare KQZ nën lajmin Zgjedhjet e pjesshme Himarë – Zhvillohet testimi operacional i pajisjeve PEI :-“Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit me letërnjoftim ose pasaportë biometrike, për tu identifikuar përmes pajisjes PEI, ku përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm”.
Pra po flasim në numërin njëjës, për të drejtën e votës së lirë dhe për shtetasit të cilëve KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (i përditësuar nga presidenti vetëm një javë më parë më 26 Korrik, 2024), në pikën tre të nenit 3 shkruhet: 3. “Çdo shtetas shqiptar, që ka mbushur moshën 18 vjeç, qoftë edhe ditën e zgjedhjeve, pa dallim race, etnie, gjinie, gjuhe, bindjeje politike, besimi, aftësie fizike ose gjendjeje ekonomike ka të drejtë të zgjedhë dhe të zgjidhet, në përputhje me rregullat e parashikuara në këtë Kod”.
Sipas përkufizimit të 23 të nenit 2 kemi:- 23. “Zgjedhje” janë votimet për Kuvendin, për njësitë e qeverisjes vendore dhe referendumet”.
Pra çdo shtetas me moshë 18 vjeç ka mundësi të marrë pjesë pëë tre lloje zgjedhjesh në mënyrë që të shprehë vullnetin e tij se çfarë drejtimi i duhet dhënë atdheut dhe qytetit/fshatit ku ai/ajo jeton dhe cilat janë çështjet më madhore që lidhen me shoqërinë shqiptare dhe që kërkojnë zgjidhje përmes një referendumi.
Pikërisht ky ndërgjegjësim nuk ndodh jo sepse zgjedhjet të një bashki janë një gjë e vogël, por ato qëllimisht zvogëlohen prej zhurmës politike dhe mediatiketë cilat shquhen për humbjen interesit të shtetasve, përqindjen e pjesëmarrjes dhe për forcën që katër pushtetet ushtrojnë presion mbi votën.
Cili do të jetë fituesi pas numërimit përfundimtar dhe çertifikimit prej KQZ për Petraq Gjikuria nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Vangjel Tavo nga Partia Socialiste, janë koha e çmuar për të kuptuar se si shkuan këto zgjedhje të tejzgjatura bashkë me befasitë e orëve të fundit ku ndikim do të ketë numuri i mospjesëmarrjes së atyre shtetasve që mbajnë provën e pavlefshmërisë së kartave të identitetit, pavarësisht edhe vendbanimi tradicional, veç të tjerave si letërnjoftimi, pasaporta biometrike, gjurmët daktiloskopike të identifikuar përmes pajisjes PEI, janë tri masa shtesë të rregullsisë së votuesit.
Thënë më kuptueshëm banorët e Himarës ndjejnë një presion për votën e tyre pavarësisht rezultatit edhe gjatë 12 orëve të vetme liri të tyre si e drejtë e shtetasve për të ushtruar votën në një proces zgjedhor.
4 Gusht, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)