Ish-numri dy i qeverisë shqiptare, bashkëpunëtori më i afërt i Edi Ramës në më shumë se dy mandate qeverisëse, njeriu më me shumë informacion të dorës së parë brenda Rilindjes, Arben Ahmetaj dëshmoi të hënën në rrëfimin e tij të dytë ekskluziv për “Çim Peka Live” strategjinë që ndjek Edi Rama kur i del në shesh një skandal.
Ahmetaj deklaroi se kryeministri e ka strategji komunikimi që skandalet i tejkalon duke sajuar skandale edhe më të mëdhaja se ato që ndodhin, kjo me qellim që njerëzit të mësohen me to dhe të mbyten me informacion të pavërtetë të shpërndarë nga strukturat e shtetit.
Ajo që ishte më e rëndë në intervistën e Ahmetajt ishte roli i Altin Dumanit, kreut të SPAK, në gjithë këtë histori.
Sipas rrëfimit të tij, Altin Dumani del të jetë në një garë të ethshme me Spiropalin, Ballën, Veliajn, Ballukun se kush i serviloset më shumë ‘bosit’.
Një përdorim i frikshëm i kryeprokurorit të prokurorisë speciale nga kryeministri i vendit nuk është dëgjuar as në vende si Rusia, Turqia apo Bjellorusia e Lukashenkos.
Metoda e sajimit të një skandali për të mbuluar një tjetër, është thuajse e njohur, por dëshmia e Ahmetajt se në këtë lojë të kryeministrit përdoret si zar edhe kreu i SPAK, Altin Dumani, u vërtëtua sot ditën e fundit të korrikut 2024, kur SPAK shpërndau nëpër media njoftimin se po organizon një super-operacion me 35 urdhër-arreste për ish-gjyqtarë e funksionarë shtetërorë në Elbasan, Tiranë dhe Durrës.
Pompozitëti i aksionve të tilla të Dumanit, që përfundon me zero arrestime në të shumtën e rastëve, është pjesë e skemës së dirigjuar nga Rama për të sfumuar akuzat me fakte t ëish-numrit të dy të tij, Ahmetaj, për lidhjet e Ramës me krimin, korrupsionin dhe komandimin që i bën ai Altin Dumanit. Ky i fundit është aq i zellshëm në shërbim të kryeministrit, sa siç thotë Ahmetaj, merr inat dhe persekuton familjarisht këto që në përceptimin e tij i kë bërë karshillëk kryeministrit. Tipik shërbëtor i mafies, njëjtë si hetuesit e Sigurimit të Shtetit dikur.
Sot Dumani ka shpërndarë njoftimin për aksionin ‘Plumbi i Artë’, ku janë lëshuar mbi 35 urdhër-arreste, mësohet se janë zbardhur disa vrasje në Elbasan. Kujtojmë se mes personave për të cilët është dhënë urdhër-arrest është ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu si dhe zëvendësdrejtori i burgut të Bradasheshit, Martin Musaj. sn