Gazetari Klodian Tomorri, i ftuar në ‘Kafe Shqeto’ me Flavio Qarrin në SYRI TV, ka komentuar kongresin e PS-së dhe ndryshimet ne qeverinë e Edi Ramës. Sipas Tomorrit, kongresi i PS-së konfirmoi se, Partia Socialiste ka vdekur.
Tomorri gjithashtu ka ngritur pyetjen, se cilët janë kriteret që të ndryshohen ministrat.
‘Kongresi ishte dëshmia e disatë tashmë që PS-ja është shndërruar në një çiflig privat të Ramës, ashtu si dhe qeveria. Edi Rama i lëviz ministrat sipas orekseve apo qëllimeve të tij. Merr njerëz nga jashtë politikës dhe i bën ministra, tashmë që partia nuk ka më asnjë fjalë.
E gjithë partia rri sus para atyre që vendos, Edi Rama.
Ky kongres nga dëshmoi edhe njëherë se PS, ka vdekur si parti. Klinikisht është thjeshtë një organizëm i atrofizuar, është një çiflig që komandohet nga një njeri i vetëm dhe ku gjithë të tjerët heshtin dhe nuk ka asnjë zë jetën publike të vendit.
Ka një pyetje shumë të thjeshtë që mund ta shtrojë kushdo. Kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri që bën kryeministri.
Nëse do të kishte figura që duhej të ishin larguar, do të ishin ata që janë konsumuar më së shumti në skandalet e mëdha korruptive që janë publike.
Ne nuk pamë që të lëvizte Ogerta Manastirliu e cila ka mbi vete rekordin e turpit të degradimit të Shqipërisë në vendin e fundit në botë në testin e Pizas. Ka mbi shpinë degradimin e sistemit shëndetësor që është kthyer në një kënetë të madhe korrupsioni dhe kriminale që tregton jetën e njerëzve, siç e pamë tek skandali i tmerrshëm i onkologjikut.
Nuk lëvizet po ashtu ministra e Infrastrukturës, e cila jo vetëm që nuk lëvizte, por fuqizohet dhe merr tashmë gati 90% të qeverisë sepse dy nga tre ministrat e rinj ishin drejtorë të Ballukut.
Dhe prandaj lind pyetja, kush është kriteri i ndryshimeve në qeveri’, deklaroi gazetari Klodian Tomorri në SYRI TV.