Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti duke iu referuar mbledhjes së Asamblesë së PS, këtë të dielë, e cilësoi atë një organizatë që nuk ka më çfarë të prodhojë, veçse lëpirje mes socialistëve dhe një organizatë që e ka mendjen vetëm të vjedhë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa bëri një rezyme të ‘arritjeve’ të ministrave që erdhën e ikën, ligjvënësi demokrat theksoi se qeverisja e Ramës vijon të jetë më e korruptuara sëbashku me ministrtat dhe zyrtarët e saj socialistë.
Sipas Tomorrit, Shqipëria mund ta shohë dritën e anëtarësimit në Bashkimin Evr Alizoti: PS, organizatë që s’prodhon më ide por lëpirje! Shqipëria në Bashkimin Evropian, vetëm nëse arrestohet Rama dhe shpura e tij e korruptuar.
Postimi
Kongresi i ri i Partisë Socialiste kishte dy sfida të mëdha. Konkurrencën e fortë se kush nga folësit në podium e ka shijuar më shumë përdhunimin e dinjitetit që Edi Rama i ka bërë kësaj force politike, dhe e dyta gjetja e një fytyre burri, gruaje, djali a vajze që nuk është nën hetim, ish i dënuar, i lidhur apo i përfolur, me krimin dhe korrupsionin. Pas 12 vitesh në pushtet dhe 30 vitesh me emër të rilindur, PS është kthyer qartësisht në një organizatë bajate që nuk prodhon më politikë, por vetëm retorikë. Që nuk prodhon më ide, por vetëm lëpirje. Që nuk prodhon më ekonomi, por vetëm vjedhje. Që nuk prodhon më demokraci por vetëm autokraci. Një sallë e mbushur me administratën më të korruptuar dhe udhëhequr nga lideri më i vyshkur, pas 12 vitesh nuk mund të prodhonte veçse banalitet.
Dhe si e tillë, kjo forcë politike nuk merret më me individin, me jetën e përditshme të qytetarit, por fantazon si një i droguar nga pushteti i pafundëm, për të ardhmen e dekadave më tej. Premton integrimin në BE në vitin 2030. Pasi ka dështuar të ndryshojë jetën e qytetarëve dhe e ka zbrazur vendin me gati 1 milionë banorë, tani forca politike më e korruptuar në botë premton që do ulet në tavolinën e vendimeve me Gjermaninë, Francën, Italinë, e vendet e tjera të BE-së. Pra, vëllai kryeministër, i shoferëve të trafikantëve të kokainës, do të votojë për të ardhmen e qytetarit gjerman. Deputeti që akuzohet për përdhunim dhe ka ndryshuar tre herë emrin, do të votojë në Parlamentin Evropian, për jetën e qytetarit italian. Ministrja që e ka renditur Shqipërinë të fundit në botë për Arsimim do të vendosë për të ardhmen e arsimit në Itali, apo ministri monstër që vjedh ilaçet e fëmijëve me tumor, do të vendosë për politikat e shëndetësisë në Hollandë. Kjo forcë poltike, që ka vrarë demokracinë në partinë e vet, që mban në arrest liderin e opozitës dhe ka nën hetim të gjithë partitë opozitare, që nuk ka organizuar asnjë palë zgjedhje të lira dhe vjedh rregullisht votën, që kërcënon me burg të gjithë me “hajdutët” e ndryshëm në gjirin e vet, do të barazojë votën me atë të demokracisë daneze.
Por në fakt, ka një të drejtë, në vizionin haluçinant të kongresit të PS. Shqipëria mund të hyjë në BE shumë më shpejt se sa viti 2030. Sigurisht duke përmbushur një kusht që është themelor dhe që e kanë kaluar të gjitha vendet e lindjes që janë bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Shqipëria mund të hyjë në BE, nëse SPAK do të lejohet të bëjë punën e vet, të arrestojë Edi Ramën. Ky është kushti i integrimit. Këtë kusht kanë përmbushur të gjitha vendet që kanë hyrë në BE. Kanë arrestuar kryëministrin. Dhe sot, pas 12 vitesh në pushtet, pas skandaleve juridike, përgjimeve me zë e me figurë, hetimeve nga shumica e prokurorive të vendeve të BE-së, Edi Rama është i vërtetuar si kryetari i qeverisë, deputetëve, kryebashkiakëve më të korruptuar. Ndaj sot ai është çelësi i integrimit. Ai e di këtë, ndaj nxiton të bëjë premtime haluçinante për vitin 2030. Shqipëria hyn në BE me arrestimin e Edi Ramës si kryesues i vjedhjeve dhe lidhjeve me krimin. Dhe nuk ka nevojë për 5-6 vite. Do të mjaftonte vetëm një akt i SPAK dhe një vendim i gjykatës. Por kjo nuk do të ndodhë kurrë nëse Edi Rama do të vazhdojë të mbikëqyrë drejtësinë dhe të vendosë listat e të arrestuarve dhe të hetuarve nga kryeministra. Ndaj dhe mban fjalime patetike dhe bën premtime haluçinante. Ai e di që integrimi do të kalojë nga burgosja e tij. Dhe mëngjesin e arrestimit të tij, Shqipëria gdhin më demokratike, më e lirë dhe shumë më pranë BE-së. sn