DASHI***
Do të jetë një e diel kushtuar pushimit, dashurisë dhe familjes. Mos u lodhni dhe ç’është më e rëndësishmja, mos lejoni që harmonia në çift apo familje të prishet nga lajmet që mbahen të fshehura prej disa kohësh.
DEMI**
Sot përpiquni të mos bëni asnjë hap të rremë, do të ishte shumë e vështirë t’i korrigjoni. Do t’ju fitojë sharmi i një personi që rrotullohet në mjedisin tuaj, por veproni me kujdesin e duhur për të shmangur thashethemet.
BINJAKËT**
Mos lejoni që të çorientoheni nga një pengesë: kërkoni ndihmën e një shoku, ndryshoni menjëherë rrugën tuaj të veprimit dhe gjithçka do të jetë mirë. Nëse nuk jeni të bindur për atë që po ju ndodh emocionalisht, bëni një pauzë për reflektim.
GAFORRJA **
Do kaloni një të diel paksa banale për shijet tuaja dinamike dhe nuk do e ndaloni dot veten të parashtroni sugjerimet tuaja për ta bërë më të këndshme. Dashuria do jetë mirë, por në familje do të ketë pak hapësirë për dialog.
LUANI***
Falë Merkurit miqësor, sensi juaj i humorit dhe mprehtësia e mendimit do të jenë shumë të forta dhe miqtë tuaj do të garojnë për t’ju takuar. Do të ndjeni një etje të fortë për aventura: lëreni veten të jetoni si të doni, pa asnjë hezitim.
VIRGJËRESHA**
Ndërsa ju jepni përshtypjen se po e shijoni dhe po argëtoheni, duke pasur parasysh aftësinë dhe besimin tuaj, rreth jush mund të shfaqen disa probleme. Mos jini ekstravagantë dhe inatçinj ndaj atyre që ju duan sinqerisht.
PESHORJA**
Mund të ndiheni jo rehat mes miqve tuaj të vjetër, por do të jeni ju që do të distancoheni nga jeta e shoqërisë. Nëse mund të mendoni me qetësi përpara se të sulmoni, të paktën do të shmangni debatin. E rëndësishme është të mos ndikoheni nga thashethemet.
AKREPI **
Nuk do ndiheni në harmoni me ata që ju rrethojnë dhe do të duket se të gjithë mendojnë ndryshe nga ju. Mos u dekurajoni dhe hapuni për dialog, edhe nëse jeni të bindur se është i kotë. Në mbrëmje do të kuptoni se ndoshta keni gabuar.
SHIGJETARI***
Takimi me njerëz ekstravagantë që nuk i përkasin ambientit tuaj të zakonshëm mund t’ju rezervojë surpriza të këndshme. Kushdo që është përpjekur të pushtojë një dashuri të dëshiruar për disa kohë, do të ketë një shans të shkëlqyer për të arritur në vijën e finishit.
BRICJAPI***
Momenti kërkon një vlerësim inteligjent për të cilin do të jeni plotësisht të aftë. Hëna do t’ju ndihmojë të mos devijoni nga sinjalet iluzore. Le të rishfaqet tekstura e kujtimeve të ëmbla. Në foletë e kujtimeve do të shfaqen ide ndriçuese për këndvështrimin e dashurisë.
UJORI***
Pas një mëngjesi disi gri, do të shijoni kënaqësinë e një hakmarrjeje të shëndoshë. Ju pret një e diel plot angazhime, të cilat do ta pranoni thuajse me lakmi. Kushtojini vëmendje harmonisë në çift, e cila sot do të duhet të rifitohet: përfitoni sa më shumë nga momentet e entuziazmit!
PESHQIT **
Ju pret një aventurë disi e pazakontë, por e këndshme, një argëtim gjysmë i ndërprerë dhe një person që ju sfidon: shumë sinjale të vogla, të cilat duhet të dini t’i lexoni dhe që do t’ju detyrojnë të rimendoni sjelljen tuaj.