Gazetari i “Zërit të Popullit”, deri në ditët e fundit të diktaturës ka edhe disa ngjarje dhe detaje, të cilat nuk njihen nga opinioni publik.
Tashmë janë të ditura akuzat se ai mund të ketë qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit sepse nuk u pranua asnjëherë në partinë e punës si komunist për shkak të disa rregullave strikte mbi të cilat funksiononin organizatat bazë të partisë. Ky fakt apo ai që është marrë me shqelma nga ambasada shqiptare në Maqedoni nga presidenti i atëhershëm Sali Berisha, nuk përbëjnë më lajm, ashtu sic nuk është lajm skandalet me dhjetra mijëra euro me biznesmenë të ndryshëm.
Sot po i zbulojmë një detaj tjetër, e cila e ka fillesën në verën e vitit 2012. Citynews ka mësuar se ish kryeministri i atëhershëm Sali Berisha, kishte vendosur të largonte nga detyra kreun e SHISH, Bahri Shaqirin dhe në vend të tij të prpozonte një tjetër person. Këtu fillon edhe pasioni i Fahriut për të marrë në duar drejtimin e SHISH. Në atë kohë, Fahriu ka takuar disa eksponentë politikë dhe pjesë të strukturave të Policisë së Shtetit, të cilët kanë qenë afër Sali Berishës, duke i kërkuar atyre mbështetje pasi ai dëshironte të merrte drejtimin e SHISH.
Ky nuk është një thashethem, ky është një fakt, i cili nuk u bë realitet pasi Berisha propozoi në krye të SHISH Visho Ajazi Likën. Turfullimet e Fahriut mbahen mend nga shumë miq të tij dhe një shans që ai humbi për të marrë në dorë drejtimin e SHISH. Strukturë që besojmë se ai e njihte, ndoshta që kur ka qenë në ambasadën Shqiptare në Maqedoni. Flasim në kohën e viteve 1993-1994.
Fahriu me humbjen e drejtimit të SHISH humbi dhe shansin e tij për të pastruar një dosje të mundshme personale që ndoshta është diku në arkivat e këtij institucioni.
Fahri Balliu sot vazhdon të jetë nën sqetullën e ngrohtë të Ilir Metës dhe për këtë ka marrë edhe mjaft shpërblime, shkruan Citynews.
Ja si u pasurua Fahri Balliu nga “Gazeta 55”
Nga Elvi FUNDO
Dy ditë më parë, gazeta e përditshme 55, festoi 17-vjetorin e saj. Një media që me kohën ka rezistuar, ka pasur jo pak probleme gjatë viteve të saj të para, por më pas fatkeqsisht u kthye në “bacen” e pseudopronarit te saj Fahri Balliu, qe vinte gjoba dhe korrte lekë.
Për festën urime stafit dhe gazetarëve, nga cityfm.al, një urim për të gjithe ata që kanë punuar aty dhe kanë qenë pjesë e dy represioneve, dikur të pushtetit të dhunshëm të pas 97-ës, dhe gjatë gjithë kohës nga represioni dhe tortura e vertete që vinte nga pronari i saj. Që në fakt kishte një përplasjë parimore me gazetarët. Ata punonin për te berë një gazetë opozitare, Fariu e donte për klientelizëm dhe shkrime me 200 mijë lekë për stehim politik, flasim për periudhën përpara 2005.
Në cfarë pozicioni të vështirë dhe cfarë “fatkeqsie” kanë pasur shumë e shumë kolegë, këtë e degjon nga goja e tyre. Mjafton të përshëndetesh cdo ditë më Farmiun dhe kjo është njësoj si denimi me vdekje. Ose mund t’ju jepnin të takonit cdo ditë një qelbes, ose të kalojë kohën pranë dickaje që te paktën në mëngjes nuk do doje ta shikoje kurrë, pasi të vinte për të vjellë. Le pastaj të të vinin edhe femijët në punë.
Gazeta në festë kishte miq dhe udheqës, gazetarë, pronarë e pazarxhinj mediash nga më të ndryshmit. Nga ata që janë vërtet gazetarë por edhe nga ata që kanë krijuar mëdia për gjoba dhe për mbrojtjë të lëkurës së tyre nga abuzimet e shkeljet me ligjin. Në festë nuk mungoi edhe kreu i PD Lulzim Basha, i cili, mesa duket ka gjetur momentin për të shpëtuar nga sharjet dhe fyerjet e Fahri Balliut.
Kreu i PD kohët e fundit, jo publikisht por në cdo ambient ku shkelte botuesi i 55, ishte i sulmuar dhe fyer ne cdo cast, dhe pse? Sepse nuk i kishte dhënë leje ndërtimi apo nuk kishte financuar gazetën me lekët ë bashkisë së Tiranës. “Lul Basha është mashtrues”, artikulonte Balliu kudo ku shkelte.
Faroja bëri sukur nuk kishte ndodhur asgje, Luli gëlltiti të sharat dhe festa vazhdoi qetësisht.
Por festës i mungonte pronari i vërtetë i gazetës, miku i Fahriut, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta. Kreu i LSI është një nga miqtë e ngushtë të Fahriut dhe sponsori kryesor që ne vitet 2000, kur Ilir Meta dhe pushteti i PS në atë kohë financonin, Faron me 3-5 mijë dollarë në muaj që mos shante Metën, por Nanon dhe Ramën. Dhe më pas më radhë sipas porosive, që nuk vinin vetëm nga PD por dhe nga kreu i LSI. Historitë e Fahriut dhe Anastas Angjelit, njihen dhe shpesh përdoren me humor në qarqet e medias.
Kjo ndodh dhe kohët e fundit. Asnjëherë dhe për asnjë arsye gazeta 55 nuk e sulmon Ilir Metën, jo se stafi ska fakte për ministrat e tij apo problem për akuza korrupsioni, por kjo nuk ndodh pasi Meta është aleati më i madh i farmiut tonë. Është këmba e pushtetit.
Sot kur PD është në opozitë gazeta 55, vazhdon e qetë rrugëtimin e saj, kjo për shkak të financimeve që vijnë nga LSI dhe Ilir Meta. Por edhe gjobat apo lekët që mbledh Faro si klient i qeverisë, kuptohet atje ku qeveris LSI dhe kur i le ndonjë shteg apo I bën ndonjë qokë Basha.
Për botuesin kanë vlerë ato që korr dhë jo media e tij. Sa ka abuzuar 17 vjet me atë gazetë farmiu mjafton ti bëhet një kontrroll pasurisë së tij, taksave që ka paguar dhe gjithckaje që ai zotron. Gazeta e cila u nis si frymë opozitare 17 vite më parë, mënjëherë u kthye në dritaren e pazarit të faros. I cili nga një gazetar dhe ish shërbetor i diktaturës, i emëruar në ambasadë në Maqedoni dhe i përjashtuar për korrupsion, mer dhe boton një gazetë të përditshmë pa pasur asnjë biznës dhe financim. Këtu nuk përjashtoj kontributet e PD-së, fonde të cilat Fariu i blinte xhipa, apo paratë që vinin nga gjobë vënia, dhe financimi që i bentë Ilir Meta.
Fahriu nuk kishte biznëse dhe fitime nga aktivitete të tjera të ligjshme, por vetëm një shtëpi botuese e cila ishtë e falimentuar por ngriti koke më ardhjen e PD-së ne pushtet. Ku bukuroshi i mediave të opozitës nuk la drejtori arsimore duke shitur librat e tij pacavure, që në fakt kot është harxhuar dhe letra dhe mundi në shumë e shumë raste.
Gazeta 55, u kthye në makinerinë e parave të Fariut, mjafton të kujtojmë disa investime dhe akuza gjatë qeverisjës së PD, Gerdecin ku vajza e tij ishte ortake, biznesmenet e ndërtimit dhe transportit publik që janë “gjobitur” me dhjetra mijëra dollar, apo rasti më flagrant ai i videos së tij me Dritan Priftin, pak përpara se Ilir Meta të hynte në zyrën e ministrit të tij. Të dyja filmimet ekzistojnë, ai i Ilir Metës la jo pak pasoja, por bashkoi Ramën me Metën. Filmimi i dyte u përpoq në të gjitha mënyrat që të bllokohej por ai u publikua nga disa të përditshme. Këto janë shumë pak, por mjaftueshëm për të kuptuar se kush është farmiu si bukurosh i mediave pseudo opozitare sot dhe në pushtet dje.
Besoj që ska më enigmë Fahriu, por ka një media që misioni i saj përfundoi në shtimin e pasurisë të një njëriu, i cili fatkeqsisht së fundi u respektua për ndryrësitë dhe pisllëqet në kuriz të PD. Në fakt politikanët dhe njerzit, në këtë rast kanë respektuar gazetarët dhe koleget, të cilët kanë punuar ndershmërisht dhe me përkushtim, edhe kur Fariu I mashtronte dhe i linte pa rroga. Pasi jami bindur as vetë Basha, sdo donte të dilte më Fariun në foto, pasi po ta shikonin kalamajte do tromakseshin dhe do kishte probleme serioze në familje.
Rasti Fahri Balliu është më i qarti se si një njëri mund quhet bythlëpirës i përjetshëm, nga koha e diktaturës me PPSH, më pas i PD, i LSI. Sot Fariu, është në pushtet i përfaqësuar nga LSI, dhe në “opozitë” ku me cdo kusht kërkon të përfaqësohet vetë apo të katapultojë familjarët e tij, që megjithse të preferuar nga kupola e PD, nuk votohen nga asnjeri.
Cfarë është në të vërtetë ky njëri, që shfrytëzon një gazetë, që fatkeqsisht sot shitet shumë shumë pak, këtë e mëson lehtësisht nga stafi i tij, miq apo ish miq, shokë apo ish shokë.
Farmiu është mbetja e fundit e plerave të prodhuara përpara ‘90, që kurrsesi nuk duhen ricikluar as për letër higjenike.
Komentet