Përtej qesharakes po bëhen veprimet e Kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj në një kohë kur ky keq-administrues i pushtetit vendor gjendet përballë malit të akuzave për përvetësim pasurie dhe shpërdorim detyre, por që asgjë nuk ia trondit pozitat për sa kohë ai ka para dhe është ende drejtuesi politik i qarkut të Tiranës për Rilindjen Socialiste. Edhe përse në opinion pozita e tij duket shumë e lëkundur, arroganca e tij demonstrohet me mos marrjen e asnjë përgjegjësie për cilësinë e të gjithë qytetarëve të kryeqytetit, atyre që po shohin se kë kanë zgjedhur si edhe të atyre që provojnë se përse ky mashtrues dhe përvetësues i fondeve publike nuk e meritonte të zgjidhej.
Pasi mbaron pa njoftuar një agjendë ditore pune e cila figuron më shume me vizita jashtë shtetit, impenjimi kryesor i Veliajt është mënyra se si ai mund t’i shmanget banorëve. Në një kohë kur afera e 5 drejtorëve të bashkisë së tij “5D” po hetohet në përmbajtje si grup i strukturuar kriminal nga ana e SPAK dhe vetë kryebashkiaku dyshohet si një aksioner dhe bashkëpronar i një hoteli në qytetin e Durrësit, angazhimi më i pakuptimtë që Veliaj të shfaqet në faqet e lajmeve të propagandës së pushtetit (ATSH), ishte takimi me grupe turistësh që vizitojnë Tiranën. Sa e turpshme kur një administrator i lartë e shet traditën e mikpritjes me mashtrimin personal dhe kur përuron një kioskë guide-turistike për 1 milion vizitor gjatë një muaji.
A mund të bëhen llogaritë sot edhe pse rezultatet e Censit u zbuluan?
Me këto shifra Veliaj është kryebashkiaku që përgjigjet për një popullsi 2 milionëshe.
A ka Tirana strehë, ujë, energji elektrike, infrastrukturë dhe higjenë për 2 milion njerëz në një kohë kur kreu i bashkisë ndodhet jashtë shtetit për 15 ditë së paku?
Ja pra pse këto sjellje janë përtej qesharakes. Me qenë se Rama si kryeministër iu drejtua Uashingtonit për Samitin e NATO-s, Veliaj nuk mund t’i mungojë faqeve të propagandës pa sajuar lajmet më të kota rreth vetes si për të treguar se është me plot vlera dhe përgjegjësi brenda elitës së Rilindjes Socialiste ku lufta për ekzistencë po shpërfaqet deri në ditët e ardhshme kur Kongresi i PS u shty edhe për një javë dhe do të mbahet më 27 Korrik.
Ky është viti i dytë i bumit turistik sipas Rilindjes dhe të blesh një propagandë të tillë të Velisë kur ATSH-ja thotë :-“Turistët e pranishëm u shprehën entuziastë për mikpritjen dhe për bukuritë që ofron Tirana. Ata vlerësuan ndryshimet pozitive që kanë ndodhur në qytet dhe shprehën dëshirën për t’u kthyer përsëri”, kjo do të bën të kuptosh se kjo mënyrë qeverisje tallet 1 milion banorët e Tiranës që enden në rradhët e “kioskave” për të paguar faturat e energjisë elektrike, ujit, taksave për infrastrukturë, pastrim dhe gjelbërim të qytetit, shërbime që nuk ekzistojë nga shkollat, kopshtet, transporti dhe ku vetëm cilësia e ajrit është kthyer e padurueshme nga stina e nxehtë e verës.
Tirana është në krizë dhe kryetari i bashkisë Erion Veliaj qëndron në krye të përpjekjeve mashtruese pa ndjerë asnjë përgjegjësi dhe i pa rënduar moralisht nga dosjet e tija përballë drejtësisë për abuzime, përfitime të pandershme dhe korrupsion.
10 Korrik, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)
Unione dei Giornalisti Professionisti Albanesi della Diaspora (UGPAD)