Përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare, i cili u nda nga jeta të hënën në moshën 88-vjeçare.
Në nder të Kadaresë, qeveria shpalli dy ditë zie kombëtare, 2 dhe 3 korrikun, ndërsa në kujtim të shkrimtarit sot do të mbahet një ceremoni zyrtare mortore dhe më pas do të përcillet për në banesën e fundit.
Siç u bë e ditur edhe dje përmes një postimi nga ana e kryeministrit Edi Rama, homazhet publike për Kadarenë do të mbahen në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit të cilat nisin në orën 09:00 më tej në orën 11:30 nis ceremonia shtetërore dhe në orën 12:30 nis kortezhi për përcjelljen në varreza.
VENDIMI
“Këshilli i Ministrave vendosi 1. Shpalljen dite zie kombëtare te martën dhe të mërkurën, përkatësisht, në datat 2 dhe 3 korrik 2024, në nderim të të ndjerit, Ismail Kadare, personalitet i shquar i letrave shqipe.
2. Në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike të ulet flamuri kombëtar ne gjysmështize.
3. Homazhet publike dhe ceremonia shtetërore te organizohen në mjediset e Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Tirane, ditën e mërkure, date 3.7.2024, përkatësisht, nga ora 9:00 deri ne orën 11:00, dhe nga ora 11:30 deri ne orën 12:30.
4. Ne orën 13:00, date 3.7.2024, ne nderim te tij të ndërpritet çdo veprimtari dhe të mbahet një minute heshtje.
5 Radiotelevizioni Shqiptar, gjatë orëve të kryerjes se homazheve dhe ceremonialit shtetëror, te transmetoje muzike funebre.
6. Për organizimin e homazheve dhe të ceremonisë shtetërore ngrihet Komisioni i Posaçëm Shtetëror nën mbikëqyrjen e Kryeministrit, i cili ne përbërje te ketë:
Ministrin e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit; Ministrin e Mbrojtjes; Ministrin e Brendshëm; Kryetarin e Bashkisë Tirane; Drejtorin e Protokollit te Shtetit; Drejtorin e Përgjithshëm te Policisë së Shtetit; Komandantin e Gardës së Republikës se Shqipërisë; Drejtorin e Drejtorisë se Shërbimeve Qeveritare; Përfaqësues nga Kabineti i
Kryeministrit; Përfaqësues nga zyra e Shtypit te Kryeministrit.
7. Ngarkohet Protokolli i Shtetit që te krijoje dhe te drejtoje grupin e punës, përgjegjës për ndjekjen dhe zbatimin e masave organizative te homazheve dhe te ceremonialit shtetëror.
8. Shpenzimet e varrimit, te homazheve dhe te ceremonialit tè përballohen nga Ministria e Ekonomise, Kultures dhe e Inovacionit.
Ky vendim hyn ne fuqi menjehere dhe botohet ne “Fletoren zyrtare”.
(BalkanWeb)