Ndarja nga jeta e shkrimtarit të madh Ismal Kadare mëngjesin e kësaj të hëne është pasqyruar dhe në mediat më të mëdha botërore.
‘Washington Post’ njofton se romancieri i njohur shqiptar Ismail Kadare ka vdekur pasi u dërgua me urgjencë në një spital në Tiranë.
Në shkrim përmenden se vitin e kaluar, presidenti francez Emmanuel Macron i dha atij titullin ‘Oficeri i Madh i Legjionit të Nderit” gjatë një vizite të presidentit francez në Tiranë. Franca e kishte bërë më parë edhe bashkëpunëtor të huaj të Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike, si dhe Komandant të Legjionit të Nderit.
‘The Guardian’ specifikon se tregimet e tij alegorike, të informuara nga jeta nën komunizmin shtetëror, tërhoqën vlerësime ndërkombëtare, por ai këmbënguli se nuk ishte një shkrimtar politik.
Reuters, teksa ka dhënë lajmin për humbjen e Kadaresë, shkruan se ky I fundit ishte një, një figurë kryesore e letërsisë shqiptare dhe ndërkombëtare, që fitoi njohje në vitin 1963 me romanin e tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, i cili mori vlerësime nga kritika letrare në mbarë botën.
Për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh kanë shkruar dhe mediat franceze.
‘Le monde’ , shkruan se Kadare shpesh krahasohej me George Orwell ose Franz Kafka, përdori metaforën dhe ironinë për të zbuluar natyrën e tiranisë nën Enver Hoxhën, i cili sundoi Shqipërinë nga viti 1946 deri në vdekjen e tij në 1985.
‘Associated Press’ shkraun ‘Ismail Kadare: Një dritë e ndritshme në ditët më të errëta të Shqipërisë.’
Romancieri Ismail Kadare i cili vdiq në moshën 88 vjeçare përdori stilolapsin e tij si një armë vjedhurazi për t’i mbijetuar diktatorit komunist paranojak të Shqipërisë Enver Hoxha.
Në shkrim përmendet se shpesh ai u propozua të fitonte një çmim Nobel për punën e tij të madhe, e cila u gërmua në mitet dhe historinë e vendit të tij për të zbërthyer mekanizmat e totalitarizmit.
Gjithashtu për vdekjen e romancieri shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare ka shkruar dhe ‘The Herald’.
Kolosi i letrave shqipe Ismail Kadare ndërroi jetë mëngjesin e të hënës. Ai ka lënë pas dhjetra vepra, kryesisht në prozë, por edhe në poezi dhe përkthime. Veprat e tij janë në të paktën 45 gjuhë, ndërsa në 30 vitet e fundit, jeta e Kadaresë ishte e ndarë mes Francës dhe Shqipërisë.