Janë tri kritere kryesore në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, pa realizimin e të cilave nuk mund të ketë më zgjedhje. Vota e diasporës, koalicionet parazgjedhore dhe heqja nga pushteti partinë në pushtet për një kohë të paracaktuar para zgjedhjeve dhe duke e lënë vendin të drejtohet ndershmërtisht nga një “administratë të urtësh”.
Eshtë më se e pritshme se nuk do ketë kurrë negociata të vëteta, madje shumë të pavërteta do bëhen me binjakun e Vladimir Putinit në Shqipëri.
Tashti ai i ka sytë tek kleçat zgjedhore, ku me të gjitha pushtetet që ka nën zotrim shikon një shpresë, se mund t’i mundësojë vetes fitoren e grabitur në vijim, si 12 vite me radhë.
Por kualicionet zgjedhore janë prioritetit i priorkteteve për opozitën, ku dikatori kërkon një shteg të kaloj nën hijen e nje dredhie, në mënyrë që ta triblojë kundërsharin si në kohën e të paudhit politik Lulzim Basha dhe kështu të vazhdojë të mbretërojë.
Kualicionet para zgjedhore janë pa dyshim ëndrra e tij e vdekur e një vule të re për tua rrëmbyer opozitarëve si një e drejt e tyre.
Unë, ndonse shpeshë në mbështetjen time për opozitën, ndeshem me shumë njerëz të mirë dhe demokrat, që e duan ndryshimin edhe pse disa duken të lodhur dhe pesimist përballë manipulimeve që nuk njohim rast tjetër, që ky pehlivan i politikës shqiptare ka bërë..
Natyrisht ky është një realitet, me ndihmën e të cilit ai ka arritur të mbajë pushtetin, por koha nuk punon më për të. Me këtë besim duhet të udhëheqim veten në betejën për përmbysjen e tij.
Koha e Lulzim Bashës dhe Enkeled Alibeaj, koha e Charls Mcgonigal, koha e Ballkanit të hapur, koha e rrëmbimit të vulës dhe ndalimit të opozitës që të bëjë politikën e alternativës së ndryshimit janë konsumuar dhe shqiptarët kërkojnë një qasje të re .
Askënd nuk turbullon dot më bisha e plagosur, që i vjen vërdall bishtit të saj se mos ia kapin dhe e largojnë nga pushteti. As mos të ketë iluzion nga askush, që lufton për ndryshim, se Edi Rama do bashkëpunojë që ky kusht legjitim do gjejë konsensusin dhe do aprovohet.
Këtë e zgjidh vetëm raporti forcës. Dhe opozita sot ka shumë më shumë se sa flasin mediat e pesimizmit që ushqen qeveria, të cilat për fat të keq përbëjnë rreth 80 përqindin mediatik.
Ndonse opozita kaloi një sagë të madhe, ku pushteti diktatorial bashkëpunoi në mënyrë korruptive me një segment të rëndësishëm ndërkombëtar, i cili ka arritur deri atje sa të futë në burg dhe ish-presidentin Trump në Amerikë, fuqia e opozitës sot i ngjan energjisë së një tërneti, që ka vite që e ka akumular fuqinë e tij shpërthyese.
Jam i bindur se kundërshtari me tërë ato kapacitete të paligjshme që zotëron, duke përfshirë edhe ata ndërkombëtarë të magjepsur nga paratë dhe kostumet e tij të drogës dhe paratë e grabitura të shqiptarëve, nuk ka dot më arrogancën e dikurshme, që e thoshte dhe e bënte hapin shpërfillës në çast , duke mos konsideruar asgjë nga pala tjetër kundërshtare e popullit opozitarë.
Vërtet që jemi në një diktaturë në mes të Europës , por opozita është rikthyer bindëshm në rolin e saj me fuqinë e saj dhe me të drejtën e saj, ku realisht po përballet me regjimin. Kukullat manikine, që herë venë të qeshura dhe herë të vrerosura në komisionet parlamentare, sipas ngarkesës emocionale të mesazheve që iu dërgon regjizori i diktaturës, duhet të njohin në çdo çast vetëm vendosmërinë e sotme dhe të nesërme, se koalicionet zgjedhore duhet të jenë pika kryesore e zgjedhjeve të ardhshme.
Pa realizimin e këtij kushti demokracia shqiptare do jetë më shkatërrimtare se çfarë është.
Po çfarë mund të bëj opozita negociuese sot si palë, kur pushteti i ka të gjitha fuqitë e instucioneve të pavaruara, nga baza deri në majë, kur ka të gjithë pushtetin lokal pothuaj në mënyrë absolute, kur ka mijëra patronazhist që ndjekin votuesit e djathtë si hijena në çdo hap që ata bëjnë në mënyrë që të bllokojnë ndryshimin. Ashtu është e vërteta, ai ka siguruar nën zotrim çdo instrument ekonomik dhune dhe force ligji, apo informimi, por kjo është në thelb dhe dobësia e tij më e madhe e ekspozuar edhe në sytë e publikut shqiptar dhe faktorit ndërkombëtar.
Kjo në fakt është edhe fuqia që i jep frikë vetvetes të çdo çdo diktori, për forcën e tij, që i ka rrëmbyer demokracisë dhe pluralizmit dhe e bën atë të humbas arsyen dhe të futet në kurthet represive me veprime makbethiane.
A mund të kishte fituar Edi Rama ndonjëherë zgjedhje, po qe se do kishte respektuar parimet dhe normat demokratike të pluralizmit dhe zgjedhjeve te lira? Kurrë ndonjëherë?
Themi me plot gojën kurrë ndonjëherë, sepse po të ishte ndryshe, skishte se çfarë i duhej intriga politike e linjës së nongratave, që nuk e ka bërë, por as i ka shkuar ndërmëndë ta bëj për kundërshtarët e tij politikë, asnjë politikan jo vetëm europian, por as ballkanike.
Nuk kishte pse të tirrte kaq shumë imagjinata e tij e shtthurur dhe të shkonte deri aty sa të korruptonte kryespiunin e superfuqisë botërore, në këmbim të favoreve ndaj tij, vetëm e vetëm, që të merrte peng krytarin e opozitës.
Çfarë i duheshin këshilltarët e super paguar si Toni Bler, Masimo Dalema dhe dhjetra e dhjetra persona të tjerë, kur ne jemi vend i vogël jo fuqi botërore për lukse të tilla?
Cfarë tregon shkurtimisht kjo ?
Kjo tregon pa shumë mundim për ta kuptuar mirë, se djalli që kemi në pushtet është një i friksuar në mes të errësirës së pushtetit të tij, prandaj dhe zgjidhjen e kërkon vetëm tek djallëzitë.
Opozita negociuese nuk duhet ta toleroj kurrë kualicionin parazgjedhorë midis partive. Kjo është një e drejt elementare e mohuar, ku opzozita në bashkëpunim gjallërues me ndërkomëtarët duhet të imponojë këmbënguljen e një luftimi në një betejë të pa negociueshme.
Pa shumë djallëzi të pa konsumuara me vete, që e kanë diskretituar keq edhe ndërkombëtarisht, djalli politik, koalicionet parazgjedhore i konsideron si shtegun e vetëm që i jep shpresën e mundshme, po qe se arrin t’i refuzojë.
Opozita duhet të demostrojë forcë dhe këmbngulje.
Asgjë nuk duhet toleruar nga reforna zgjedhore e rekomanduar edhe nga ndërkombëtarët.
Hiqiani tumenet halldupit!
Sepse po qe se arrihet që të finalizohet një reformë realiste në përputhje me raportin e nxirë të OSBE për zgjedhjet dhe rekonandimet e prera për reformën zgjedhore, tumanet e tij, që fshehin brënda të zezat e të zezave do t’i bien vet.