Jam një qytetar që kam patur kunatin(vëllan e simeshoqe.tek Okonlogjiku. Vetëm rekomandmi për t’u shtruar tek ky spital,të streson. Të streson,nuk të streson është si një e keqe e domosdoshme apo,si të thuash,shpresa e fundit.
Shkova me kunatin( nuk tregonte fare si i sëmurë),qe gati dy metrosh dhe shpatullan si lis. Sido që nuk tregonte së jashtmi,ai kish punuar kovaç dhe e keqa i kish hyrë në gjak. E shtruan dhe sekseri (kudo është modë që këta sekserët janë si ata “suflerat” që në prapaskenë,u lexojnë aktorëve fjalët që do thonë në skenë),më tha:
-Profesori e ka pak dorën të rëndë:për çdo mëngjes,pesëmijë lekë të rinj. Dy të tjerët,nga 10 -mijë të vjetra.Po kur thonë,”parja e bardhë për ditë të zezë” dhe zura të”hidhja vallen”,sipas”muzikës së sekserit”. Vetëm kunati të dilte mirë po as që vinim vesh për financat. Kjo mardhënie doktor-pacient,po shkonte si sahat për pesë ditë, Në krye të pesëditëve,profesori më thirri dhe më tha:”Kunati ka sëmundje të pashërueshme.Mund ta shtyj ca me një ilaç që në Shqipëri nuk gjindet dhe është i kushtueshëm(gati 7500 Euro.) Mora rekomandmin,emrin e ilaçit dhe veç tyre,pas dy muajësh të bënim analiza dhe të riktheheshim tek profesori. E gjetëm ilaçin dhe,pas dy muajësh, e shpura kunatin për analiza. Analizat,për të qenë më i sigurt i bëra tek një laborator privat.
* * *
Këto analiza tek privati,ngaqë u hap sipari i ONKOLOGJIKUT,më shtyn sot që të bëj këtë shkrim. Kunati im jetonte në FIER dhe nga FIERI erdhi me autobuz. E çova tek laboratori privat i DOKTOR QAMIL MEMËS,që gjendet pas klinikës 9 tek rruga e Kavajës. I morën kampionët që duheshin sipas rekomandimit. Kunatin e lashë në shtëpi me të motrën dhe vet,ashtu pragdreke shkova të merrja përgjigjen e analiazave.
Më priti DR.Qamili dhe më tha:
-Çfarë e ke të sëmurin?
-Është kunati im dhe e dua njësoj me vëllezërit e mi.
-Është shumë keq dhe nuk e ka të gjatë.
U dëshpërova dhe, i thyer shpirtërisht,i them:
-Epo rrisku i keq,DOKTOR,por më thuaj,sa ju detyrohem?
-Doktor QAMIL MEMA:- Unë të marrë lekë për gjithë atë burrë si lis? As mos e zërë në gojë. Më zgjati zarfin e analizave dhe,tek e rroka në qafë për shpirtmadhësinë e tij,i thashë:- DOKTOR QAMILI ti je nga PEZA dhe në SHQIPËRI të mesme,ka një këngë popullore:”Çohuni djem,shaloni atin”. Në një nga strofat thuhet:” Të kisha një djalë si MEMA,paç me i hy Vezirit brena…”.Unë po i improvizoj këto vargje dhe po them:”Të kishte ca doktorë si QAMIL MEMA,”ryshfetn në shëndetësi”,e përzë me shqelma.”
Kunati im nuk e pati të gjatë,por unë po e bie shkrimin për të treguar,se ka mjekë si QAMIL MEMA që vë zemrën për pacientin.Mjekë të tiilë ia zbardhin faqen shëndetësisë.
Tiranë,28 qershor 2024