(Federata Shqiptare e Futbollit dhe misioni i saj në EURO-2024 Gjermani)
Shqipëria kreu ndeshjet e grupit dhe nuk mundi për më tej.
Ndeshja e parë më15 Qershor: Itali 2 – 1 Shqipëri (Signal Iduna Park), Dortmund. Ndeshja e dytë më 19 Qershor: Kroaci 2-2 Shqipëri (Volksparkstadion), Hamburg. Ndeshja e tretëmë 23 Qershor: Shqipëri 0-1 Spanjë (Merku Spiel-Arena) Dusseldorf.
Euro 2024, mbledh forcat për ndeshjet e 16-të më të mirëve.
Futbolli është sot loja me top më e dashur në glob dhe ai renditet i pari me mbështetjen e rreth 3.5 miliardë sportdashësve (tifozëve), në të pesë kontinentet. Ky sport tashmë është i organizuar për disa grupmosha e nivele dhe luhet plot energji prej meshkujve e femrave në mbarë botën. Kur turnetë e mëdha si kupa e botës apo ajo e çdo kontinenti zhvillohen, festa për lojën përqafohet nga pjesëmarrja e gjerë e publikut dhe ajo shndërrohet në një festival ngjyrash dhe brohoritjesh ku secili ndjek deri në fund ekipin e vet kombëtar, vazhdon me ekipin e zemrës kur i veti eliminohet dhe mbështet më pas deri në finale atë skuadër që sjell lojën më të mirë në turne.
I parë me këtë sy edhe kampionati Euro 2024 i mbajtur në Gjermani nuk ndryshon. Prandaj për këtë stadiumet brohorasin dhe sportistët ndahen me fushën e gjelbër si luftëtarë të buzëqeshur dhe të gëzuar sepse tradita e lojës vazhdon dhe futbolli të jep shpresa.
Sa për Shqipërinë në Euro-Futboll, përfaqësimi i dha shpejtë disa karakteristika.
Gjithçka lidhet me rezultatin, pritshmërinë, bukurinë e lojës dhe ndjekësit e zjarrtë të kombëtares.
Rezultati
Në të dyja rastet kur në Euro 2016 Sadiku shënoi ndaj Rumanisë duke i dhënë fitoren e parë Shqipërisë në një Kampionat Evropian Futbolli, italiani Gianni De Biazi ishte drejtuesi teknik i skuadrës, ndërsa në Euro- 2024 braziliani Sylvinho (Sylvio Mendes Campos Júnior) mundi të sigurojë vetëm një barazim. Që të dy të pasionuar për futbollin dhe shqiptarët qëlluan që i morën nënshtetësitë megjithëse djemtë e tyre kur i sheh sot, vetëm në tre katër raste e kanë vendlindjen në Shqipëri ndërsa pjesa dërrmuese e tyre ose janë lindur në trojet shqiptare ose në shtete të ndryshme dhe që gjithë luajnë jashtë, aty ku vlerësohen si profesionistë (paguhen), në kategoritë profesioniste të shteteve të huaja atje dhe kudo ku bashkëkombësit shqiptarë të diasporës janë shtrirë, janë vendosur, punojnë dhe jetojnë dhe e ndjekin me zemër zjarr kombëtaren “Kuq e Zi”.
Shqipëria e 2024-ës për këto karakteristika të vendlindjes dhe ushtrimit të profesionit në futboll që mund të quhet ndryshe një Kombëtarja “Kuq e Zi” Diasporës.
Ja pra, kjo është pesha dhe përgjegjësia e FSHF dhe qeverisë përpara e lojtarëve dhe sportdashësve më të zjarrtë të Euro-2024. Ata janë luftëtarë që nuk mund t’ju kthesh më shpinën dhe suksesi i tyre të përdoret për popullaritet të pushtetit dhe për interesa personale deri tek selfi-et dhe rrjetet sociale.
A u mendua për t’i nderuar disi ata (lojtarët dhe tifozët)?
Pritshmëria
Kjo do të mbetet në pikëpyetje deri sa një ekip kombëtar në vazhdimësi do të prodhojë lojtarë jo vetëm të lindur dhe rritur në Shqipëri veë diasporës, por edhe kur ekipet shqiptare do të kenë përfaqësime dinjitoze dhe trofe ndërkombëtarë.
Bukuria e lojës dhe ndjekësit e zjarrtë të kombëtares.
Këto çështje shkrihen në një. Shqipëria mundi të përfaqësohet edhe këtë herë në evropian dhe kjo është një arritje e bukur e sportistëve dhe gjithë përkrahësve Kuq e Zi në arenat Hamburg, Dortmund dhe Dusseldorf.
Në historinë e evropianëve kombëtarja shqiptare e futbollit më e spikatur do të njihen tani për tani ajo e 2016-ës dhe ajo 2024-ës. Shqipëria në to mbeti në përzgjedhjen e 24 ekipeve më të mira pavarësisht se nuk u kualifikua për më tej, por në renditjen sipas statistikave të deri tanishme Shqipëria është diku në vendin 21-22 me përfaqësuesen Çeke duke lënë pas Skocinë dhe Poloninë. Kështu Shqipëria këtë vit përsëriti pjesëmarrjen e saj pas Euro-2016 të Francës në të cilën ajo mori vetëm një fitore dhe 3 pikë. Pavarësisht këtij dallimi të vogël statistikor ku këtë rradhë ekipi kombëtar arrin të marrë vetëm 1 pikë nga barazimi 2-2 me Kroacinë, duhet shpjeguar se forca shënuese u rrit me 3 gola. 1 kundër Italisë prej Bajramit (23″), brenda minutës së parë duke dhënë surprizën kundër Italisë duke vendosur një rekord për golin më të shpejtë në kampionatet euro të futbollit si dhe dy golat nga Laçi e Gjasula kundër Kroacisë që mbajnë vlerën e emocioneve që dhuron avantazhi dhe barazimi në fund të lojës, në minutat shtesë për të mos u ndëshkuar nga humbja dhe ku kjo ndeshje u vlerësua nga ekspertët se ajo ishte një nga ndeshjet më luftarake dhe më dramatike të ndeshjeve eliminatore në grupe.
Si tifozë.
Veçanërisht nga diaspora dhe kur nga ekrani ndjek ekipin Kombëtar të futbollit aty ku Shqipëria u ndesh në Euro 2024, djemtë-kuq e zi i dhanë përpjekjet e tyre në fushë për 270 minuta lojë ose për gati 5 orë derdhje energjishë atletike dhe motivuan me dhjetra mijë tifozë bashkëkombas shqiptarëtë cilët manifestuan, bukur dhe zhurmëshëm në stadiumet e qyteteve gjermane.
Thirrjet; Shqipëri!… O Hej!… O Hej!… si dhe brohoritjet e fuqishme si asnjë tifozeri në ndeshjet e grupit të “ferrit” që mbështesin rastet dhe lojën e bukur deri tek golat e shënuar
Sportistë e gëzuar, luftëtarët e buzëqeshur kanë nevojë të vlerësohen. Djemtë e kombëtares Kuq e Zi në Euro 2024- Gjermani përsëritën pjesëmarrjen në një garë të tillë pas 8 vjetësh dhe ëndrra e bukur për futbollin duhet të mbahet gjallë.
Mes Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Futbolli kështu të bën që për një muaj ta jetosh emocionin sportiv bashkë me problemet e përditshme të jetës. Pavarësisht se shpesh popujt dhe shoqëritë kapen nga krizat e fuqishme shoqërore, ekonomike, nganjëherë etnike e raciste por dhe politike që fatkesisht kanë shkuar deri tek konfliktet dhe vatrat e luftës edhe pse bashkëjetesa me të gjitha këto mbahet deri sa kalendari sportiv i turneut përfundon. Pas kësaj qytetarët e Evropës në këtë rast i kthehen me vemendje problemeve “të harruara”. I kthehen kërkesave për një jetë më të mirë, kërkesës së llogaridhënies ndaj qytetare dhe opozitës sepse “trajnerët” dhe “menaxherët” e qeverive të e tyre që ruajnë pushtetin dhe popullaritetin pas zgjedhjeve edhe pse shumë prej drejtuesve të shteteve i preferojnë tribunat e fitores në stadiume për të përfituar popullaritet edhe përse janë të zhytur në korrupsion dhe reklama deri në propagandën dhe studiot televizive që monopolizojnë të drejtën e transmetimit.
Befasi kur pas mundjes me Spanjën edhe pse dhamë një lojë të bukur, komentatorët euforik dhe të shterur në figurat sportive kumbonin mesazhe “elektorale”: S’ka gjë çuna kokën lartë! Jemi krenar! Vetëm përpara!
Kjo në sport është pjesë e skemës së vjetër kur interesat duket se errësohen përpara fushës së futbollit me moton të gjithë pas topit të lekut dhe pas përfitimit.
27 Qershor, 2024
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë Profesionistë të Diasporës (UGSHPD)
Verband Albanischer Berufsjournalisten der Diaspora (VABD)
Union of Professional Albanian Journalists of Diaspora (UPAJD)
L’Union des journalistes professionnels albanais de la diaspora (UJPAD)