Nicola Gratteri, prokurori italian ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se mafia shqiptare nuk ka leverdi që t’i investojë paratë në Shqipëri.-
Sipas studimeve të tij mafia shqiptare investojnë në vende si Holanda dhe Gjermania ose Italia e veriut.
“Nuk mendoj se mafias shqiptare i leverdis të investojnë në Shqipëri. Mendoj se mafia përfshi atë shqiptaren ka interes të investoi në vende më të zhvilluara dhe të pasura ku kanë mundësi të fshehin paratë. Investimet e mafias italiane si hotele, restorante janë nga Roma e sipër, në veri të Italisë. Ndaj dhe mendoj se këto organizate dhe ato shqiptare investojnë për shembull në Holandë ose Gjermani në vende të pasura dhe me shumë aktivitet”, tha Gratteri.
Ai tha se e njeh mjaft mirë mafian dhe ajo shqiptarja diferencohet sepse është shumë më efikse dhe ka një struktutë të dhushme.
“Mafia shqiptare është një strukturë e ashpër e dhunshme dhe shumë efikase. Ashpërsia e saj e bën të frikshme në panoramën ndërkombëtare. Shqiptarët janë shumë të vendosur në planin kriminal” tha ai.sn
