1.Intime
Kur më puthe ti,thashë më shpoi një gjemb
Hajde më puth prapë,që më pak t’më dhëmbë.
Ti më thuaj:-Të dua,por të vjen si turp
Të mbulon të kuqtë si vera në kupë
Si vera në kupë,je si luleshqerrë
Unë pa patur turp,puth buzën sheqer
Buza nuk më del,sulem dhe nga gjiri
Shpirti im si s’del,nuk ngopem së piri,
Pi e pi sa dehem, qe raki sarhoshe
Dhe aty dhe “shdehem”,o moj bukuroshe!
2.Një mikeje
Dielli më hedh ar
Hëna veç argjend
Fare nuk i dua
Para syrit tënd,
Pylli fal gjelbërimin
Deti kaltërsinë
Po për Përparimin
Veç mbi ty synë.
E ç’të them,moj mike,
Me ty jam sevdallisur
Nuk pyes më, moj shpirte,
Sado që jam kokëthinjur,
3,Kur të lë mosha…
Jeta më shkon bosh,si një murg i ngratë
Asgjë nuk më josh,sikur jam shpirtthatë
Seç vijnë më ngacmojnë ca vajza noksane
Ato më kujtojnë,një tjetër “jallane”,
Sa largohet njëra,tak shfaqet një tjetër
Eh, se si u bëra, se jam burrë i vjetër!
Dhe më nakatosin,më prishën humorin
Unë i hardallosur,dua të bëj gazmorin.
Njëra ma ka gjoksin si të jetë Pamela *
Tjetra ma ka syrin si të jetë Ornela **
Unë i shoh me neps,se nuk kam fuqi
Pak mbetem me “stres”,se jam pleqëri.
*Pamela Anderson-aktore amerikane e famshme për gjoksin e saj,
** Ornela Muti-artiste e madhe italiane,
4.Nudo
Kishe dalë nudo dhe bëje shullë
Bobo,sa të pashë,një lemëz më zë.
Më zë lemzë e keqe(grriq-grriq,më griu)
Je e mirë,moj dreqe, s’duroj dot”ditëziu”
Zgjohesh e tramaksur,se të zgjoi lemza
Kur sheh një kokëzbardhur që vështron”andejza”
“Andejza” lakuriq si të ka bërë nëna
Unë”Krisht në kryq”,se s’duroj “gjëma”,
Dielli të ka nxirë, mu si bukëfike
Unë dehur pa pirë,o e bukura mike!
Lemza më këputi(mend më mori shpirtin)
Shpëtoj a s’shpëtoj? Ti e pret “shiritin”.
5. Shqetësim
Pa feksur mëngjesi,kishe zënë pusi
Të mundonte “stresi”( na kishin parë të dy,)
Na kishin parë të dy,shtritur tek mullari
Mbushur me fjalë fshati,sa s’mbante “kadari.”
Çfarë t’i them babait (bobo,ku të futem?)
Është më mirë nga sytë,fare unë të zhdukem
-Prit,-të thashë,e gjeta:-Po vij tek ytatë
T’i tregoj veta se ç’bëmë atë natë.
Se,në fund të fundit, nuk po bëjmë shaka
Unë të dua ty dhe ti më do mua
Kështu kësaj pune do t’i vëmë kapak
Për llafet e fshatit,mos u bëj merak.
Tiranë,16 qershor 2024