Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, i ftuar në SYRI DIXHITAL me Bled Markun, ka folur për zhvillimet politike pas publikimit të investigimit të Rai3 ku Shqipëria vizatohej si një narkoshtet në mes të Europës.
Lela u shpreh se ish-zëvendësimit Arben Ahmetaj, me deklaratat e tij në këtë investigim po vazhdon ta gërvishti djallin dhe akuzat për ngritjen e narkoshteti nga kryeministri Edi Rama janë një provë e pakundërshtueshme.
Lela: Ahmetaj vazhdon po e gërvisht djallin. Kjo është në vazhdën e episodit të mëparshëm, intervistën për SYRI-n dhe Çim Pekën, por ndoshta strategjia e përzgjedhur nga Ahmetaj për të përshkruar regjimin në të cilin deri dje ai bënte pjesë, ishte më e ashpra. Fraziologjia ishte ndërtuar duke e shprehur hapur dhe cilësuar si narkoshtet. Kur kryeministri takohet me eksponentë të botës narko të botës kriminale, kjo i vë kapakun asaj ne mund të dimë.
Nëse kreu i shtetit dhe në rastin e Shqipërisë është kryeministri i një vendi ka këtë lidhje direkte, takime, këto pritje-përcjellje dhe kur këtë e thotë dhe zëvendësi i tij, ish-zëvendëskryeministri, koleg dhe bashkëpunëtor dhe krahu i djathtë për më shumë se një dekadë, atëherë këtu diçka dhe përkufizimi duam apo s’duam ne dhe nuk mund të jemi të lumtur edhe pse qëndrojmë në krahun tjetër politik me zotërinjtë në fjalë, fatkeqësisht kjo qëndron dhe është një provë e pakundërshtueshme.
Janë personazhet kryesorë protagonistët e sistemit që shpejgojnë sistemin dhe askush nuk mund ta shpjegojë më mirë sistemin që është ndërtuar nga ata që e ndërtuan vetë protagonistët.
Lela ka reaguar dhe në lidhje me kërcënimet që ka marrë gazetari italian Zigfrido Ranucci nga kartelet shqiptaro-meksikane.
Lela: Kjo për fatkeqësinë e Shqipërisë dhe për nderin e gazetarit tregon se ka diçka. Pra dokumentari për ngjarjet nuk është ç’ka u pretendua nga qeveria dhe sejmenët e saj se është, pra një shpikje, se kemi dëgjuar lloj lloj batutash, budallallëqesh dhe gomarllëqesh këto ditë, e ka thënë dhe vetë ministri Manja.
Del ministri i Drejtësisë dhe në vend që të thotë se duhet të bëjmë një reflektim, ka diçka duhet ta shohim, del dhe thotë që i ka blerë opozita. Fakti që gazetari italian kryeredaktoi i Report është kërcënuar nga përtej oqeanit tregon se këtu ka diçka dhe nuk është një stuhi në gotë por është kupa e mbushur plotë që po derdhet dhe do të marë me vete ata që e meritojnë të ikin aty ku duhet pasi kanë bërë paligjshmëri. sn