Ndërkohë që mediat më të mëdhaja ndërkombëtare i kanë vënë emrin që i takon, si kreu i narko-shtetit të vetëm në Europë, Edi Rama vijon me postime në rrjetet sociale duke sulmuar këdo që i ka vënë emrin e vërtetë.
Pas protestës së opozitës para Parlamentit, e cila mori vëmendje ndërkombëtare, Rama ka sulmuar opozitën dhe mediat e huaj se po hedhin baltë mbi qeverinë e tij të shkëlqyer. Përpjekje të dëshpëruara të Edi Ramës për të manipuluar shqiptarët se po sulmohet nga ish-krahu i tij i djathë, Arben Ahmetaj, nga lideri i opozitës apo edhe nga Beketi,janë dukshëm tallaze të një njeriu të cilit i ka rënë propaganda përtokë.
Rama e mendon Rai3, televizionin që paguhet nga taksat e qytetarëve italinaë, si RTSH-në e tij dhe e akuzon se paguhet nga opozita shqiptare. Të njëjtën lëshon edhe ndaj mediave të tjera botërore të cilat ka investiguar e publikuar fakte për lidhjet e tij me krimin e organizaur dhe narkotrafikun ndërkombëtar, siç ishte edhe rasi i BILD.
Reagimi i Ramës në X:
Cilët ishin autorët e rikthimit kaq të shpejtë në identitet të opozitës sot në parlament? Një kriminel italian i dënuar 17 vjet nga drejtësia shqiptare; Një ish-zv.kryeministër i arratisur për t’i ikur drejtësisë; Një ish-kryeministër në arrest shtëpie me vendim të drejtësisë; Një ish-prokuror i përjashtuar nga sistemi i drejtësisë për mosjustifikim pasurie; Një program në RAI3 që i shfaqi të lartpërmendurit si heronj pozitivë të një bashkëprodhimi italo-shqiptar, me baltë të eksportuar në Itali nga kanalet e ujrave të zeza politike e mediatike të Tiranës. Vesi del me shpirtin, por shpirtit të së keqes që po del me të çjerra nga jeta e këtij vendi pasi e persekutoi këtë vend qysh prej vitit 1912, kjo lojë balte e rradhës me emrin e Shqipërisë i duhet futur në llogaritë që do të bëhen në zgjedhjet e afërta. Mos i falni më, duhen shkatërruar përfundimisht me votë! Shqipëria ka kry punë me ta dhe nuk ndalet dot më nga askush