Nji popull që nderon burrat e vet, nji popull që pavdekson kujtimin e tyne, jo vetem në faqet e historisë, por edhe mbi rrasa e në monumente, ai popull tregon se ka ndergjegje, se ka ndjesi të holla, se njeh miradijen e ka deshirë me u sjellun e me u drejtuem simbas shembullit të të Medhajve të vet”. (Luigj Gurakuqi) Kjo thënje profete e rilindasit të shekullit 20 Gurakuqit të Shkodrës ka më shumë se 34 vite që më shoqëron në misionin tim për të përjetsuar figurat e ndritura të kombit që diktatura jo vetëm i persekutoi pa faj fizikisht e psikologjikisht, por i denigroi me propogandën boleshvike për ti paraqitur si “armiq të popullit” kur ata ishin engjëjt e lirisë, ishin drita e mencurisë, ishin barinjtë e dashurisë në Zot, e të zhvillimit e progresit të shoqërisë.
Sot për mua kjo ditë është një mrekulli, del nga realiteti i përditshëm dhe i tejkalon madje dhe ëndrrat. Unë kam një ëndërr, që shqiptarët e ndritur që përballuan diktaturën enveriste ma të egrën në europën lindore të përjetsohen në piedestalin e atdheut, dhe të jenë frymzuesit e brezave të rinj për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për të mbrojtur lirinë e tyre, për të qënë qytetar europian dhe për të i sjell paqen këtij populli shumë të vuajtur duke denuar urrejtjen dhe krimin komunistë.Perulem përpara Hirsisë së tijë Mikel Koliqit dhe gëzohem që e realizova këtë obelisk madhështor në përjetsimin e tij, këtu ku ai përballoi internimin dhe arrestimin e tij në moshën 75 vjeçare, këtu tek ky vend kur xhelati i sigurimit të shtetit do të thyente derën në orën 2.00 mbas mesnate dhe do ti merte radion me bateri Iliria ku do ta akuzonte se po ndigjonte radio Vatikani. Pasuria e Mikelitishte Radio iliria dhe një biçiklet bianka. Do të denohej me 15 vite burg politikë.Kardinali Mikel Koliqi është një ndër figurat më të ndritura të Kishës katolike shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjakut të martirve , derdhun nga diktatura komuniste. Ky ishte një figure shembullore kishtare dhe kombëtare. Po kush ishte shqiptar i madh Mikel Koliqi që sot ju kthy Lushnjes së Kongresit jo nën thundrrat e xhelatëve por në përjetsimi e tij, dhe ban Lushnjen krenare e kombëtare.Lindi në Shkodër me 29 shtator 1902 i biri Ages dhe Shanit. Shkollën fillore e nisi në Shkodër dhe mbaroi në vitin 1911 në kolegjin “Arici” të etërve Jezuit në Breshia të Italisë. Në Itali kreu dhe gjimnazin pjesërisht në Monxa e në Bergamo e Bari. Më pas në Milano ku studjoj për ingjinjer e më pas teologji. Mikeli gjatë këtyre viteve dallohej për një kulturë të gjërë dhe i aposjanuar për muzikën. I binte pjanos në moshën 17 vjeçare. Ndiqte shfaqje të ndryshme në Itali sëbashku me pianistin e shquar Tonin Guraziun. Në vitin 1931 në kulmin e studimeve i vetoi hiri i Zotit për tu bë prifte, e për ti shërbyer me zemër popullit. Në 30 maj u shuguruar meshtar nga Arqipeshkevi i shquar i Shkodrës Imzot Lazër Mjeda.Në vitet 30 Shkodra ishte në lulzim të plotë artistik. Emra të nderuar tëqytetit kishin afrua rreth vetes djelmurinë shkodrane. Me këmguljen e Imzot Bumçit arriti të specijalizohi për muzikë një vjeçar pranë një kori të shquar austriak u specijalizue për dirigjent koral. Gjatë 10 viteve si famulltar ai dha një kontribut të madh në kulturën dhe muzikën shqiptare. Ai u shqua si muzikolog dhe krijoj një grup koral me emrin latin” Scuola Cantorum” Gjithashtu ai themeloi”Veprimin katolik shqiptar” dhe themeloi e drejtoi revistën “ Kombona e së djelës” janar 1938-1944. Pjesa më e rëndësishme dhe kulminante e karrierës së tij artistike është krijimtaria si kompozitor dhe pikrishtë tre melodramat e tij. Ai vuri bazat e melodramës shqiptare. Mikel Koliqi krijoj tre melodrama të shkruar nga poeti dhe dramaturku i njohur Dom Ndre Zadeja. Këto ishin “Rozafa”, “Rrethimi Shkodrës”, “ Ruba e kuqe”të cilat janë transmetuar tek ne si dorshkrime.. por ata kan ardhur deri sot falë një muzikanti të talentuar, njëri nga nxënsit e tijë Tonin Harapi. Muzika e melodramës së pare “Rozafa” u muzikua gjatë muajve shkurt –mars 1936, dhe u shfaq në me 26 prill 1936. Shfaqja u drejtua nga vetë Mikel Koliqi. Melodrama “Rrethimi i Shkodrës” umuzikua mbi dramën me të njëtin titull të Dom Ndre Zadejës dhe u shfaq në prill 1937.. melodrama “Rubat e Kuqe” u shfaq në dhjetor 1937.
Me 2 shkur 1945 arrestohet nga autoritete komuniste dhe arsye e vertete akuzën e lidhshin me veprimtarinë e të vëllait. Me 1946 arrestohet dhe denohet me 5 vite që i bëri në Beden dhe Orman të Korçës u liria me 1951 filloi internimet në kampet e punës , në Gradishtë, Kuç, Gjazë , Beden Orman, Savër. Ballshë, e Zejmen denimet e tijë sëbashku shumojnë 21 vite burg politikë heqje lirie, dhe 21 vite punë të detyruar internime. Dhe në moshën 90 vjeçare del nga ferri i komunizmit genocid shqiptar. Motra Margarita dhe nipi i muzikantit Palok Kurti u kujdesën për të deri në çastet e fundit. Dhe erdhi demokracia .
Nata e egër komuniste mori fund u hapën kishat dhe Xhamiat, Dom Mikeli në prag të 90 tave gjithmonë kokë ulur, zemërbardhë i buzqeshur.
Dom Mikel Koliqi dhe Nënë Tereza ishin dy figura të mëdha të krishtërimit dhe njëkohësisht të kombit shqiptar. U takuan bashkë në një natë të errtë të Shkodrës .
Nënë Terza u ul në gjunjë para tij, duke thënë : Më jep bekimin tënd sepse ti je martir.” Me modesti Mikeli u përpoq ti shmagej kësaj çeshtje, por më pas bekoi dorën me doren e vet të shqiptares më të madhe të të gjith kohërave. 28 nëndor 1994 dita e flamurit shqiptar në sallën plot dritë në Vatikan me plotë njerzë kur u thirr emir i tij, Ai u ngrit në këmbë, Ashtu i lodhur, kockë e lëkurë,, i plakur jasht mase, por me fytyrë fisnike ,Kardinalët përulen përpara Papës por jo, I shejti i madhi Papa Gjon Pali II u përul përpara Mikelit shqiptar. Dhe ai do tu drejtohej mediave me thjeshtsinë e tijë të madhe Papa më ka zgjedhur mua për Kardinal se isha më i moshuar por titullin Kardinal e ka marr Shqiperia atdheu im. Mbas 50 vitesh bashkohet me të vëllajn nga Amerika Guljemin.
Dhe siç thoshte Dostojevski, jeta shpesh ja kalon edhe fantazisë më të çthurur. Kjo ditë në këtë cermoni kuptimplote është dhuratë nga Zoti. Mendohuni pak në diktaturën më të egër në perandorinë komuniste, në vendin e pare dhe të vetshpallur ateist në botë në Shqipërinë e vogël me drama të mëdha , të mbyllur, njeriu me emrin Mikel Koliqi ishte denuar se ishte prift dhe muzikant. Dhe pse i vëllai i tij Ernesti poet e prozator kishte mbrojtur nën regjimin fashistë gjuhën shqipe në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, e në Mal të Zi duke dërguar mbi 2500 mësues shqiptar, që shqiptaret aty mos ta humbnin gjuhën e nënes dhe sot shqiptarët janë dominuesit e Ballkanit.
Hirsi i ndrituri Mikel Koliqi sot unë biri i bashkëvajtsit tënd në Beden e Orman, Viçisht në 1948 me rikthimin tuaj dhe në përjetsimin e kujtesës kombëtare me përunjësi të kërkoi falje se mbas tre dekadash ne nuk kemi një varr për mbi 6000 shqiptarë të vraret e diktaturës për tu bë lutje. Na fal Kardinal e vërteta e idhët kjo , por e vërtete sidoqoftë…ne shqiptarët qysh nga viti 1991 nuk qemë në gjendje me ba atë që në anglisht quhet “Make your case “ shqip , me ngrit çeshtjen tande, pra me ngrit kauzën e drejtsisë e me vënë me shpatulla për muri kriminelët e kuq. Në vend të kësaj në pritëm që ambasadat me na e krye atë punë, Fatkeqësisht ambasadorët nderojnë 29 nëndorin që denoi dhe pushkatoi shoket e tu, dhe nuk i lejoj këto ambasador të vinin në Shqipëri për 47 vite. Për fat të keq jemi popull i mësuem me utopinë se zgjidhjet na vijnë nga qielli.. Na fal Kardinal nuk mujtëm me kriju sistem gjygjësor si e kan shtetet e së drejtës e nga ana tjetër as nuk mujtëm me pas organizma për të drejtat dhe këto organizata i gllabruan komunistët dhe hibridet e tyre ata me njerzit e tyre dhe asnjehere këto organizma nuk e kryen misioni që u takonte.Kështu ndodh kur organizmat për mbrotjen e të drejtave dhe lirive të njeriut i drejtonë ata që më pare i kishin dhunu këto të drejta Ne Kardinal nuk ramë në llumin e hakmarrjes se kështu na mësuat ju. Dhe kjo qe fitore historike e bashkëvuajtsve tu. Por ne drejtsi kërkojmë. Na fal Kardinal ne akoma nuk i jemi bashku Europës që ti denojmë krimet e komunizmit me ligj se politika tek ne hesht dhe imiton diktaturën për pushtet. Ne besuam dhe u tradhtuam Kardinal. A mund të besojmë se po shkojmë në rrugën e duhur nëse flemë mbi harresën e së shkuarës? A duhet të besojmë se ata që nuk kan guximin të lexojnë të djeshmen mund të marrin vendime në favor të njeriut për të nesrmën. Vuajtjet tona pasqyrojnë llumin e së keqes që përshkruan shqiptarët në vite, por pa shkuar kurrë në shtratin e urrejtjes. Është aty njeriu i sulmua nga bishat e mungesës njerzore Dhe kur lexon për jetën e këtyre burrave e grave që kan mujtur ta ruajn vetveten edhe pse janë fyer, gjakosur, dhunuar poshtërua, nuk mund të mos ndalesh gjatë e të besojsh se duhet thënë me zë të lartë të vërtetat e krimit komuniste që të ndërtojmë paqtimin në mes shqiptarve! Jeta dhe veprimtaria e Kardinal Mikel Koliqit është për ne shqiptarët shembull testament shpirtnor kombëtar .Ai do të mbetet udhërrëfyes për të gjith ne, se si duhet të punojmë për një të ardhme më të mire për popullin e vendin ashtu siç punoi Mikeli i ynë i dashur. Ai nga përjetsia na bekon ne, që të duam Zotin popullin Atedheun!
Besim Ndregjoni