“Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur “jofitimprurëse”, që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të Tiranës.” Me këto fakte dhe emra doli sot para mediave, znj. Silvi Bardhi, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, e cila theksoi se dokumentet do t’i dërgohen SPAK-ut.
“Protesta e qytetarëve të lirë kundër korrupsionit dhe vjedhjes përballë bashkisë Tiranë, me sa duket ka tronditur thellësisht Grupin e Strukturuar Kriminal të Inceneratorit Tiranë dhe bandës 5D. – vërejti znj. Bardhi. – Ky fakt u vu re më së shumti pas protestës së 9 të organizuar ditën e djeshme. Nuk përbën aspak habi, që dje pati dy reagime qesharake në mbrojtje të bandës së Inceneratorit të Tiranës dhe bandës “5D”, duke kërkuar arrestimin e protestuesve dhe jo të hajdutëve.
Jam këtu sot për të denoncuar publikisht një organizatë të vetëquajtur jo fitimprurëse që pretendon të ketë në fokus mbrojtjen e gazetarëve, por në të vërtetë është në shërbim total të mbrojtjes së hajdutëve të inceneratorit të Tiranës.
Shoqata e gazetarëve “AEJ Albania”, drejtohet nga Arbër Hitaj. Ky i fundit ka dy arsye madhore për të ofruar këtë shërbim.
E para, ky reagim bëhet për të mbrojtur interesat korruptive dhe klienteliste të punëdhënësit Karlo Bollino, i kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike për grabitjen e truallit mbi të cilin ka ngritur televizionin e tij dhe faktin se financohet me paratë e inceneratorit Tiranë.
Arsyeja e dytë është se Abedin Hitaj, babai i Arbër Hitajt, rezulton i punësuar pranë Inceneratorit të Tiranës dhe njëkohësisht është ortaku i vetëm i kompanisë “Hawk Security”, duke shërbyer si prestanome për Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton.
Nga të dhënat që Partia Demokratike disponon, në një e-mail të datës 25 qershor 2021, Denisa Tollkuçi informon Stela Gugallen dhe Klodian Zoton, për të gjitha veprimet e ndjekura për kompanitë e tyre, ku bën pjesë edhe kompania “Hawk Security”, siç e shihni dhe në foton në ekran.
Kjo kompani, referuar të dhënave zyrtare të QKB, rezulton se është themeluar fiktivisht në emër të Abedin Hitajt. Ndërkohë “pronari” Abedin Hitaj, është njëkohësisht dhe roje objekti pranë Inceneratorit Tiranë, ku merr rrogën e 9-të më të lartë në këtë konçension, plot 1 mijë e 600 euro në muaj.
Të nderuar qytetarë. Partia Demokratike ka një pyetje të thjeshtë për ju. Çfare objekti ruan shtetasi Abedin Hitaj, i cili paguhet plot 1 mijë e 600 euro në muaj???