Paolo Foresti, ambasadori italian në Shqipëri deri në vitin e mbrapshtë 1997, është rikthyer në Tiranë, tashmë jo më si diplomat, por për të sjellë në shqip kujtimet dhe takimet para e pas konfliktikt të armatosur në vend.
‘’97-ta ishte një histori për tu shkruar. Mund të them se gjeta shumë bashkëpunim nga liderat politikë.
Kujtoj se së bashku punuam edhe fundjavave edhe në mbrëmje për ta arritur zgjidhjen që i krijuan mundësinë Shqipërisë që të ecte përpara ‘’, tha Foresti.
I njohur për rolin e ndërmjetësit mes partive dhe figurave politike të kohës, ai rrëfen takimet dhe bisedeimet e zhvilluara me ta.
Libri autobiografik “Tryezat e Amasadorit” shoqërohet me fotografi vendesh e personazhesh, risi është edhe përshkrimi i menusë që shoqëronte këto tryeza.
27 vite më pas ai tregon me detaje edhe disa prej këtyre takiemve që pasuan rikthimin e qetësisë në vend.
‘’Si ambasador i një vendi mik ndjeja detyrimin që të vija përballë idetë dhe opinionet dhe kërkoja zgjidhjen nëse e kam bërë mirë apo jo, kushdo mund të ketë mendimin e tij.
E rëndësishme ishte që ta luaja atë rol në mënyrë të ndershme’’, tha Foresti.
Në prezantimin e kesaj vepre kanë marrë pjesë politikanë dhe figura të njohura te ekranit.
‘’Jo vetëm dashuria kalon përmes stomakut por edhe politika kalon përmes stomakut.
Tryezat e ambasadorit ishin jo vetëm logu ku konsumoheshin ushqim pork u lindnin marrëveshjet e rëndësishme politike.
Ai zgjodhi të bënte diplomacy përkundër dëshirës së babait sepse Foresti nuk zgjodhi ti shërbente biznesit të familjes por zgjodhi pasionin e tij’’, tha gazetarja Beti Njuma.
Diplomati Foresti gjithashtu eshte edhe ideatori i operacionit të ndihmës Pelikan qe i perket shtatorit të vitit 1991.
Por këto kujtime per Shqiperine ka vendosur mos ti ndaj me publikun, të paktën për momentin.
Ish Ambasadori Foresti ka pasur detyra të rëndësishme edhe në Beograd, në vendet e Lindjes së Mesme ,gjithashtu ai ka qen edhe si këshilltar diplomatik i tre ministrave për politikat komunitare. Ora News