Ndonëse Linda krijoi një përshtypje shumë të keqe për kafenenë, ata nuk u larguan. Dukej se Niku ishte i vendosur për ta bërë atë bisedë. Me nervozizëm ajo bëri për nga tavolina e vetme që ishte bosh dhe u ul. Pastaj filloi ta vëzhgonte më me vëmendje loaklin dhe të pranishmit. Në kafene kishte tre klientë të tjerë dhe një kamariere. Mjedisi i kafenesë ishte një gjysëm bodrum pa dritare, ku ambienti ndriçohej vetëm nga gjashtë abazhurë të varur në tavan dhe një llambë në murë, afër hyrjes kryesore. Brenda në kafene mbizotëronin nuancat e ngjyrës së kuqërremtë. Pa orë nuk do të dije në ishte ditë apo natë. Në fakt në kafene kishte gjithashtu dhe tre sahate antikë muri shumë të mëdhenj, por akrepat tregonin orë të ndryshme. Të ishte e qëllimshme apo thjesht kishin ngelur? Klientët që shkonin për herë të parë nuk e kuptonin përse ishin ashtu, prandaj edhe ishin të detyruar të kontrollonin orën e dorës. Ashtu bëri dhe djaloshi, domethënë Niku. Tek shihte orën e dorës, zuri të fërkonte me gisht vetullën e djathtë, ndërsa buzën e poshtme e zgjati lehtësisht para. Pasi e vështroi me vëmendje mjedisin, Linda e kaloi vështrimin tek të pranishmit, pra klientët. Në tavolinën e cepit qëndronte një grua e veshur me fustan të bardhë me mëngë të shkurtra, që lexonte qetësisht një libër. Te tavolina më pranë hyrjes qe ulur një burrë me pamje të zakonshme. Mbante para një revistë të hapur udhëtimesh dhe hidhte shënime në një bllok të vogël. Herë-herë dukej se konsultohej edhe me celularin Samsung. Gruaja e ulur në banak i hidhte rrëmbimthi ndonjë vështrim Lindës dhe buzëqeshte. Tek-tuk gjatë bisedës së çiftit të pazakonshëm për lokalin, me sa dukej, Lindës me Nikun, gruaja i bënte me shenjë kamarieres dhe qeshte me zë të trashë…
– Oh, Zot, si vajti kaq vonë? – tha befas Niku, ende pa ardhur porosia.
– Si kaq vonë, por ne nuk kemi ardhur Akoma! Merre me mend as nuk na janë ftohur kafet, – ia ktheu Linda edhe me një farë ironie edhe me një lloj nervozizmi.
– Më fal por duhet të ik sa më shpejt, – bishtnoi nëpër dhëmbë djaloshi, pra, duke u zgjatur për të marrë çantën.
– Eh? – ia bëri Linda që nuk po u besonte as syve as veshëve. – Akoma s’është ftohur kafeja, – tha prapë ajo, ndërsa djaloshi vazhdonte të fërkonte vetullën e djathtë. Nuk e kishte dëgjuar t’i thoshte se mes tyre kishte marrë fund. Megjithatë, ai e kishte ftuar në takim – të dashurën e tij prej dy vitesh – për të bërë një bisedë serioze…e tani papritmas e njoftoi se duhej të largohej. Do të nisej menjeherë madje – për punë orësh. Edhe pa i dëgjuar ato fjalë, ajo ndiente se biseda serioze kishte të bënte me ndarjen. E kuptoi tani se paskësh qënë gabim që pati menduar – e akoma më tepër që pati shpresuar – se biseda serioze do të ishte: “A do të martohesh me mua?- për shembull. – Çfarë? – tha ajo pa ia dhënë sytë. Ai vazhdonte të fërkonte vetullën… – Nuk merituakam asnjë shpjegim? – pyeti ajo? Vajza foli me tonin pyetës, të cilin ai nuk e pëlqente aspak.
Ndërsa ai rrufi kafenë, për t’iu shmangur dora-dorës pyetjes së saj, gjysma e sipërme e trupit të Lindës u lëshua mbi tavolinë, duke shpëtuar për mrekulli pa derdhur kafenë, që kishte para vetes. Kamarierja dhe klientja e ulur në banak, që sapo kishin dëgjuar fjalët e Lindës, vështruan njëra-tjetrën në sy. Ai e vështroi syunjur dhe i zgjati dorën, por ajo nuk e lëvizi as dorën as trupin.
Me dorën e shtrirë drejt saj dhe duke e vështruar drejt në fytyrë, ai tha me gjysëmzëri: -Jam për në Amerikë, Linda. Për dy orë niset avioni. Kam plot punë për të bërë në aeroport dhe nuk më premton koha. Linda rrotulloi vetëm pak sytë pa lëvizur fare dhe vështroi fytyrën e tij të zverdhur, jo të skuqur nga turpi.
Me qënë se ai priste me dorën e zgjatur, ajo i tha me gjysëm zëri: – Udhë e mbarë! Kur ai e kuptoi se e dashura e tij prej dy vjetësh as do të çohej në këmbë, as do ta përshëndeste, ai e uli dorën dhe i tha: nuk është koha tani për të të shpjeguar pse po iki papritur. Një ditë do të shpjegoj dhe do të më kuptosh. Mos harro se të kam dashur shumë…
– Domethënë nuk më do më, – ia ktheu Linda pa lëvizur, por zëri i saj dukej se kalonte përmes një dhimbjeje të brendëshme, që as ajo nuk e kuptonte tamam… – Kur ai kapërceu pragun e lokalit, Linda u ngrit me vrull, pa u kuptuar se ishte me inat apo e shqetësuar.
Kur doli te dera e pa se ish-i dashuri i saj ecte me hapin e një të penduari apo të sëmuri.. – Udha e mbarë, – i tha ajo dhe ngriti dorën. Ai u kthye me vrull, vështroi me sy të hapur tej mase dhe i valviti dorën. Në sytë e tyre u panë riga lotësh. Që të mos e mbante gjatë, Linda u kthye brenda, ndërsa ai mbeti pak i ngrirë në vend. Dashuria mbërrin atëherë kur nuk e presim, atëherë kur as nuk e kemi kërkuar dhe as nuk e kemi zgjedhur. Kërkimi i dashurisë nuk na çon kurrë te një partner i përshtatshëm ose i përsosur. Vetëm krijojnë mall dhe fantazi. Dashuria nuk është kurrë jashtë nesh, ne e mbajmë atë brenda nesh. Dhe momentet më të bukura përmblidhen në momente të bukura brenda nesh…
Kur Linda u ul sërish te tavolina e saj dhe rrufi kafen pa shije, që iu duk si helm, gruaja e veshur me të bardha iu drejtua papritur: – Ju kuptoj, – tha ajo ndërsa mjekja u kthye e befasuar prej saj.
Ajo në fakt asgjë nuk kptonte, por thjesht donte të jepte një përgjigje me vend. Quhej Suzana. Ishte një prej klienteve të rregullta të kafenesë, që sapo kishte mbushur 35 vjeç. Ajo ishte mësuesë anglishteje në gjimnazin “Sami Frashëri”. Gjithmonë para se të shkonte në punë, kalonte për një kafe në atë lokal, që e quante të qetë. Por atë ditë ishte e diel dhe ajo kishte dalë me qejf, pasi kishte mbaruar punët e shtëpisë.
– Po ai ç’u bë? Ku shkoi tani, që nuk u kthye me ty? – pyeti Suzana, duke luajtur me filxhanin në dorë, sikur nuk kishte shumë ineteres.
– Në Amerikë, – tha Linda, duke shfryrë.
– Domethënë i dashuri yt zgjodhi punën, ë? Se në Amerikë do të shkojë për punë apo jo. Suzana e kishte dhunti që të dilte drejt e në temë.
– Jo, nuk është ashtu, – kundërshtoi Linda.
– Thua? Por, në Amerikë shkoi ama, – nguli këmbë Zana, që s’po arrinte të kuptonte Lindën.
– A nuk e kuptove kur të shpjegova? – tha Linda, gati për të shpërthyer.
– Cilën pjesë? – Unë doja t’i thosha ”mos shko”, por isha tepër krenare.
– Pak femra do ta pranonin këtë që sapo the! – ia pat Suzana, që u mbështet pas, humbi ekuilibrin dhe pothuajse desh ra nga karrigia.
Atëherë Linda filloi ta merrte seriozisht Suzanën. Bile iu duk një grua inteligjente që mund të bisedohej me të. Po një drithmë e fortë ia përshkoi krejt trupin. Edhe pse ngjante si një shpërfillje mizore e ndjenjave të saj, linda filloi me shpjegimin.
– Kemi dy vjet të lidhur, por asnjë herë nuk kemi folur seriozisht. Sot e kishim lënë për një “bisedë serioze” dhe prisja të më thoshte: “ A do të martohesh vërtetë me mua?” apo “kur do ta lëmë datën e martesës”, por ai më tha papritur se i vajti vonë, pasi i ikte avioni.
– Mos vallë…- filloi Suzana, por Linda ia preu shkurt: – Do të thuash se mos ka ndonjë të dashur atje, por përgjigja ime është JO. Absolutisht JO.
– Atëherë diçka tjetër e preokupon, – tha Zana. – Më duhet të iki tani, – iu përgjigj Linda dhe brofi në këmbë. Hodhi çantën në krahë dhe u bë gati ta linte lokalin.
– Mos ka ndonjë hall tjetër, moj korbë, – ndërhyri kamarierja nga banaku, që ishte e motra e pronarit. Linda shtangu pak, por më serioze dhe krenare se kurrë doli inga lokali…
– Mos e humb shpresën doktoreshë. Mund të ketë dhe ndonjë hall, aq më keq ndonjë problem. Doktoresha ktheu fytyrën nga profesorja sikur ajo të ishte fallxhore.
– Mos u huto, Linda, se dëgjova djaloshin, që ta foli emrin ashtu. Tek ne punë janë shumë të ngatrruara. Linda u ktheu shpinën dhe dol inga lokali, duke thënë me vete: Edhe kjo… Mendova se ishte profesore jo fallxhore…
FUNDI I PJESES SE DYTE.