Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e cila po zhvillon interpelancën për dhënien e informacionit dhe shpjegimeve në lidhje me masat e marra për të ju përgjigjur situatës lidhur me testin e Pisas me Ministren e Arsimit, Ogerta Manasterliu fillimisht ka përshëndetur protestën e diasporës sa i përket votimit në zgjedhjet që zhvillon vendi ynë.
Zhupa në fjalën e saj ka vijuar me statistikat e dobëta që kanë marrë nxënësit e Shqipërisë në testin ndërkombëtar të Pisas, statistika që sipas deputetes së opozitës kanë vijuar në një rënie të madhe pas vitit 2013.
“Fillimisht do të dua që të përshëndes protestën e diasporës që zhvilluan në parlament në lidhje me kërkesat e tyre sa i përket votimit, votim i cili është garantuar nga kushtetuta. Parlamenti në kundërshtim me vendimin e Gjykatës së Kushtetuese sa i përket ndërtimit të legjislacionit që do të garantonte votën e tyre.
Kam kërkuar interpelancën me zonjën Manstirliu pas daljes së testeve të Pisas sa i përket testit ndërkombëtar. Ky ishte një moment turpërimi nga ato që ju e keni zakon dhe prisja që ta anatemonit dhe të shpreheshit që Pisa si RAI 3 dhe raportet ndërkombëtare të cilat sipas jush kanë si qëllim baltosjen e shqiptarëve.
Në fakt ky raport zhvesh propagandën dhe dëshmon dështimin e sistemit parauniversitar. Shqipëria kishte rënien më të madhe në raport me rajonin por ehe me vete e saj. Pisa teston aftësinë e nxënësve 15 vjeçar në lexim matematik dhe shkencë ka rënë respektivisht me 47 pikë, 69, pikë dhe 50 pikë dhe ne renditemi më poshtë se Palestina dhe Uzbektistani dhe kishim rënien më të madhe në krahasim me të gjithë vendet pjesëmarrje në këtë konkurs.
Aftësitë e nxënësve tanë janë kthyer në vitet 2000 dhe është shtjelluar analfabetizmi funksional. Ky është rezultat i drejtimit të arsimit dhe reformave të dështuara. Ky është turpi më i madh që mund ti ndodhë një vendi ku fëmijët, nxënësit, studentët kur të dalin nesër në punë janë analfabet funksional.
Raporti thotë që janë përkeqësuar të gjitha parametrat në shkollat shqiptare.”sn