Kushdo që ka jetuar në SHQIPËRI nga viti 1944 deri në vitin 1990 e di mirë se “Dita Ndërkombëtare e punëtorëve”ose DITA e 1 MAJIT,ishte festa që festohej më shumë. Për çdo 1maji në qytete dhe,sidomos në kryeqytet ku jetonte “NJËSHI e CO…” festa kish një status të veçantë:veç klasës punëtore,ia grahnin skalione nga kooeperativistët si aleatë të klasës punëtore dhe fill mbas tyre, stundentët e Universitetit dhe,pas tyre,nxënësit e shkollave nga CIKLI ULËT dhe deri tek shkollat e mesme. Nëse shkruaj këtë tregim,nuk dua të bëj histori,por dua të kujtoj , se ç’kam hequr,pikërisht në datën 1 MAJI.
* * *
Ka qenë data 1 maj 1958 dhe unë kam qenë nxnësi vitit të tretë në Shkollën Pedagogjike “LUIGJ GURAKUQI” në ELBASAN. KIshim një muaj që veç orarit të mësimeve(bënim 6-orë mësim), përgatiteshim për të festuar 1-Majin me ushtrime gjimnastikore dhe për të demonstruar në mes të qytetit. Po pikërisht në 1 maji 1958,qëlloi qe DITA e BAJRAMIT. Gjithmonë kam qenë i prirur për”mbarësira” dhe,ngaqë shumë prej nesh,konviktorëve,ishim myslimanë,përgatita braktisjen e kuadrateve të manifestimit. Ishte nismë e rrezikshme kjo imja,por kot nuk thonë:”Rrushi i papjekur nuk hahet”. Më hipi në kokë për t’ia mbathur për në shtëpi dhe u”fryva në veshë” shumë prej bashkëshokëve. Rebelimi im pati sukses: plot 14-vetë,të gjithë nga KAVAJA e SHIJAKU ku DITA E BAJRAMIT festohet më shumë,dhe vetëm unë nga FIERI dhe një tjetër nga LUSHNJA. Natyrshëm,e morëm rrezikun mbi kokë,por unë që hiqesha si “më i mençmi”,ua mbusha mendjen:- Ne jemi paramaturantë dhe ATDHEU ka nevojë për mësues,mezi na pret. Nuk ka mundësi drejtori që do t’na ndëshkojë. Dhe prapë,nga që u kouotova si lider,thashë:-Po ndodhi që drejtori të na ndëshkojë,drejt e në MINISTRI,në TIRANË. Nuk kish më mendim iracional se ky imi. Kësaj i thonë:- T’i bësh hesapet,pa e pyetur hanxhinë!!! Iracional arsyetimi im,por malli na kish marrë,plus dhe DITA E BAJRAMIT dhe mend kërcenim prej qejfit. Pse kot thonë:”Kur je në qejf,as zgjebja nuk të ha”. E thënë, e bërë:u vodhëm nga konvikti dhe frymën tek stacioni i trenit. Unë e lushnjari zbritëm në Rrogozhinë e të tjerët vazhduan më tej, Ashtu,sa i malluar,por dhe aq i frikësuar mbrrita në shtëpi dhe,për herë të parë i tregova babait për”proçkën” që kisha bërë. Sado që nuk i erdhi mirë,Babai bëri sikur më fali për gjestin tim të rëndë. Festova të nesërmen dhe,sa hëngra drekë,u nisa për në Elbasan se në datën 2 maj kishim mësim. Mbritëm me trenin e mbasditës,pothuaj të katërmbëdhjetë dhe,kur u futëm tek oborri i shkollës,na priti tufani. Tufani qe DREJTORi i SHKOLLËS,VASIL KAMAMI që ishte NJERI INSTITUCION. Qe në të drejtën e tij,kur na dha mandatin:- Jini të përjashtuar nga shkolla e konvikti. Na i rrëzoi”puplat” e qejfit dhe”rebelimin” aq të pështirë. Natyrshëm,si”kapo” duhet të shpëtoja”anijen të mbushur me piratë”.- O burra,- thashë,- me tren drejt TIRANËS! Do flemë në hotel dhe nesër tek MINSTRI. Të gjeje hotel në TIRANË nuk paskej qenë aq lehtë,por u ndreqëm duke fjetur dy veta në një krevat. Tërë natës me diskutimin,gjithmonë iracional,u mbushja mendjen shokëve:- Kini për të parë,kur të takojmë MINiSTRIN.Ky do thotë:”…ÇFARË? 14-paramaturantë që partia dhe ATDHEU mezi presin dhe një vit të dalin mësues,përjashto VASIL KAMAMI? HË-hë, dale-dale. Epo tamam mendje axhamiu. U zgjuam në mëngjes dhe u them:- Do ndahemi në dy grupe se jemi shumë. Që në orën 7.30 unë me grupin e parë,u vendosëm afër ministrisë. KIsha dëgjuar që rojet civile xhëku hanë ryshfet.KIsha blerë një paketë”Partizani” ia zgjata rojes për ta qerasur dhe,kur zgjati dorën,i them:- Mbaje,por më trego se ç’ngjyrë ka vetura e ministrit.- Ngjyrëkafe dhe,pa mbaruar fjalën,erdhi vetura bojëkafe. Zbriti dhe ngjyrëkafe kish dhe kostumin. I dola përpara me gjithë”Çetën e Robin Hudit” dhe i them:- Shoku Ministër… ai ndaloi një hap dhe më tha:- Hë,çfarë do më thuash! Por unë,sado që nga goja kam qenë ezber,tak dhe sikur kafshova gjuhën.- More,-tha,- nga vini ju? – Nga Elbasani,- fola me gjysmë zëri. Mirë,- tha ai,- hajdeni pas meje!
Ngjitmë shkallët pas tij(qe RAMIS ALIA) dhe u futëm në zyrë. Herë e parë që shihja një zyrë kaq komode dhe,sikur,po harroja ku isha. Tani,- m’u drejtua,- pa më thuaj pse kini ardhur dhe qenkeni 7-veta. Jo,- i thashë,- ne jemi 14-veta,por grupi tjetër është tek lulishtja. Katërmbëdhjete,- sikur përsëriti me vete,-por hë,çfarë”trimërie” kini bërë?
– Lamë kuadratet e manifestimit dhe shkuam në shtëpi për Bajramllëk!
-Si,or si,- latë kuadratet e manifestimit dhe më vini këtu?
-Erdhëm,se DREJTORI i shkollës na përjashtoi.
– Jini anëtarë të rinisë ju?
-Po.
Jini anëtarë rinie dhe prishni një festë aq të rëndësishme si 1 MAJI! I lumtë VASIL KAMAMIT që ju ka përjashtuar.Tani shkoni e ruani lopët!!!
S’kishte “audiencë” më të bukur:Djersë të ftohta në ditën e 2-majit. Tek po linim zyrën e ministrit që na bëri për ujë të ftohtë,befas u rrëfye zëvendësi që dëgjoi ç’u fol.
-Çuna,- tha ai,- pa futuni këtu tek zyra ime. U futëm. Pa m’i thoni një nga një të 14-emrat! Fillova nga emri im.
-Ti,-më tha,- mos je nga SKRAPARI? Po i thashë:- Babai im është nga VËRZHEZHA! E pashë që qeshi,nën buzë.Qe zv-ministri KAHREMAN YLLI që dikur ka patur për grua kushërirën e timeti dhe qe ndarë. Sidoqoftë,na mbajti shënim emrat dhe na tha:- Kini bërë faj! Si fajtorë që jini,do vini t’i kërkoni ndjesë DREJTORIT;VASIL KAMAMIT dhe do bisedojmë edhe ne. U ngrohëm nga fjalët e tij dhe,pasi morëm dhe pjesën tjetër të”çetës” mbrritëm në ELBASAN. Na priti drejtori dhe kërkoi që prindërit tanë të vinin në shkollë për t’u njohur me”rebelimin” tonë. Erdhi BABAI im i shkretë dhe foli duke demaskuar gjestin tim dhe shokëve të tjerë.
SA herë që vjen 1 maji,unë e përjetoj me dhimbje atë ç’kam bërë. Dhe nuk e harroj dot.
Tiranë,30 prill 2024